Shkruan:Eugen SHEHU/
Shijaku,ai vend i vogël rreth 25 kilometra në perëdnim të Tiranës,ka mbetur në memorien e kombit tonë,për luftërat e parreshtura ndaj armiqëve shekullorë si strehë e vazhdueshme e ndjenjave atdhetare, shtëpitë e këtij qyteti të vogël,veçanërisht në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore,do të shëndrroheshin në karakolle të qëndresës emblematike shqiptare.Bijtë më të mirë të qytetit,do të prisnin me pushkë okupatorin italian por njëherazi ata nuk do të gënjeheshin prej mashtrimeve sllavoortodokse. Përkundrazi duke rrëmbyer pushkën në krah,ata u përballën sa me pushtuesit që erdhën në vatrat shqiptare aq edhe me farën e urryer komuniste e importuar prej urraleve,ku komunistët shqiptare faleshin jo para zotit, por para beogradit.Por ndër trimat e mëdhenj të nacionalizmit shqiptar të Shijakut,ka mbetur i gjallë dhe i pavdekshëm edhe kujtimi i burrit Mustafa Deliallisis.
Lindi në gushtin e vitit 1911,në qytetin e Shijakut.I jati Dalip Deliallisi pati marë pjesë në përcjelljen e Ismail Qemal Vlorës,për në Kuvendin historik të nëndorit 1912,me trima të tjerë të Durrësit.Ai,në vitin 1913,në bashkëpunim edhe me Sali Gjukën,janë nismëtarët e çeljes së shkollës së parë shqipe në Shijak,në pranverën e vitit 1913.Ndërsa në trazirat e vitit 1914,atëherë kur Esat Pashë Totani dhe përkrahësit e tij,kërkonin të merrnin pushtetin me kinse kryengritjen fshatare të Haxhi Qamilit,Dali bej Deliallisi do të renditej në krah të atdhetarëve të tillë shqiptar si Ismail Qemali,Mustafa Kruja,Mid’hat Frashëri,Eqrem Vlora,Mufid bej Libohova etj.., të cilët donin ta shihnin Shqipërinë të pavarur nga Beogradi e për më tej të renditur në botën e civilizuar perëndimore.Forcat esadiste tentuan disa herë rresht të bënin për vete Dalip Beun,por ky asesi nuk pranoi.Ka qenë kjo arsyeja që me largimin e princ Vidit nga Shqipëria,atëherë kur dy-tri muaj qeverisnin rebelët e Haxhi Qamilit,Dalip bej Deliallisin e arrestuan me gjithë djemtë e tij dhe u dha urdhëri për t’i pushkatuar.Kanë qenë sigurisht disa shqiptarë të ndershëm të cilët duke njohur Dalipin si bartës të shqiptarizmës, e shmangën gjakderdhjen duke u arratisur në pyjet e Librazhdit, së bashku me fëmijët.
