”Nga një det në tjatrin det, isha zot vetë”/
Nga Pertefe Leka/
Njerëzit e mençur, të cilët na kanë lënë këshilla e mësime që vlejnë përtej kohës së tyre, duhet të jenë pjesë e vetëdijes sonë. Më ka tërhequr një shprehje e një humanisti shqiptar,e një njeriu paqësor që luftoi tërë jetën e tij për drejtësi e barazi njerëzore kur shkruan: “Unë kam pasur gjithnjë,si bir i një populli të vogël,një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por popuj përkrah popujsh.Dh.Pasko.
Duke ditur se Dhimiter Pasko rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, nga Arta e Çamerisë, ideja e Kutelit “popuj përkrah popujsh”e nxjerr në pah vendin e origjinës së tij,Çamërinë e cila sot kërkon jo vetëm përkrahje kombëtare por edhe ndërkombëtare.E ky njeri i gjithëvirtytshëm, e ka mishëruar krenarinë për emrin e fisit me pseudonimin Mitrush Kuteli, që prej këtij emri njohim veprimtarinë madhështore të Dhimitër Paskos.
Ai ishte lindur në Pogradec, shkolluar në Selanik e me vonë në Bukuresht në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, prej ku mori titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike,Bankare e Monetare”.
Kjo degë i hapi perspektiva për një karrierë të shkëlqyer,profesion të cilin e ushtroi në Rumani e në Shqipëri.
Krahas kësaj Ai përparoi shumë edhe në fushën e letrave duke u vlerësuar si një kapacitet,intelektual i veçantë…
Kuteli,përveç të tjerave, është edhe autori i “Poemit Kosovar”, botuar me 1944.Në parathënien e librit “Sulm e Lotë”me titull “Një fjalë mbi dy shokë e mbi veprëzën e tyre”,autori nëpërmjet një udhëtimi mbresëlënës nëpër Kosovë, flet shqip me vetveten,sepse Izedini(pseudonim i Dh.Paskos) me të cilin bashkëbisedon, është Kuteli.Edhe Dr.Pas i cili e përshkruan biseden e tyre deri në fund, është përsëri pseudonim i Dh.Paskos.
Qëllimi i këtij udhëtimi sipas autorit është:”Do deshnja të shkruaj një poem të qendrimit shqiptar ball për ball me rebeshet e historisë.Dhe do desha t’a nis me rrënjën ilirike”M.K. Autori ka dhënë lidhjet e njeriut të thjeshtë,(që kanë thesarë në shpirtin e tyre.M.K.) me tokën, jo vetëm si burim jetese, por edhe lidhjet qindra vjeçare me Atdheun.
Komunikimi i poetit është i qartë, i drejtëpërdrejtë,këmbëngulës,me tone të ashpra për ata që na kanë grabitur tokën dhe nëpërkëmbur Atdheun.Vepra merr sot vlera shumë dimensionale,sepse trevat shqip-folëse janë më të afruara, janë më të ndërgjegjësuara në vetëdijen kombëtare, pavarësisht kufijëve të cilët për pak kohë do të jenë të kapërcyeshëm,në B.E.
Ai ishte krenar për Asimët e Qerimët e Kosovës për të cilët ëndërronte lirinë e pavarësinë e tyre, duke kaluar në disa etapa të paraqitura në poemë: Qëndrimi,Durimi,Sulmi,Ndërtimi,Qëndrimi.
Tani, që populli Kosovar realizoi dëshirën e madhe të poetit, zëri i tij buçet triumfalisht:
“Hej! Komb i lirë Kosovar/ti komb shqiptar/ti zot krenar”/.M.K.
Po ky zë do të ketë të njëjtën ushëtimë edhe për bijtë e Çamërisë,viktima të gjenocidit grek,kur Kuteli shkruante: ”Dikush guxoj t’i zhdukë,t’i tjetërsojë,t’ju marri tokën,gjënë e gjallë,t’ju marri edhe jetën..dhe pastaj,i thanë të ikte në Stamboll,Anadoll dhe me tej” e gjithë kjo për t’jua shuar kujtesën historike.
Por, jo.
