*Unë nuk besoj që arrestimi i Gjikës është kryer me urdhër të Kryeministrit Rama, siç po lexoj në shumë komente në rrjetet sociale, por sjellja e kryeministrit dhe veçanërisht fjalori I tij, pasioni me të cilin shqipton burgun, kanë kontribuar./
* Muajt e fundit ka patur shumë arrestime, nga ato më të bujshmet si në rastin e laboratorit të kokainës, deri tek arrestimet masivo-qesharake të energjisë elektrike. E përbashkëta e të gjithave është krekosja e policisë për arritjet dhe përdorimi i gjykatave, në rastet kur i lënë të lirë të pandehurit, si alibi për dështimet, për mospërmbushjen e lumit të premtimeve, për keqqeverisjen. /
Opinion nga Edmond Banushi/
Sapo mora lajmin për arrestimin e kryetarit të bashkisë Vlorë, qytetit tim, u trishtova. Nuk ka vend për gëzim kur njeriu privohet nga liria, gjëja më e shtrenjtë pas jetës. Ndjeva të njëtën gjë dhe kur u arrestua Fullani. Pavarësisht se do të mjaftonin fotot për jetën e shfrenuar që bënin fëmijët e tij që të jepte dorëheqjen, arrestimi nga ana e prokurorisë m`u duk pa vend. I vetmi efekt (shumë pozitiv) qe largimi i tij, por kjo është detyre e atyre që e vunë, jo e organit të akuzës. Unë nuk besoj që arrestimi i Gjikës është kryer me urdhër të Ramës, siç po lexoj në shumë komente në rrjetet sociale, por sjellja e kryeministrit dhe veçanërisht fjalori i tij, pasioni me të cilin shqipton burgun, kanë kontribuar.
Muajt e fundit ka patur shumë arrestime, nga ato më të bujshmet si në rastin e laboratorit të kokainës, deri tek arrestimet masivo-qesharake të energjisë elektrike. E përbashkëta e të gjithave është krekosja e policisë për arritjet dhe përdorimi i gjykatave, në rastet kur i lënë të lirë të pandehurit, si alibi për dështimet, për mospërmbushjen e lumit të premtimeve, për keqqeverisjen.
Përveç Ramës edhe përfaqësues me peshë të qeverisë, përkatësisht ministri i drejtësisë dhe ministri i brendshëm vazhdimisht sulmojnë me tone të ashpra gjyqësorin. Të bën përshtypje fakti se të dy kanë patur eksperienca me vendimet e gjykatës. I pari sepse është në atë post si pasojë e vendimit të pafajësisë që mori Ilir Meta, pasi iu bë një gjykim special me një shkallë gjykimi. Dhe nëse ka vendim që ka cënuar besimin tek drejtësia është pikërisht ai. Jo dhe aq për shkak se pamjet filmike nuk ishin te qarta vetëm për ekspertët e thirrur nga gjykata, sesa për faktin që Tahiri dhe kolegët e tij, në atë kohë opozitare, e cilësuan si kulmin e padrejtësisë madje ngritën përkrahësit e tyre në revolta që kulmuan me ngjarjet tragjike të 21 Janarit. Nuk ka kuptim të flasë për ligje të gabuara kur LSI ka votuar çdo ligj që prej 2008. Ai ka qënë prokurori i 14 Shtatorit dhe e di mirë që presioni i politikës e shtynte që mitingun e paligjshëm ta quante grusht shteti.
Ndërsa ministrit Tahiri iu arrestua babai dhe gjithsesi gabim njerëzor, apo politik (siç e quajti vet ai), e ka provuar dhe ai drejtësinë që funksionoi, dhe vetëm për këtë shkak duhet të jetë më i matur kur flet.
Kjo klimë ka sjellë ndoshta edhe ndryshimin e standartit në prokurorinë e Vlorës, që për të akuzuarit për shpërdorim detyre kërkon mbajtjen e tyre në burg. Në rastin e Gjikës ai u përball njëherë me të njëjtën akuzë, pa iu shmangur as edhe një ditë proçesit, madje duke dalë i pafajshëm.
