
Libri me poezi i poetes Armenida Qyqja “Mos ma zgjoni Dodonën” posa është botuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT e Prishtinës. Armenida Qyqja, lindur në Tiranë, më 1977 është autore e tetë librave me poezi, dy librave me tregime të shkurtra dhe dy përmbledhje me poezi të botuara në gjuhën angleze. Në vitin 1995, emigroi në Vancourver, British Columbia, Kanada ku dhe jeton edhe sot duke ushtruar profesionin e ndihmës dentistes, ndërkohë që pasioni i saj i vërtetë ka qenë dhe mbetet letërsia.
Librin e posabotuar mund ta gjeni në Panalirin e Librit në Tiranë (12-16 nëntor) si dhe në disa librari të Prishtinës dhe Tiranës.
Nga Nexhat REXHA
Kur njeriu meditimin e brendshëm e sofistikon me dhembjen, misteret e botës ngarendin kah hijet e padukshme nëpër të cilat kalojnë fatet e njerëzimit. Poezia veçon fjalën, si dhe peshon pamjet e dukshme dhe të padukshme. Sintezat poetike krijojnë asocimin brenda tërërsisë së artikulimit të të ndodhurave, ato krijojnë mundësi të shpalosjes së tjetërsuar, duke i dhënë fuqinë e saj përmes meditimit, si vlerë dhe si imazh që depërton në të gjitha poret e botës së përjetimit. Në këto modifikime artististikja shtrihet kah e nesërmja, përmes kompozicionit në mbarëvjatjen e shkrirjes së kuptimësisë për t`i dhënë arsyeshmërinë krijimiti artistik.
Poezia e vëllimit ” Mos ma zgjoni Dodonën” të poetes Armenida Qyqja, ka identifikim të përcaktuar në strehim të admirimit, sepse autorja ka specifikuar pamje në ide të transformimit, të cilat nuk kanë varshmëri të ngurtësuara, ato krijojnë lidhjet e gjata e në bashkërenditje në parashtrimet e poezisë. Në këto kompleksiteteꓽ kohësh, ngjarjesh,fatesh, jeta kritalizon ndodhitë përmes shkrirjes së kohëve Armenida Qyqja i ka dhënë vargut të saj kompleksitetin artistik në shtrirje të gjata me koherencën e artibutet konstante, të cilat kanë gravitetin e tyre konkretizues .
Depërtimet jetësore nëpër shekuj i kanë edhe preokupimet, ndodhitë që krijojnë botën reale, kurse përmes ndryshimeve kohore, disa nga këto ndodhi, krijojnë besuesmëri për të ndodhurat , apo makinacionet që prodhon diktati i sundimevete të ndryshme nëpër rrjedhat e mendimit filozofik.-politik.
Poezitë e këtij vëllimi kanë depërtime e ruajtje të gjata mitologjike, të cilat i japin lexuesit njohjen dhe kërkimin e mesazhit, përmes vargut që i ofron poetja lexuesit të vëmendshëm.
Teksti poetik brenda vrojtimit të brendshëm arrinë në paradigmën e zgjedhur, si intesifikim të sajur përmes gjakimit të qenësisë reale në shkrije të botës artistike, me shkrirje shenjash, brenda parashtrimeve që lidhin kohët nga lashtësitë kah e sotmja. Figurshmëria e zgjedhur ka gërshetime miologjike, duke i përafruar fatet e njerëzimit më përjetimit e shfaqjet e skeneva të njohura, e të përjetuara nga bota moderne.
Atdheu në poezinë e Armenida Qyqes ka tretman të rëndësishëm, sepse skenat e teatrit politk të absurdit, ajo i paraqet përmes akteve të brendshme, për të pëlcitur në vargun e saj, si korrespondim dhe si pasqyrim i angazhuar në botën e artit. Në realitet bota e saj poetike është e pasur me figuracione të dashurisë e dhembjes ,ato krijojnë bindshëm përspektivën në fiksion të dominimit të ndryshimeve shoqërore.
Poetja qartëson veçoritë dalluese në realizimet poetike përmes vizionit sa unifikues, po aq dhe identifikues, duke i dhënë cilësi universale ngjarjeve e figurave të zgjedhura mitike. E djeshmja dhe e sotmja në poezitë e këtij vëllimi komunikojnë, përemes paradoksit të kohëve. Armenida Qyqja, ngjarjet e protagonistët i ka shtirë në horizontin e dukshëm, duke i faktorizuar ditët, bashkë me njeriun e saj, si në vargjetꓽ
Ti e do Tiranën, paradoksin e saj po aq sa unë,
Le të shkunden, le të thyhen ca kujtime,
Askush s’do ta kuptojë, veç meje,
Eja, le të bëjmë dhe ne pak zhurmë…
Vetë jeta ka paradokset e saj në çdo kohë, e në çdo shoqëri, ato parapërcaktojnë ndryshimet e të ardhmes. Konstatimet, krijojnë vetëdije për shtresat me kritere të peshuara në përcaktimin, ndërtimin, avancimin e njeriut me kredibilitet të arsyeshëm për një botë me perspektivë të qëndrueshme.
Pozicionet poetike arrijnë në plotni të hapësirës emërtuese, e në harmonizim të kontekstit identifikues për të ndihmuar lexuesin në procesin e përkufizimit sa më real dhe atij imagjinativ.
Në poezinë “Dea”, vargjet kanë shkrirë botën e dhembjeve në dashuri si në vargjetꓽ
……………………………..
Dy mijë vjet kaluan, por nuri s’tu shua,
Sa e madhe paska qenë e jotja dashuri…
……………………………………….
Me ëndrrat qendisur përjetësisht mbi qepalla,
Ti vazhdon jeton të ëmblën dashuri…
Arti në bukuritë e jetës krijon magjinë, si përjetim i prekshëm, në shtrirje të teorisë estetike dhe si i tillë reflekton në përjetimet e ndërsjellta , të cilat fuqizojnë mendimin në botën moderne, përmes trajtesave bashkëkohore. Në këto kondita të kordinuara evokimi i poetes Armenida Qyqja identifikon poezinë e saj me ide e parashtrim në pikëpamje të ekzistencializmit për të mundur braktisjen e dhembshme, që ajo e ndjen deri në thellësi.
Autorja në këto lirika, shfaq protestën dhe dashurinë, kurse përmes ndërtimit poetik persiatjet kanë shkrirë botën përtej nesh.Ajo vjen me artikulimin “Mos ma zgjoni Dodonën”, sepse bota e njeriut është e pandalshme, ajo ecën nëpër të gjitha arteriet e trungut kombëtar. Brenda objektit të tërësishëm Armenida, i ka dhënë shpirtin e vetë poezisë. Shprehjet poetike kanë dridhjet esenciale të ndërthurura për dashurinë e kërkuar gjer në pambarim. Përgatitja për botim e këtij vëllimi poetik nga Shtëpia botuese AGORAPRINT, i jep zë një individualiteti letrar, me gjithë kreativitetin dhe kompleksitetin që mbart në vetvete bota krijuese e kësaj poeteje.