Saimir Z. Kadiu/
Nje nga intelektualet me te shquar shqiptar te shekullit XX…
Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kurse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”.
Vepra letrare të tij janë vëllimet: “Netë shqiptare”, “Ago Jakupi”, “Kapllan aga i Shaban Shpatës”, “Dashuria e berberit Artan”, “Shënimet letrare”, “Sulm e lotë”, “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, “Mall e brengë”, “Havadan më havadan”, “Tregime të moçme shqiptare” etj.
Si përkthyes ai pasuroi kulturën shqiptare me kryevepra të letërsisë botërore si “Kujtimet e një gjahtari” të Turgenjevit, “Tregimet e Petërburgut” dhe “Shpirtra të vdekura” të Gogolit, “Zotërinj Gollovlinovë” të Sllatikov Shçedrinit, vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj.
Që në maj 1939, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombëtar të Rumanisë, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi të përkthyera prej tij së bashku me një përshkrim të krijimtarisë dhe biografisë së poetit ku ka guximin të mbrojë idenë, deri diku të argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare të kolosit rumun, prej të cilit, poezinë e parë e kishte përkthyer e botuar që në moshën njëzetedyvjeçare.
Katër vjet më vonë, përmes flakës së Luftës së Dytë Botërore dhe përvojës së vet të hidhur në atë luftë, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar të madhin poet të Ukrainës, Taras Shevçenko.
Shkrimtar, poet, eseist, mbledhes folklori, perralltar, perkthyes i shquar… por edhe nje ekonomist elitar, nje nga themeluesit e Bankes se Shqiperise.
Mitrush Kuteli, bashkë me Ernest Koliqin, është themelues i prozës moderne shqipe.
Per keto “cilesi”, me 16 maj 1947 u arrestua dhe e dënua si “Armik i Popullit”, për “agjitacion e propagandë” me 5 vite heqje lirie.
Per dy vite vuajti denimin ne kampin e Vloçishtit ne Maliq dhe u lirua nga burgu ne maj 1949 me falje.
E drejta e botimit iu rikthye vetem ne vitin 1966, nje vit perpara se te ndrronte jete…56 vjet me pare me 4 maj 1967.
“LUTJE“
Unë, Mitrushi, poet shqiptar,
Fort do t’i lutesha nënës
Që të më hidhte një litar
Varur në bri të hënës.
Edhe pastaj, si për çudi,
Të gjendem varur n’erë
Dhe të thërres: “Sa lumturi!”
Në erë, mbi skëterë.