Mustafai do të fillonte mësimet në shkollën qytetëse të Shijakut,atë shkollë që pat ngritur me kontributin e vet financiar dhe mendor,Dali bej Deliallisi.I fundit nga djemtë,ai do të ndihej i rrethuar nga dashuria e vëllezërve më të mëdhenj,Ganiut,Ymerit,Masarit,Kapllanit dhe Jakupit, sidomos pas vdekjes së babait të tij,në vitin 1918.Ndonëse në shkollë të gjithë mësuesit e donin si djali i vogël i Dalip beut,Mustafai askurrë nuk e shpërdori këtë dashuri,për t’u shndrruar në një djalë kapadai.Përkundrazi,në plot raste ai merrte shokët e klasës së tij,në shtëpi dhe nënë Tushja jo vetëm që ju shtronte dreka të bollshme por u jepte edhe nga një torbë me ushqime për t’i çuar në shtëpitë e tyre.Ai do të donte ata shok vuajtjesh,njësoj si vëllezërit e tij më të mëdhenj dhe po ashtu do t’i nderonte.Në verën e vitit 1924,pasi mbaroi me rezulltate të mira shkollën qytetëse në vendlindje,Mustafai i grishur edhe prej vëllezërve të vet,merr rrugën për në Shkodër.Aty do të fillonte mësimet në gjimnazin e famshëm të qytetit,i cili ishte shndruar në vatër të shqiptarizmës. Veçanërisht në shoqërinë e vëllezërve Kazazi,Mustafai do të mësonte mbi betejat e lavdishme të shkodranëve si për mbrojtjen e qytetit të tyre në fillim të shekullit,ashtu edhe për luftimet në ndihmë të vëllezërve shqiptarë në tokat arbërore të Plavës e Gucisë.Ndonëse gjimnazi i Shkodrës asaj kohe kryente veprimtari të shumta kulturore e artistike,biri i Shijakut do t’i pëlqenin së tepërmi vizitat në kalanë e qytetit,apo ato në Tuz e Ulqin ku takohej me vëllezërit e tij të gjakut.Pas mbarimit të shkollës së mesme në Shkodër ( veçanërisht me propozimin e vëllait,Ganiut i cili pat mbaruar shkollën e lartë ushtarake në Stamboll) Mustafai vendos ti futej studimeve ushtarake.Ai shkon në Tiranë dhe në vitet 1928-1929 ndjek aty Shkollën e Plotësimit të Oficerëve.
Në këtë shkollë biri i Shijakut njihet përveç të tjerave edhe me trimin e shquar të Kosovës,Ali Riza Kosova,i cili përpara se t’u mësonte nxënësve të tij artin ushtarak popullorë dhe teoritë e luftës moderne,u kujtonte atyre se kufijtë e Shqipërisë nuk ishin ato të vitit 1913 por akoma më të hershëm dhe u mbante të ndezur shpresat se një ditë përmes pendës e pushkës së shqiptarëve,këta kufij do të rimereshin.Trup Gajtë,me shikim të vendosur,biri i Shijakut i cili që në fëmijërinë e parë pat vendosur të bëhej komit dhe dilte maleve,tani dallohej ndër të tjerët,sidomos për përvetsimin e dijeve ushtarake dhe manifestimin në praktikë të tyre.Në fund të kësaj shkolle,Mustafa Deliallisi merr gradën e togerit dhe pret emërtimin në detyrë.Sidoqoftë me gjithë tematikën që përmbante,Shkolla e Plotsimit të Oficerëve në Tiranë,nuk mund t’i paiste kursantët e vet me dijenintë e duhura.Për këtë arsye i shtyrë edhe nga vëllezërit e tij,Mustafai merr rrugën për Itali,duke nisur studimet në Akademinë e Lartë Ushtarake,në Torino.”Në Itali,Mustafai kishte pritur me padurim t’a mbaronte shkollën që të kthhej në atdhe dhe të jepte ndihmesën e vet,si tërë studentët e tjerë shqiptarë që kishin mbaruar shkollat evropiane.Si antifashist dhe nacionalist njëherësh,në çastin e betimit tradicional,oficeri i ri,refuzoi puthjen e flamurit italian.Pikërisht këtë fashistët nuk do t’ia falnin kurrë,ashtu sikundër edhe Mustafait,urrejtja për ta nuk i rreshti asnjëherë”.(A.Faja”Trimi plumbin e fundit e ruan për vete””Omska”-Tiranë 2000,faqe 26-27)
