
Dr. Dom Nikë Ukgjini
Instituti Filozofik e Teologjik, Shkodër
Objektet e kultit i kanë fillesat e jetës në periudhën antike, kur themelohen si te tilla për nevojat e bashkimit të besimtarëve në një vend të caktuar për tu lutur Zotit. Jeta dhe pamja e tyre me themelet e lashta ka vazhduar të ndjeke kurbën e ngjarjeve historike gjatë gjithë periudhave pasuese të zotërimit romak, antikitetit të vonë dhe mesjetës. Këtë traditë e kanë konfirmuar si burimet historike ashtu edhe të dhënat arkeologjike, për Shkodrën, Lezhën e shumë qytete të tjera në Arbëri.
Me mbylljen e kishave dhe ndalimit të fesë në Shqipëri në vitin 1967, objektet më rendësi historike pësuan si në kohën e perandorisë së osmane, një goditje të rendë shkatërrimi. Shteti ateist, pos që shumë prej objekteve më vlerë rrënoj, me një të rënë të lapsit, diktatura dhunoi e përdhosi brenda një viti shumë gjurmë të trashëgimisë fetare e kulturore në vend, duke mos i vendosur as në listën e Monumenteve të Kulturës.
Sidoqoftë, në listën që patën fatin t’i shpëtojnë rrënimit në vitin 1967, në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, duke i shpallur ato në vitin 1973 e 1984, Monumente Kulture, janë një varg objektesh të kultit të mbetura.
Pas hyrjes së demokracisë në vitin 1991, dhe organizmit të Kishës katolike në vitin 1993, dioqeza e Shkodrës dhe e Lezhës, si dhe të gjitha dioqezat të tjera në Shqipëri, objektet e kultit të cilat ishin në gjendje rrënimi, një pjesë prej tyre i meremetuan dhe i rindërtuan. Por, pjesa tjetër mbeten si detyrë e në mëshirën e fatit të Ministrisë se Kulturës.
Gjatë kësaj kohe të demokracisë, kur pritej një ndërhyrje radikale në përmasimin e gjendjes në objektet kulturore e sidomos atyre të kultit, realiteti tregon të kundërtën. Gjendja e tyre dita e ditës vetëm sa është përkeqësuar.
Qarku i Shkodrës
Monumentet e Kulturës, ato të kultit katolik në Qarkun e Shkodrës, sipas inspektim në terren, është jashtëzakonisht e rendë dhe e pa pranueshme, për shkak të mos ndërhyrjes në meremetimin e tyre më vite më radhe. Edhe në ndonjë objekt që është ndërhyrë në mënyrë të pjesshme, ajo ka qenë me cilësi shumë të dobët, dhe vetëm sa për ta arsyetuar fondin e marrë nga shtetit.
Ecim sipas një kronologjie të monumenteve të shek. XII-XIII.
Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit, në kalanë e Shkodrës me një vlere të jashtëzakonshme historike e cila i ka muret ngritura dhe harqet, ndërhyrja e parë dhe e fundit ka qenë në vitin 1988, pra në kohen e monizmit. Por sot ajo ka nevojë për meremetimin e mureve. Në rrënojat kishave Trikonkëshe, në Kalanë e Drishtit, nuk mbahet mend që ka pasur ndonjë ndërhyrje restaurimit të tyre, pos që, kohë pas kohë në ato ambiente ka pasur gjurmime të ndryshme arkeologjike për efekt studimi. Po të nijetin fat të keq e kanë rrënojat e kishës së Shën Nikollës në Shat (Mazrek), ku ende mbeten gjallë, absida dy katesh e një Kishe dhe Kambanorja e përgjysmuar. Kishat në Shurdhah (Sardë), ku disa prej tyre akoma i kanë një pjesë të mureve deri në 4 metra lartësi, nuk kanë pasur trajtime restauruese, për pos në disa rrënoja më pak vlerë nga një fond Evropian në vitin 2014. Për shkak të mos kujdesit të dukshëm nga shtetit, po këtu në Shurdhah (Sardë), famullitari i zonës në vitin 2002, i ka ngritur muret e Kishës se Zojës së Bekuar, duke e mbuluar me çati e tjegulla vendi. Ndërhyrje në meremetimin e rrënojave apo gjysmë mureve ekzistues të monumenteve, gjatë këtyre 30 viteve, nuk ka pasur as në rrënojat e kishave në kalanë e Nenëshatit, Vau i Dejës; rrënojat e kishave në Balezit, Reç, Malesia e Madhe; rrënojat e kishave në kalanë e Dalmacës në Koman, pos disa gërmimeve arkeologjike për efekt studimi; muret e kishave në Kabash, Fushë Arrëze; Kisha e Shën Mërisë, Vau të Dejës dhe rrënojat e Kishës së Shën Mëhillit, në kalanë e Sapës, Vau i Dejës.
