NATO-ja rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj Turqisë, si anëtare me vlerë e aleancës 28 vendeshe, në përpjekje për të zbutur shqetësimet e Ankarasë se ajo mund të mos ketë mbështetjen e plotë të Perëndimit. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha sot në një deklaratë se Turqia është një aleate e çmuar, që jep kontribut të ndjeshëm në përpjekjet e përbashkëta të NATO-s. Turqia, tha ajo, merr pjesë plotësisht në vendimet me bazë konsensusi të aleancës, tani që NATO-ja përballet me sfidat të mëdha të sigurisë, më të mëdhatë në një gjeneratë. Zëdhënësja e bëri deklaratën në përgjigje të “njoftimeve spekulative të shtypit” rreth grushtit të dështuar të shtetit muajin e kaluar në Turqi dhe rreth anëtarësisë së Ankarasë në NATO. “NATO-ja – tha ajo, – i sheh me rëndësi kontributet e vazhdueshme të Turqisë dhe Turqia mund të mbështetet te solidariteti dhe përkrahja e NATO-s”. Deklarata vjen një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Peterburg të Rusisë. Takimi u bë shkak për hamendje se marrëdhëniet e forta të Turqisë me Perëndimin mund të ishin dobësuar.
Putin edhe kete here ,peshkoi ne ujra te turbullta ,nje aleat te mundeshem te tij ,me te vetmin qellim qe Turqia te krijoi distance nga Europa e te behet pre e synimeve fashiste dhe neonaziste te kryemafiozit Putin .Po kete here nuk i mori luga uje .Ky neopushtues me kravate europiane ,qe pervehtesoi Krimene dhe vazhdon te mesyje ne teritore qe s’jane te tijat ,nuk ka asnje ndryshim nga Caret rus dhe paraardhesit e tij stalinian, qe u ka sherbyer me konsekuence per nje kohe te gjate –Zoti e perlafte se shpejti se qelbi Europen ky surrat dylli te markes ruse !!!!!!!!!!!