Ashtu si paraardhësit e Kutelit të shpërngulur nga Arta dhe të tjerë e të tjerë të shpërngulur me forcë nga “Vatani” të cilin e donin si “xhani”e revoltojnë poetin dhe me tërë energjinë i dënoncon agresorët:“Tokën që e kishte trashëgim nga baba,nga gjyshi,rrënjë pas rrënje prej qindra vjet,prej mijëra vjet ma muar “dhe “Më thanë të ik n’Albani/Vatan i ri /I kombit tim/si shkoj Selmani/Hasani/e Dani/”
Bashkëkombasit e Kutelit, pavaresisht nga religjioni, janë vëllezërit e tij,ndaj e thotë me zë të lartë “Shaban-vëlla!/Destan-baba”/. Si rilindës i vërtetë ai e përforcon idenë e tij se“përmbi fe e kam Vatan e kam Atdhe”.
Guximi i këtij njeriu të madh merr shkas nga fuqia e bindjes historike se “Un’ jam këtu/e do të jem/-dem baba dem-/Sa mali të bëhet hi/E hiri mal përsëri!”M.K.
Kuteli si poet e prozator i bëri nderë kombit shqiptar duke nxjerrë në pah tiparet më të mira dalluese midis kombeve të tjera,i vendosur thekson”Dhe kam uri/Si s’ka njeri/për Drejtësi/e për Liri/.
Kuteli në fushën e edukimit i përkiste shkencave ekzakte,shifrave dhe kalkulimeve matematike të cilat kurrë nuk i tjetërsoi. Pra kemi të bëjmë me një ekonomist të sprovuar aktiv e shkencor që edhe sot mund të konsultohen me veprën e tij.Ai e vuri në jetë doktoraturen, punoi në institucionet më të rëndësishme të ekonomisë duke mos u komprometuar me asnjë regjim,por duke mbetur kundërshtar i vendosur për padrejtësitë që kërkonin t’ia impononin.
Pa u shkëputur nga shifrat si ekonomist ai kalkuloi jetët njerëzore,në tokën e trashëguar nga të parët:”Unë jam këtu kur Mal i zi /Me shumadi/ Me Dallmati/ Sa mban e gjitha Shqehëri/Ish Iliri.E mbron historikisht autotoktonine mijëra vjeçare te shqiptarëve.
Tërë jetën në gjithë veprimtarinë e tij kërkoi përsosjen e njeriut ndaj të mirës e humanës.Ai vetë ishte model i përsosjes morale,në të gjitha drejtimet.
Modestia e Dhimitër Paskos e shfaqur në shumë pseudonime,Janus,Izedin,Jashar……është një tipar dallues i karakterit të tij,është shkrirja me njerëzit e thjeshtë.
Si Dhimitri i studimeve të larta dhe Izedini me shkollën e jetës, bashkjetojnë në harmoni duke këmbyer përvojat e tyre.
Kuteli i ka theksuar me të madhe emrat; Hasan,Selman,Jashar e Dan, sepse pushtuesit i kanë trajtuar si të huaj në vendin e tyre.Për poetin nuk ka asnjë diferencë me emrat Dhimitër,Dhimitraq,Mitrush,sepse kanë një emër të përbashkët,ata janë shqiptarë.
Ai që e shoqëronte në udhëtimin nëpër Kosovë ishte përfaqësuesi i urtësisë popullore.
Në një bisedë me te shkruan :”Izedini rrinte pranë meje dhe vështronte fushën e bleruar që shtrihej gjer tej nër ato brigjet e kaltra.”Kur e pyeti,”Kjo është Kosova?” Izedini u përgjegj: “Edhe kjo edhe ajo përtej,Kosova jonë,gjithmonë shqiptare!”
Duke i besuar personazhit historik,Mitrushi entuziazmohet kur dëgjon se Kosova jonë është, edhe Kjo, edhe Ajo, që shtrihet në brigjet e kaltra.
Kureshtja përforcohet kur përshkruan se “Përtej kufijëve të sotme,në Shkup e tatëpjetë është një Kosovë tjetër e robëruar”M.K.
Secili mund ta kuptojë se Kosova,Kjo dhe Ajo, plus një Kosovë tjetër e robëruar tatëpjete Shkupit, që shtrihen deri ne brigjet e kaltra, janë trevat shqiptare jashtë kufijve të cilat i mbron vendosmërisht se ”Nga një det në tjatrin det isha zot vetë”M.K.