Në fillim të viteve 30-të të shekullit që lamë pas,me urdhër të Ministrisë së Luftës Shqiptare,Mustafa Deliallisi,caktohet si komandant i degës ushtarake në Burrel.Ndonëse Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë,pati graduar mjaft prej burrave të Matit,edhe fjala e Mustafait bënte vend në vatrat e matjanëve.Burrat e Matit shihnin tek Mustafa Deliallisi jo vetëm oficerin kërkues të disiplinës ushtarake,por edhe trimin që ngarendëte në kufijtë e Shqipërisë,për t’u bërë ballë krejt provokacioneve serbe.Ka qenë pikërisht trimëria e tij,që në vitin 1940,me krijimin e Komisariatit Civil për Tokat e Lirueme,biri i Shijakut caktohet në funksionin e komandantit të trupave të ushtrisë shqiptare,në tervat etnike në Mal të Zi.Gjatë qëndrimit të tij si pos komandant në Ulqin,Mustafa Deliallisi do të merrte në mbrojtje të gjithë shqiptarët e atyre viseve të cilët ç’prej vitit 1880,ndjenin në supe peshën e rëndë të robërisë malazeze.Ai ngriti në Ulqin e Tuz flamurin shqiptar dhe u kujdes që shiptarët etnikë të mësonin gjuhën e nënës së tyre.Kanë qenë këto arsyet që në marsin e vitit 1941,forcat malazeze në bashkëpunim me ato italiane organizuan një pritë kundër tij,por falë trimërisë Mustafa Deliallisi i plagosur mundi të shkojë në rrethina të Shkodrës ku u strehua dhe mjekua tek miqtë e dikurshëm të tij,vëllezërit Kazazi.Duke njohur autoritetin e madh që Mustafa Deliallisi gëzonte në Shijak e rrethina,në fillim të vitit 1942,Mustafa Kruja e cakton me detyrë në qarkkomandën e qytetit të Durrësit.Vetë funksioni që kryente do ta çonte burrin trim të Shijakut të njihej lagje me lagje e shtëpi më shtëpi,jo vetëm në Durrës por sidomos në Vorë,Pezë e Shijak.Gjatë takimeve të tij në Pezë me Kajo Karafilin dhe Myslim Pezën,ata do t’i paraqisnin një “antiitalian” të tërbuar Mehmet Shehun.Por ky që në bisedën e parë që bëri me Mustafain u shpreh hapur se legalistët dhe ballistët ishin armiq të komunizmit dhe nacionalçlirimtarëve,burri i Shijakut do të vazhdonte tanimë lidhjet e tij me Abaz Kupin për të ringjallur idetë monarkiste dhe për të luftuar që Mbreti Zog të vinte sërish në atdhe,si simbol i bashkimit të shqiptarëve në luftë ndaj okupatorit dhe mortajës komuniste.Vetë dokumentat e historiografisë komuniste në bëjnë me dije se “Elementë kryesorë kundër çetës së Pezës përbëhen prej armiqve personal të familjes Peza,që janë Deliallisët në Shijak dhe Iahja Mancaku në Ndroq”(Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë,Fondi “Konferenca e Pezës” dosja 195,fleta 4 ).Në të vërtetë këto familje ishin armike të komunizmit dhe jo familjes Peza,pasi vëllanë e Myslimit,Shyqëriun,i cili ishte komandant i një çete nacionaliste,Mustafa Deliallisi,ruajti deri në fund respektin dhe mirënjohjen e thellë të tij.Në nëdnorin e vitit 1943,menjëherë pas kapitullimit të ushtrisë italaine,komunistët e klikës së Tiranës,të yshtur nga Beogradi,filluan nga sulmet e tyre konfrontuese ndaj forcave gjermane.Këto sulme në të vërtetë nuk mund t’i kundërviheshin divizioneve gjermane por në thelb kërkonin djegjen e qyteteve të Shqipërisë pasi komanda gjermane ishte shprehur qartë,që për çdo ushtarë të vrarë të saj,do të vriste dhjetë shqiptarë e do digjte vendin.Komunistët e pezës,me anë të fijeve të tyre në Shijak,u përpoqën të luanin edhe në atë qytet vallen makabre të rrënimit e të shfarosjes por falë zgjuarsisë së Mustafa Deliallisit nuk ia arritën dot qëllimit.Kapiteni i xhandarmërisë së Shijakut duke ndjekur me fanatizëm urdhërat e Ministrit të Brendshëm Xhafer Deva,u përpoq të shmang sa më shumë konfliktet e shqiptarëve me komandën gjermane,madje u përballë vetëm në dy-tri raste me bandat komuniste të klikës beograd-Tiranë.Në fillim të vitit 1944,ishte pikërisht kjo bandë që kërkoi t’i bënte atentat Mustafa Deliallisit por pa sukses.Atentatori një djalosh 18 vjeçar nga rrethina e Shijakut,u mbajt i burgosur vetëm 24 orë e më pas u lirua me urdhër direkt të Mustafait.
