
Shkrimtarja e shquar e letërsisë për fëmijë, sekretare e degës së Vatrës Ridgewood Monda Hamitaj është vatranja e parë e cila dhuroi 2 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës. Krahas shtëpisë së vjetër të Vatrës që do qëndrojë si Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore e Vatrës, Shtëpia e re e Vatrës do të shërbejë për të zhvilluar të gjitha aktivitetet patriotike, atdhetare e komunitare të Federatës Vatra e gazetësDielli. Kjo shtëpi do të jetë qendër kombëtare që do ta bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës. Federata Vatra fton të gjithë vatranët, shoqata e organizata, biznesmenë shqiptarë anembanë botës që të kontribuojnë për qendrën më të madhe kombëtare shqiptare në Amerikë.