Kështu në përceptimin e Paskos,të gjitha pjesët e paraqitura më sipër, me emrin Kosovë, plotësojnë Shqipërinë natyrale.
Gjatë udhëtimit,i lindnin shumë “pse” lidhur me kufijtë e Shqipërisë,Ai e përmend, Shqipërinë e vogël,por nuk përmend,Shqipëri të madhe, të ndarë apo të bashkuar,sepse të gjitha trevat e robëruara të theksuara më lart e plotësojnë të tërën.Vendosmerisht shprehet:“Unë jam këtu”.
Vlen për t’u theksuar se kjo “tjatër Kosovë e robëruar”,”tatëpjetë Shkupit” që “shtrihet në tjatrin det”,nuk ka emër tjetër,veçse Çamëri.
Pra të gjitha trevat e ndara nga trungu,i ka mbiquajtur Kosovë,sepse kanë të njëjtën histori,si ajo e Kosovës.
Ai ecën me imagjinatën e tij në atë tokë të zhuritur nga masakrat dhe konstaton:”shtëpinë e pashë kur m’u doq/e pashë foshnjën kur m’u poq”.. por pa u përkulur, heroina shqiptare,e mbijetuara e këtij hollokausti, i lutet Shënmerise:
“E ‘rgjende je,moj Shërmeri/Ah,fal-më,ti,një mituri/T’a mbaj në gji/T’a mbaj t’a rrit për Shqipëri”(Poemi I Shndaunit)
Padrejtësitë që iu bënë kombit të tij e bënë luftëtar të paepur, padrejtësitë individuale, i përballoi me një karakter të fortë dhe të palëkundur deri në flijim.
Si prind dhe si bashkëshort ishte ideal.Si ekonomist dhe drejtor banke ishte i pakomprometuar.
Nuk ishte e lehtë të luftoje kundra grabitjeve gjermane,italiane, në kohën e pushtimit nazi-fashist, kur bënin përpjekje për ndërrimin e monedhës, inflacionin,konçensionet etj.. Po të njejtën gjë bëri edhe në Rumani për të mbrojtur kapitalin vendas nga kapitali i huaj.
Vlen për t’u përmendur mbrojtja që i bëri kapitalit të ebrejve,në bankë,siç shkruante,se gjermanet -desh më varen te bashkia,për këte veprim.
Këte qëndrim mbajti edhe në vitet e para të çlirimit kundër grabitjeve jugosllave. Kundërshtoi njësimin e monedhës,por për këte e arrestuan,e burgosen,e torturuan e internuan …….por ai qëndroi me dinjitet,dhe mbijetoi duke punuar pa pushim.
Të gjitha vuajtjeve qe i dolën në jetë u dha vetëm një përgjigje: “E drejta jonë është të mbrohemi duke luftuar ndershmërisht”.
Dashuria e flaktë që kishte ndaj Atdheut dhe njeriut të thjeshtë e përforconte idenë e tij se për ke duhet të përpiqemi.
Shqipëria në ate kohë kishte nevojë për ekonomistë por nuk e lanë ta ushtronte profesionin,për të cilin kishte investuar dhe ku dëshironte të jepte dituritë dhe përvojen e tij në këtë fushë.
Ai mbijetoi,duke punuar me një makinë shkrimi si përkthyes, falë përgatitjes se tij intelektuale,kulturës së gjerë dhe vullnetit të pamposhtur.
E vetmja mbështetje,ekonomike,morale,familjare ishte e shoqja,Efterpi,një grua fisnike e rrallë e cila ia krijoi te gjitha kushtet që të punonin së bashku me harmoni në shtëpizën- studio.
Rastësisht e kam njohur në një takim me nxënësit, në shkollën 4 Dëshmorët në vitet 1962.
Në programet shkollore planifikoheshin takime me shkrimtarë.Me që shtëpia e tij ishte afër shkollës dhe fëmijet e tij merrnin mësimet në ate shkollë,një mësues i nderuar i asaj shkolle prof.Beqir Dibra ma rekomandoi për ta realizuar takimin në fjalë.
Vajza e tij Atalanta, ishte nxënëse në atë shkollë dhe me anë të saj u bë lidhja që shkrimtari të vinte për një bashkëbisedim.