Në mungesën e kujdesit nga shteti, famullitari i zonës së Gruemirë, Vrakë, është kujdesur për rrënojat e abacisë dhe Kishës së Shën Gjinit e shek. XII, në Rushkull, Grue e Mirë, Malesia e Madhe. Po aty famullitari e ka rikontruktuar dhe meremetua, kambanorin e madhe deri në 7 metra lartësi në vitin 2012. Në rrënojat e kishës së Shën Markut në kalanë e Vau të Dejës, nga famullitari i zonës janë ngritur muret e kësaj Kishe dhe është vendosur çatia me tjegulla vendi, në vitin 2004.
Rrënojat e kishës së Shën Shirqit e Bakut në Dajç të lumit Buna, apo abacia benediktine e shek. VI, nga mos kujdesi i shtetit rrezikon të zhduket përgjithmonë. Studiuesit tanë në sensin e ngritjes se alarmit shprehen “Bizhuja e humbur e Shirgjit. Kjo kishë e stilit romano – gotike e rindërtuar në shek..XIII, e cila strukturën e plotë të saj e kishte deri në vitin 1900, sot e mbetur me një mur ballor, në pritje të një mëshire nga qielli, për mirëmbajtjen e tij. Meqenëse ky mur vazhdimisht është i rrezikuar edhe nga ujërat e lumit Buna, Ministria e Kulturës në viti 2013 ka ngritur disa agjenatura mbrojtëse ndaj gërryerjes së tokës nga ujërat dimëror dhe përmbytjet të vazhdueshme. Për shkak të dobësimit të themeleve nga ujërat e vazhdueshëm aty pran, muri ekzistues e ka fituar një plasje për në mes dhe dita ditës rrezikon të bie. Prandaj kërkohet një punë ma e specializuar dhe ma voluminoze, për jetëgjatësinë e tij. Në këtë objekt, një meremetim i thjesht dhe jo profesional është krye në vitin 2016, nga Ministria e Kulturës, por ajo nuk mjafton për ta mbajtur në jetë atë mur më një histori qindra vjeçar.
Kompleksin, Kishë e qelë, në Kukël, Bushat, ku poeti Mjeda ka jetuar për 30 vite me radhë, është ringritur dhe restaurua me fonde private nga famullitari i zonës Dom Nikë Ukgjini, gjatë vitit 2012-2014. Për shkak të vlera historike dhe arkitekturore që ia ka, Ministria e Kulturës në vinin 2012 sa për ta pasur si evidentim e ka shpallur Monument Kulture. Po kështu sa për evidentim, qenë shpallur edhe rrënojat dhe muret e Kishës katedrale të Sapës në Nenshatë, në vitin 2016 ku ende spikat më madhështi pjesa ballore e Kishës.
Qarku i Lezhës
Po kështu gjendja e alarmuese është edhe në qarkun e Lezhës.
Në qarkun e Lezhës u bënë disa ndërhyrje, rindërtuese dhe restauruese nga ana e Ministrisë se Kulturës, në katedralen e Shën Nikollit dhe njëkohësisht vendvarrimi i Gjergj Kastriotit, ku ajo e fundit ndodhi në vitin 2018. Por për rendësin e madhe që ka i gjithë kompleksi historik, është bërë minimumi i mundshëm për rivitalizimin e tij. Po kështu edhe në kalanë e Lezhës dhe rrënojat e Kishës
së hershme antike, vërehet mungesa e kujdesit njerëzorë.