Ndërkaq marsi i vitit 1944,shënoi betejën e parë të hapur të nacionalçlirimtarëve shqiptarë kundër forcave mbretërore të Lëvizjes së Legalitetit,të kryesuara prej majorit legjendar Abaz Kupi.Tashmë ishte e qartë se klika komuniste e Tiranës,nuk pati dalë në mal për të luftuar okupatorin,por shprazte disa pushkë aty-këtu dhe deklaronte se nuk do ta ndante pushtetin as me “Ballin Kombëtar” dhe as me “Lëvizjen e Legalitetit”.Për më tej në pranverën dhe verën e vitit 1944,lufta vëllavrasëse e inicuar nga Beogradi merrte qindra e mijëra jetë njerëzish të pafajshëm,ndërsa gjermanët sodisnin këtë akt makabër të tragjedisë shqiptare.Mustafa Deliallisis në bashkëpunim të ngushtë me Abaz Kupin fillon nga organizimi i çetave legaliste në zonën e Durrësit,Ndroqit dhe Shijakut,të bindur se lëvizja mbretërore do të ishte përcaktuese për fatet e ardhshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ushtarak me horizont të gjërë e sidomos i prirur për luftën dhe kauzën e drejtë të kufijve etnike shqiptare,Mustafai do të bashkëpunonte ngushtësisht dhe me Rexhep Mitrovicën,Bedri Pejanin, Xhafer Devën e Fuad Dibrën për të vënë në jetë vendimet historike të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit.Gjatë kësaj periudhe,si kudo edhe në shijak patën nisur idetë komuniste.Mandej traktatet e tyre,të futura nën derë,në errësirën e natës bënin fjalë për “armiq” dhe “tradhëtarë” si Mustafa Deliallisi etj.Disa të tilla shpërndaheshin kohë pas kohe sidomos në shkollën qytetëse të Shijakut,atë që e pat ngritur decenie më parë,me aq mund e sakrifica,vetë i jati i Mustafait.Burri nga Shijaku,jo vetëm që nuk u hakmorr ndaj mësuesve të shkollës,por edhe gjente kohë,pa rënë në sy,t’u kumtonte atyre për përallat e rrejshme të komunistëve.Madje edhe kur nga komanda ushtarake gjermane i kërkohej kapitenit të xhandarmërisë shqiptare,Mustafai të jepte informacion mbi propagandën komuniste në shkollë,ky duke numëruar rreth 20 mësues shkruante ; “Janë me sjellje të mirë morale e politike”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 470,viti 1944, dosja 2,fleta1 ). Njëherazi,janë me dhjetra njerëz që kanë dëshmuar dhe dëshmojnë për burrin nga Shijaku me zemër të madhe,burrë i cili deri në fund lultoi vëllavrasjen midis shqiptarëve.