Të gjithë mësues e prindër flisnin me konsideratë të admirueshme për familjen Pasko.
Takimi me këte personalitet, më ka lënë një impresion të paharruar.Gatishmëria e tij për të komunikuar me ata që ishin të etur për dije e bëri shumë të ngrohtë biseden.
Megjithëse tregimet e tij nuk botoheshin në tekstet shkollore,për arësye të paarsyeshme, shkrimtari transmetoi me shumë dashuri virtytet e trimëritë e shqiptarit në tregimet e moçme shqiptare e në luftën nacional çlirimtare.
Ai nuk tha asnjë fjalë për “Poemin Kosovar” që e kishte aqë për zemër dhe askush nuk guxonte ta pyeste për ate.
Për koinçidencë,në atë kohë, dy studente kosovare brilante, Naimja dhe Zymja,ishin arratisur nga Kosova e robëruar me poemin Kosovar në kokë dhe kërkonin me çdo kusht ta takonin poetin duke ditur se poeti kishte dalë nga burgu, por pa ditur se “Poemi Kosovar” ishte ende në burg. Në atë kohë nxënësit nuk kishin njohuri për Kosovën e jo më të mësonin vargje që i dedikoheshin asaj.
Nga letërsia recitohej Majakovski për të hequr një paralele me diktatorin se partia e Lenini ishin një, por askush nuk guxonte të thoshte se Shqipëria e Kosova ishin një komb.
Një poet aqë i vrullshëm në Poemin Kosovar ishte aqë i qetë dhe i drejtëpërdrejtë në komunikim. Të impononte respekt me fjalën e ëmbël që depërtonte natyrshëm, me thjeshtësinë e komunikimit, me mirësinë që rrezatonte. Ishte Orakulli i vërtetë.
Tek Ai ishin mishëruar cilësitë më të mira qytetare të një atdhetari iluminist,një rilindës që kishte në zemër urtësinë popullore.
Shkrimtari me origjinë nga Çameria,na flet edhe sot se si duhet ta tejkalojmë dhimbjen e vuajtjeve edhe në tokën e shkretë,aty ku duhet të gjallohet jeta: Dhimitri dhe Hasani, bij te Çamërisë,pavarësisht nga religjioni, të dy me besim te Zoti,kërkojnë të jetojnë së bashku, në harmoni me njeri tjetrin,shembull i shkëlqyer i shqiptarëve.Ata kërkojnë të drejtën,për tokën,trashëgiminë dhe historinë me një fqinjësi të admirueshme, duke thënë se jemi këtu “dem-baba-dem”.Në se një ditë do të ngrihet një obelisk në qendër të Kosovës dhe të Çamërisë, për lidhjet e shqiptarit me paraardhësit, për të afirmuar identitetin kombëtar, duhet të gdhendën mbi te vargjet e pavdekshme të “Poemit Kosovar” shkruar nga Dhimitër Pasko, që brezat ta mbajnë si pasaportën më të vyer të popullit shqiptar.Brezi i ri i sotëm duhet t’i dijne përmendsh vargjet e poemit, sepse është historia e karakterit të popullit tonë në vargje,është shpirti i një populli që do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë e mohuar.
Kjo figurë shumëplanëshe e kombit shqiptar,duhet të marri vlerat më të larta, si në Kosovë e në Shqipëri,sepse Dhimitër Pasko,me veprën e tij edhe sot vazhdon t’u flasi brezave.
Rrustem Geci says
Kuteli, poet shkuar poetëve, i mirëfilltë!I këndueshëm për gjithë brezat!Kujtesë e bukur!
Shqiptar Çam says
Faleminderit shume Zonja e nderuar Intektuale Atdhetare
Pertefe Leka!
Ashtu sic e keni origjinen nga Familje Intelektuale Atdhetare Shkodrane, nepermjet shkrimeve tuaja te rralla por shume te çmueshme, na paraqesni figura Atdhetare te nderuara nga te gjitha Trojet Etnike Shqiptare me te cilat jemi te gjithe, Ne Shqiptaret Shume Krenare!
Dhe ashtu siç eshte Amaneti I Intelektualeve Atdhetare Shqiptare:Çameria Shqiptare e Gjakosur kerkon mbeshtetjen e gjithe Shqiptareve te Vertete!