ZV/KRYETARJA E BASHKISË MAT VIZITOI VATRËN/*
Të Premten, 10 Nëntor 2017 në mesditë zv.Kryetarja e Bashkisë së Matit, zonja Znj. Anjeza Perlesha Shema, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në Bronx, NY.
Ajo shoqërohej nga z. Edison Frangu,i cili ndjek programin (Fellowship) te Atlas Corps, financuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane dhe Departamentit i Shtetit Amerikan per “Liderat e rinj te Shqiperise”, momentalisht shërben ne nje organizate per qeverisjen e hapur ne Washington DC.
Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen anëtari i Kryesisë së Vatrës, z. Zef Balaj. Më pas takimin e ka drejtuar Asllan Bushati, i cili u foli mysafirëve për Vatrën dhe fokusimin e saj në cështjen kombëtare dhe prezantoi shqetësimet e Federatës Vatra për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet Kombëtare.
Zv. Kryetarja e Bashkisë falenderoi për mikpritjen dhe tha se në ditën e tetë të vizitës së saj në SHBA, sot po realizonte një vizitë që e kishte dëshiruar prej kohësh dhe e kishte planifikuar për ta kryer. Ajo falenderoi z. Edison Frangu, që u lidh me Vatrën dhe mundësoi këtë vizitë. Më pas zonja Shema ka prezantuar Bashkinë e Matit vlerat historike, artistike, turistike, që Mati mbart, dhe mundësitë për një bashkëpunim me Federatën Vatra, e cila është përfaqësuese historike e shqiptarëve të Amerikës e dalluar për punët e mëdha Kombëtare përgjatë 105 viteve.
Z. Edison Frangu ka prezantuar përvojën e tij në punët e pushtetit lokal dhe përvojën e re që po fiton gjatë programit. Ai parashtroi idetë e tij për bashkëpunimin e Vatrës më Shqipërinë dhe trojet e tjera etnike, konkretisht edhe me bashkinë Mat.
Edhe anëtari i kryesisë së Vatrës, z. Marjan Cubi, pasi i ka përshëndetur mysafirët ka treguar përvojën e tij 40 vjecare në Vatër, përballimin e vështirësive me të cilat është përballur Vatra gjatë luftës së ftohtë të Komunizmit, ku ajo, si kundershtare e komunizmit, ishte mes dy zjarreve: Tiranës dhe Beogradit, që të dy i kishte në shpinë.
Zef Balaj u ndal në punën e konsiderushme që kanë bërë shqiptarët Amerikës, vecanërisht vatra dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për ceshtjen shqiptae dhe luften në Kosove.Ai solli kujtime nga përballja me shtetin dhe ideologjinë komuniste.
Biseda ishte e lirë dhe secili jepte mendimet e tij për ndryshimin e klimës politike në Shqipëri e Kosovë, për marrdhënie më të mira mes diasporës dhe vendlindjes, për projekte konkrete etj.
Mysafirët u përshëndetën edhe nga koordinatori i Vatrës me mediat Dritan Haxhia,anëtari i këshillit të Vatrës, Kujtim Pore, aktivisti Tom Gjergji etj.
Editori i Diellit i njohu mysafirët me historikun e Vatrës.
Mysafirët u interesuan për funksionimin e Vatarës, shtrirjen e saj, veprimtaritë, marrdhëniet që Vatra mbanë me ambasadën amerikane në Tiranë dhe Departamentin amerikan të shtetit si dhe marrdhëniet me institucionet diplomatike shqiptare në SHBA.
- Per me shame fotografi shkoni ne facebook(dielli vatra)