NGA MARJANA BULKU*/ New York/
Thonë që është binjak me varfërinë , ia zbulon plagët e fshehta dhe ato gangrenë që tashmë Dibrës por edhe gjithë Shqipërisë i dolën sheshit përtej vrimash imoraliteti jo vetëm politik, ku u zbuluan fajësitë e pozitës por edhe ca mëkate jo të vogla të opozitës 2015 si dhe raporteve qe krijojne te dyja keto ne arenen e politikes shqiptare.
Mos vdis opozitë!Më vjen natyrshëm kjo pasthirrmë si një lutje shekullore, si një thirrje për ndihmë. Ai vend që është i të gjithëve por pronë e pakkujt ka shumë nevojë për ty.Ai vend ku varfëria shtohet , ku problemet intensifikohen e ku dhuna buron nga cdo anë e duke u performuar frikshëm në familje shoqëri e politikë, pret rilindjen tënde.
Mos vdis opozitë, edhe pse asfiksuar , corientuar,sulmuar, mohuar.Diktatura e gjatë nuk bëri kurrë autokritikë dhe pushteti i padrejtë ”të gjithë në pozitë kundra cdo lloj opozite ” hodhi rrënjë të thella ndër ne.
Mos vdis opozitë, dëgjoji mendjet e kthjellëta edhe pse shpesh herë i injorove,përcmove, , mbase jo me shpirt sepse politika nuk qenkërka më art i zgjidhjes sic e konsideronte Bismark, por terreni ku parimet janë zëvendesuar nga shifra e synimet në interesa e për rrjedhojë vizionet janë të paqarta. Po ti mos vdis! Për shpirtrat e atyre që Shqipërinë e deshën demokratike e sot nuk jetojnë më, për ëndrrat e rilindasve që i kushtuan vepra që lindin kombet përmes dhimbjesh me pendë e me mend.
Mos vdis sepse për ty ka nevojë E DREJTA që sapo iu miratua një shteg në parlamentin e ndotur.Historia jonë ka shumë nevojë për ty opozitë , atë nuk e shkruajnë vetëm ”luanët”,por edhe viktimat.Opozita, vlera jonë e munguar,e mohuar, e cunguar, e përcudnuar në shekuj nuk duhet të vdesë sepse ajo fisnikëron një komb, mban gjallë një të vërtetë, shëron një të drejtë,, ndricon një shpresë.
Mos vdis Opozitë!Ti nuk je forca e kamzhikut, por ajo e logjikës që gjithmonë triumfon, edhe pas kalvaresh të vuajtjes, të mundimit.Pa ty vdesin edhe shumë të vërteta të bukura, të trishta, të pastra , të turbullta por që ndricojnë botën tonë shqiptare.Ti je gjithmonë alternativa tjetër kur shpresa ka humbur , kur shtigjet janë mbyllur, kur tuneli s’ka dritë.Ti je zëri që duhet të flasë me të kundërtën kakofoni plot zhurma realiteti, je zëri i vlerave, veprave e fjalëve që frymëzojnë. Varfëria nuk përkund vetëm krimin dhe imoralitetin por edhe fisnikëri e vyrtyte që as blihen as shiten, nxiti e rriti pra, bëji krah këto dy të fundit e bashkëudhëtarë në shtegëtimin tënd në formë V -je.Bëji opozitë të keqes , bëji opozitë padrejtësisë, dhunës, drogës këtij trendi që përmbyt jetën , bëji opozitë vjedhjes, imoralitetit e gjithckaje që kërcënon të mirën. Janë kaq shumë misione që nuk u kryen ,presin, u lanë në mes,sepse … janë shumë Sepse vetëm pas një Përseje.
Mos vdis Opozitë. Ti je ëndrra e mijëra emigrantëve politikë, ekonomikë që nuk të jetuan dot aty edhe pse shumë të deshën, u burgosën për ty, u internuan për ty, u pushkatuan për ty, guxuan për ty. Ti je zëri që nuk duhet të mbytet nga thirrjet me grushta ” Fitore dhe urra” ti je zëri që duhet dëgjuar dhe respektuar sepse ti je zëri i munguar, gjithmonë i mohuar.
Mos vdis Opozitë, por kujdes nga të padrejtët, ata të vdesin edhe ty, pak nga pak si trupin që nuk e vdes vec paushqimi ,pamjekimi, por edhe heshtja e mosrënkimi nën agoni ku askush s’e ndjen dhembjen që s’bzan.
Mos vdis Opozitë!
Për ata që besuan tek ti, për ata që punuan për ty, edhe për ata që u zhgënjyen nga ”brishtësia ”jote, për ata që e pësuan nga gabimet e tua dhe për ata që BESOJNË tek ti, mos vdis! Behu zeri i atyre qe s’flasin dot!
*Autorja e shkrimit gjat nje takimi me Kryetarin e Opozites Shqiptare, z. Basha ne Seline e Federates Vatra ne Nju Jork
Jakov says
I bukur shkrimi ,por me ngjan si nje shi dhjete minutash ne shkretetire qe pervelohet perdite e me shume .Mendjet meskine ne Shqiperi jane shtuar kaq shume sa eshte e veshtire ti kthesh nga rruga e mundimeve e sakatllekut ku kane hyre .Shprej vetem keqardhje per kete nga kaq larg dhe ne pamundesi te jap nje ndihmese te vogel .Ne ate shtet ku perbindeshat komunist te veshur me lekuren e deles ,ja kane shkateruar imazhin vendit ,e kane futur ate nerrugen e arratise duke mbjellur jo vetem drogen e mallkuar ,por te gjithe llojet e mekateve inferrnale duke u nisur nga shembulli me negativ i nje kryebanditi qe uzurpoi vendin me gishtat e tij oktapodiane dhe me ca kopuke rreth vehtes (Ju i dini emrat me mire se une sepse jetoni aty ) qe sot i bejne elozhe fallco demokracise se brisht shqiptare .Duhen shume shira qe ta lajne Shqiperine nga pocaqia qe u ka zene syte atyre qe kane mbetur atje .Opozita eshte teper e dobet dhe inaktive me vepra ,por vetem llafollogjira pa fund .Duhet rruge tjeter ,me e komplikuar ,por efikase per te fshirre llumin e te kuqeve te pafytyre .