Nëse i radhisim sipas rendit kronologjike objekte të tjera, duhet të nënvizojë problematikat e shumta të Kishës së mesjetare, Kisha e Balldrenit e shek..XIII e stilit gotik. Kisha e Balldrenit më vlera kaq të mëdha historike e artistike, si për çudi, në lidhje më afresket, në pjesën e absidës dhe gjurmë të tjera në tërë hapësirën e mureve, për vite të tëra kishte mbetur jashtë vëmendjes të diplomatëve studiues, austro-hungarezë, franceze, italian e tjerë si: Hahn, Ippen, De Grand, Jeriçek, Shufllaj, apo jezuitit skrupull, Zef Valentinit. Madje, edhe studiuesit tanë që kontribuuan për shpalljen Monument Kulture të Kategorisë së parë për vlera arkitekturore, në vitin 1981, nuk e hamendësonin së brenda saj fshihej një pasuri e madhe qindra vjeçare me vlera jo vetëm shqiptare, por dhe ballkanike. U desh të vijë viti 2002, kur në një aksion të hartuar nga Ministria e Kulturës për shpëtimin e pjesës arkitekturore, u zbulua rastësish brenda suvatimit kjo pasuri e rrallë artistike e ideuar nga mendja arbërore. Një projekt tjetër i hartuar nga Ministra e Kulturës në vitin 2005 edhe pse ishte shumë ambicioze për rehabilitimin e plotë të këtij objekti, ai kishte mbetur i fjetur në sitarët e kësaj Ministrie. Nisur nga gjendja e mjerueshme e këtij objekti, situatën në dorë e mori, Dom Nikë Ukgjini dhe sipërmarrësi Gjergj Lejqeza, dhe me ndihmën e kontributeve të tjerë privatë, u arrite që objekti të restaurohet dhe rikonstruktohet i plotë në vitin 2019, duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe zbulimin gjurmëve të afreske në muret e brendshme. Mbetet nevoja e restaurimit dhe konservimit të afreskeve murale në pjesën e absidës.
Po e njëjta gjendje kishte ndodhur dhe më Kishën e Shën Barbarës (Shën Barbullës) e shek.. XIII, në fshatin Pllanë. Afresket e saj impresionuese, brenda e jashtë, në pjesën e hyrjes, po shpërlahen gradualisht si rezultat i mungesës së ndërhyrjeve dhe sidomos lagështirës së shkaktuar nga amortizimi i çatisë për gjatë 18 viteve me radhë. Ndërhyrjet e fundit në këtë objekt u bënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2001-2002, duke vendosur një çati provizore mbi atë vjetrën, dhe sistemimi i dyshemesë. Më pas ajo që braktisur plotësisht nga Ministria e Kulturës, duke e lenë pa dyer e dritare e më çati të shkatërruar. Në këtë rast u pa i nevoja e domosdoshme e një ndërhyrje të shpejt në baza vullnetare gjë që u bë nga Dom Nikë Ukgjini e sipërmarrësi Gjergj Leqejza si dhe disa sipërmarrës të tjerë, dhe në fund të vitit 2020, u arrite të behët rikonstruktimi i plotë i objektit: çati të re, dyer e dritare, duk përshirë këtu sistemimin e ambientit për rreth dhe përkujtimoren për shkollën shqipe. Mbete nevoja e konsolidimit dhe konservimit të afreskeve murale të cilat akoma e ruajnë shkëlqimin e tyre.
Kisha e Shën Aleksandrit (Sh’Lledrit) në kodrën e Bokionit, e cila ndodhet midis fshatrave Spiten dhe Pruell, ka qenë kthyer në gërmadhë nga mos kujdesi i Ministrisë ë Kulturës, por në vitet 2010-2011 këtu kanë ndërhyrë vetë banorët së bashku me priftin famullitar, duke ringritur në këmbë muret e rrafshuara në përjashtim të 50% të absidës, duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe sistemim i ambientit për rreth objektit.
Në lidhje me Kishën mesjetare të Shën Shtjefnit në fshatin Blinisht, e shek. XIII, më tavan harkor më material guri, këtu është ndërhyrë pjesërisht nga ana Ministrisë së Kulturës sa për t’ia mbushur mendjen ndokujt së po punohet dhe për t’i arsyetuar shpenzimet e bëra. Aktualisht vetëm 60% e strukturave murale janë në këmbë, prandaj është shumë e nevojshme edhe një ndërhyrje konservuese, konsolidues, restauruese e ngritja e një çatie provizore, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë hyrjes së Kishës, absidës dhe asaj çfarë ka mbetur nga muri verior.
