Nga Alban Kolonjari/
Atlético de Madrid telefonon Hysaj për herë të dytë. Në minutën e 79-të të takimit Napoli-Fiorentina 6-0, tranjeri napolitan Gennaro Ivan Gattuso, largoi nga fusha mbrojtësin Kostas Manolas dhe hodhi ën fushën e lojës (Kapitenin e Kosovës) Amir Rrahmani i cili u vendos në krah të një tjetër Kapiteni atij të Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj, duke bërë që mbrojtja e Napolit të flasë shqip. Mediat dhe specialistët i vlerësuan paraqitjen e të kapitenëve me nota pozitive. Por pavarësisht paraqitjve pozitive në fushën e lojës, midis Napolit dhe Elseid Hysaj nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe firma e kontrates së re nuk është hedhur. Situata e midis Hysaj dhe Napolit po ndiqet nga shumë klube në Itali por edhe në nga klube të tjera europiane dhe një nga këto është edhe Atlétiko de Madrid.Atlétiko e Madrid Atlético de Madrid ka një problem të performancës në anën e djathtë, pasi Kieran Trippier ka luajtur shumë pak që nga ardhjes së tij nga Tottenham Hotspur. Edhe Sime Vrsaljko nuk ka një përfomance të mirë pas kthimit pas një serie serioze lëndimet. Të gjitha këto e shtyjnë ekipin rojiblanco të mendojë për mundësinë e shkuarjes në tregun e transferimeve me idenë e përforcimit të këtij pozicioni, me shqiptarin Elseid Hysaj që edhe një herë do të jetë një nga favoritët e menaxherëve të sporteve.
Lojtari 26-vjeçar i Napolit Elseid Hysaj ishte afër Wanda Metropolitano rreth një vit më parë, pak para mbërritjes së Trippier të lartpërmendur. Ai e kishte një mundësi të re për të luajtur nën komandën e trajnerit argjentinas Diego Pablo Simeone, por një shumë e përballueshme për interesat e ekipit rojiblanco, dhe kontrata e tij me Napolin bene qe Elseid Hysaj te mos perfundonte te Atlético de Madrid .Kapiteni i Kombetares Shqiptare e përfundon kontratën e tij me Napolin me 30 qershor, dhe me pas eshte i lirë për disa. Do të duhen disa ditë për të negociuar ardhjen e tij me kosto zero për çdo klub dhe Atlético de Madrid ka rifulluar kontaktet me të. Gattuso i hap derën e daljes.
Sipas mediave spanjolle ardhja e Elseid Hysaj në Atlétikon e Madrid do ta ndihmonte futbollistin shqiptar të rimarrë një emër më të madh në një ekip të klasit të parë. E gjithë kjo pasi në këtë sezon Elseid Hysaj është një nga lojtarët që ka pasur më pak minuta me fanellën e Napolit ku trajneri italian Gennaro Gattusso duket se i ka hapur derën e daljes në më shumë se një rast për mbrojtësin e djathtë 26-vjeçar për të kërkuar një destinacion fillestar që mund ta gjente një herë e përgjithmonë në Wanda Metropolitano