Në shtator-tetor 1944,në krye të çetës legaliste të Shijakut,Mustafa Deliallisi shkon në Pezë,duke kryer një varg aksionesh kundër gjermanëve.Duhet thënë së në këto aksione të përbashkëta me Ballin Kombëtar dhe Legalitetin,ngjallën shpresën tek mijëra shqiptarë të ndershëm,për misionin e madh të nacionalizmit.Por,pikërisht në këto momente,makina dhunuese e internacionalizmit proletar,filloi të godase më fortë se kurrë shqiptarizmën e kulluar të “Ballit Kombëtar” dhe “Lëvizjes së Legalitetit”.Preza u shndrrua në një arenë përleshjes të egra ku ditën nisën të bombardojnë gjermanët,ndërsa natën forcat komuniste vinin deri në rrethina të Kalasë duke djegur shtëpitë e fshatarëve që ishin shndrruar në baza nacionaliste.Edhe në këto momente kaq tragjike, Mustafa Deliallisi do të tregohej kurdoherë i pjekur dhe i matur.Ai do të njihej pos të tjerve në këto luftime edhe me burra të tillë të shquar si Gaqo Gogo,Mid’hat Frashëri,Ali bej Këlcyra,Abaz Ermenji etj.Në bashkëpunim të ngushtë sidomos me kapedanin tjetër mbretëror Xhemal Gjergjin,ai për javë të tëra,do të ishte mburojë e sigurtë e Prezës prej sulmeve të komunistëve të Tiranës.Në ditët e para të nëndorit 1944,ndërsa po organizonte burrat e Shijakut pas një luftimi të ashpër,dikush e kërkon Mustafa Deliallisin të shkojë fshehurazi në një shtëpi në pezë.Aty gjen korierin nacionalçlirimtar me një letër të Dali Ndreut,i cili ishte caktuar si komandant i Shatbit për Tiranën.Daliu, e pati njohur Mustafain që në Akademinë Ushtarake në Torino,ku kishin qenë shokë klase.Për më tej duke njohur besën dhe burërinë e shijakasit,Dali Ndreu pati pirë gjak me Mustafanë duke u bërë vëlla.Me anë të një letre ky e fton Mustafanë të linte idealin mbretërorë dhe ti bashkohej lëvizjes nacionalçlirimtare,duke mos u gënjyer nga “përallat me mbretin Zog”. Mustafai pasi elexoi letërn,drodhi një cigare dhe i tha korrierit partizan”Se kush është gënjyer,unë apo Daliu,do ta provojë historia.Por unë s’mundem me u vu nën urdhëra të beogradit.Jeta kurrë s’do më dhimbset me e dhanë për Atdhe e Mbret!”.
Në mënyrë barbare ashtu siç e kishin zakon komunistët,vetëm dy ditë pas kësaj përgjigjjeje,ata vrasin tradhëtisht vëllezërit e Mustafait,Kapllanin dhe Jakupin.Dy varre do të çeleshin brenda një dite në shtëpinë e Deliallisit në Shijak dhe mijëra banorë të qytetit do të merrnin pjesë në përcjelljen e tyre.Duke u ndarë me vëllezërit e tij të shtrenjtë,në heshtje Mustafa Deliallisi betohej se do të mbetej deri në çastin e mbramë një luftëtar i paepur kundër mortajës komuniste.Ai do të vazhdonte luftimet në krye të çetës së tij,jo vetëm në Prezë por deri në Laç,Lezhë e Mirditë,tanimë kundër nacionalçlirimtarëve vrastarë,emri i Mustafa Deliallisit përcillej ndërkaq me respekt në krejt lëvizjen mbretërore shqiptare si një prej mbështetësve të Abaz Kupit në Durrës e rrethina. Me largimin e ushtrisë gjermane në nëndorin e vitit 1944 ( ajo që më pas u quajt fitorja legjendare e komunistëve të shtetit amë ) ishin me dhjetra nacionalistë që muarën rrugën e mërgimit.Mustafa Deliallisi,shkoi vetëm për një natë në shtëpi,në janarin e vitit 1945 dhe i tha nënës e gruas se nuk kishte ndërmend të largohej por do të luftonte me armë në dorë kundër komunistëve.Ai