Kisha e Shën Nikollit në fshatin Zejmen e shek XIII, e ka humbur plotësisht madhështinë e saj të dikurshme. Pasi ka mbetur pa çati, reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëmtimin, zhbërjen dhe fshirjen e plotë të afreskeve dhe rënien e suvasë, duke ekspozuar kështu të gjithë muraturën e brendshme. Gjatë udhëtimit të tij në vitin 1907, Theodor Ippen (diplomat dhe albanolog) ka konstatuar në faqen e majtë të murit të kësaj kishe, gjurmë të qarta afreskesh ku paraqitej Shën Maria e ulur në fron që mbante në prehër Jezu-Krishtin. Nga mos kujdesi i Ministrisë se Kulturës, u bë gërmadhë në muajin janar të këtij viti, duke iu shembure në dy muret anësore, ku muri perëndimorë mbartë në vete gjurme të afreskeve mesjetare.
Kisha dhe Manastiri i Rubikut i shek. XII, falë mirëmbajtjes së etërve françeskan të cilët edhe sot kujdesen për te, në vitin 1998 ka qenë rekonstruktuar nga françeskanet më mjaftë sukses. Ajo tani ka nevojë për konsolidimin e gjurmëve të afreskeve që gjenden në pjesën e absidës të cilat kanë qenë skajshëm të dëmtuar nga acidet luftarake të depozituar në afërsi të objektit në kohën e komunizmit.
Një ndërhyrje konsolidimi dhe sistemimi iu bë në vitin 2021, me fonde Evropiane.
Në vazhdën e atyre që po zhduken e rrënohen, janë dhe rrënojat të kohës antike, të Kishës së Shën Marisë në Shenmri, Mamuras, Kurbinë, ku në disa pjesë të mureve ekzistuese e gjysmë të shkatërruara, akoma janë të dukshme gjurmët të afreskeve mesjetare të cilat nuk do i kemi me.
Në fshatin Gallat, Kurbin, kemi rrënojat e Kishës së Shën Premtës dhe Selisë ipeshkvore të Arbenisë, të cilat janë të pa konsoliduar. Ne shenje dashuria ndaj historisë së objekti, vetë banorët së bashku me priftin e zonës vitin 2013, kanë ndërhyrë duke ringritur në këmbë muret gjysmë të rrafshuara e mbi to kanë rindërtua kishën e re me çatinë e re, dyer, dritare. Nisur nga ky fakt Ministria e Kulturës, këto rrënoja ia ka shpallur Monomet Kulture në vitin 2016.
Një ansambël ndërtimor e shek.. XIX, shpallur Monumente Kulture në vitin 2015, është dhe Selia e vjetër e Durrësit në Delbenishtë, Kurbinë, e cila në vitin 2005, që meremetuar nga famullitari i zonës, për sot është në rrenim e sipër për arsye të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.
Kisha e Zojës së Papërlyer dhe Kolegji Françeskan i Troshanit, ndërtime të shek.. XIX, janë një ansambël ndërtimor madhështor i shpallur si Monument Kulture në vitin 2016, dhe gjendja fizike është e mirë nga rekonstruktimi i bërë në vitin 1995, nga famullitari i zonës.
Përmbyllje
Në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, vërehet dhe mungesa e evidentimit të shumë objekteve të kultit me vlera konsiderueshme historike, kulturore e fetare. Në mungese të dorës së shtetit, shumë objekte të kultit Monument Kulturës kanë rënë pre e gërmimeve pirate gjatë vitit 2007 dhe këto raste janë bërë publike në Media nga vetë banorët e revoltuar. Gjithashtu nga heshtje e braktisje e monumenteve, banoret në shumë zona, kanë dëmtuar sitet arkeologjike duke ngjitur varre pranë themeleve e objekteve të caktuar. Nga Ministria e Kulturës, jo vetëm në këto raste, por në gjithçka që ka lidhje me Trashëgiminë Kulturore në përgjithësi dhe për Monumentet e Kulturës në veçanti, presim që ky institucion kaq i rëndësishëm të kryejë funksionin për të cilin është krijuar, pra mbrojtjen, përkujdesjen dhe promovimin e çdo aseti të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare. Monumentet e Kulturës përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar dhe çdo objekt i rrënuar nga mungesa e vëmendjes, harresa, pakujdesia apo nga abuzimet e ndryshme, është krim dhe fatkeqësi kombëtare.
AKADEMIA “RRENJET TONA”, KUVENDI I IV MBARËKOMBTAR
Tirane, 2-4 mars 2022