i përqafoi në mesnatën e ftohtë të janarit nënën,gruan dhe fëmijët i bindur se nuk do t’i shihte më,kërkoi uratën e nënës.”Perëndija të ndihmoftë”kish mundur t’i thoshte nënë Tushja.Dhe prej atij momenti, për trimin Mustafa Deliallisi do të niste jeta plot rreziqe e kaçakut.Ai mbretërori që pati shkelur flamurin italian,që pati luftuar përkrah Abaz Kupit më 7 prill 1939,u shëndrrua në simbol të bashkimit të popullit të Shijakut pa dallim idesh,ai që kreu sa e sa aksione kundër gjermanëve nga Preza deri në Shkodër,tani duhej t’i fshihej dorës tradhëtare të komunistëve shqiptarë.Shijaku, Durrësi,Rrogozhina e Ndroqi u bënë vendet e shenjta që ruanin kaçakun dhe burrin Mustafa Deliallisi.Me dhjetra herë forcat e sigurimit famkeq të shtetit komunist,i zunë pritë trimit të Shijakut,por si doli fitimtar duke qenë trim,ushtarak me përvojë dhe ngase njihte mjaft mirë terrenin,dalëngadalë,Mustafa Deliallisi po shndrrohej në legjendë për krejt nacionalistët në Shqipërinë e mesme.Ndërsa në verin e vitit 1945,klika komuniste e tiranës,bastis shtëpinë e Mustafait në Shijak dhe internon në rrethina të beratit nënën,gruan dhe fëmijët e tij.Kalvari i tyre do të fillonte atje për të vazhduar pesë decenie me radhë.Ndërkaq shtëpia kasollë në rrethina të beratit ruhej prej gjithfarë strukturash të sigurimit famëkeq shqiptar,nga frika se mos shkonte aty Mustafai dhe i merrte me vete fëmijët e gruan.Por burri i Shijakut e ndjente se s’do të kish asnjë mundësi t’i shihte së paku për disa çaste të afërmit e vet.Ai endej nëpër pyjet e Shqipërisë së mesme,i mbrojtur kurdoherë nga populli i asaj zone,i cili shihte tek Mustafai mishërimin e antikomunizmit të papërkulur deri në vdekje.
Kështu deri në çastin e mbramë,në 18 dhjetor 1948,i rrethuar nga qindra forca të ardhura enkas nga Tirana,në një prej shtëpive të Shijakut,plumbi gjen zemrën e burrit.Vdekja e Mustafa Deliallisit u tregonte komunistëve të Tiranës,se ideali kapërcen jetën fizike për të jetur përfundimish në memorien e Kombit dhe shtratin e Atdheut.Kostoja e një nacionalisti asht sublimja,por morali e shenjta e tij.
Gazmend Nushi says
E lexova me Interes,se gjyshja ime eshte vajze e kesaj dere nona e nones ,pra nga bejleret e Shijakut dhe me erdhi mire qe dikush ka shkruar dicka qe ne librat e histories Shqiptare nuk egziston.Sepse histortine e kon bo komunistet sipas qejfit te tyre duke mos posqyruar relitetin.Shume gjona I dija ,por jo te gjitha dhe e falenderoj personin qe ka bo kete pune te mire dhe nje here urime
agron deliallisi says
E lexova me shum interes sepse jam krenar qe jam nipi i Mustafaijt ,por autori i shkrimit nuk e ka pershkruar (plumbin e fundit e ruan per vete ) sepse me ça me ka tregu babai im mua, autori i shkrimit nuk e specifikon ,se xha Faja gjet rafmet u rrethu ne shtepin e vellait te vet ose gjyshit tim Gani bej deliallisit nga forcat ediktatures komuniste ,dhe i biri i Gani Bej Deliallisit Skenderi ishte vetem 18 vjeç kur Mustafa Bej Deliallisi vrau veten se nuk donte ti binte ne dore te komunistave ,qe keshtu e pesoi dhe Skenderi nga diktaura komuniste .GJithsesi autori eshte i nderuar per permbajtjen e biografise Mustafait dhe te gjith Deliallisve ne SHijak (veçanarisht te presekutuarit)