Përkundrejt rritjes së varfërisë dhe kriminalitetit, përballimit të përmbytjeve dhe çdo fatkeqësie tjetër natyrore, përgjigja nuk mund të jetë kurrësesi përdorimi pa kriter ose abuzimi me kriteret e paqarta të masës së sigurimit “arrest me burg”.
Për të dyshuarit ndoshta ka elemente që të bëjnë të mendosh një dënim të mundshëm nga ana e gjyqtarit, që do të drejtojë proçesin dhe do të japë vendimin “në emër të Republikës”, por të dyshuarve u duhen krijuar kushtet që të mbrohen. Drejtësia e shëndoshë, mbështetur nga ligje të mira, ka për detyrë t’ua krijojë ato. Organi i akuzës nuk ka nevojë për përparësi të tilla. I ka të gjitha mundësitë të kërkojë dhe gjejë (nëse ekzistojnë) faje të tjera ose bashkëpunëtorë të tjerë. Ndaj mendoj se një subjekt i dyshuar, i pafajshëm kushtetueshmërisht deri në vendimin përfundimtar (nëse pretendojmë që jetojmë në një shtet të së drejtës), duhet lënë i lirë, kur nuk ka mundësi të përsërisë krimin për të cilin akuzohet. Nga shpeshtësia e dhënies së mases “burg pa afat” ose dhe “arrest në shtëpi”, të krijohet përshtypja se ato jepen si antipastë e dënimit të ardhshëm, pra një burg i paramenduar. Shtoji këtu arrestimet me policë të maskuar, në mes të rrugës, armët në duar, filmimet etj. burgu i paramenduar kthehet në një torturë të vërtetë dhe në vendet demokratike ajo është e ndaluar.
Ndoshta kjo torturë është e domosdoshme për t’u aplikuar tek njerëz me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por duhet të jetë përjashtimi, jo rregulli.
Rastësisht për persona publike fillimi i kësaj torture është ditë e premte dhe në këtë mënyrë i jepet koha e mjaftueshme mediave të perbaltin e linçojnë, të japin dënimin e “merituar”, duke rritur artificialisht presionin ndaj gjyqtarit që do të vendosë masën e sigurisë. Zbatimi i dënimit të paramenduar te personat e mësipërm, përveç rënies psiko-fizike, do shkatërrojë përfundimisht dhe bizneset e tyre, duke flakur në rrugë dhjetëra të punësuar. Do të ishte shumë më mirë që ata të liheshin të lirë, pranë familjeve të tyre, të bisedojnë me kë të duan. Është e drejtë e secilit që të përballet me proçesin në ngarkim me dinjitet, nga pozicioni i njeriut të lirë. Unë nuk jam specialist i fushës, por kaq gjë e di ama, që njeriut i privohet liria, kur merr dënimin përfundimtar. Pikërisht kur Dënohet! Shpesh dita e dënimit të dikujt përputhet me ditën e lirimit të tij. Kjo tregon për abuzimin me Dënimin e paramenduar dhe afatet e tejzgjatura të tij.
Delikatesa me të cilën duhet të trajtohet gjëja më e çmuar e njeriut, Liria, theksohet dhe nga fakti që Proçesi Penal është i dështuar që në nisje, qoftë edhe kur në fund jepet një vendim i drejtë. Ai nuk e realizon dot misionin e tij hyjnor, ripërqafimin e individit të dënuar nga ana e shoqërise, sepse pjesa më e madhe e tyre ridënohet.
Edmond Banushi
SHALOM, MASONI EDI RAMA!
Ardhja në jetë e djalit të Edi Ramës përbën lajm në Shqipëri.
Por, akoma më shumë përbën lajm emri që ai vendosi. Më në fund, Kryeministri i shqiptarëve përmes zgjedhjes së emrit të djalit të tij sqaroi edhe më të pa-sqaruarit. Hodhi dritë mbi thashethemet që kishin kohë që qarkullonin; a është mason apo jo dhe kujt llozhe i përket.
Emri Zahon është një emër biblik, i cili gjendet rëndomë në shkrimet dhe librat e shenjtë të kishës Joanide. Sa i përket kuptimit biblik atë mund ta gjejmë të shpjeguar fare mirë në Urdhrin e V të Milicisë së Shenjtë. Me emrin Zahon, njihej ndryshe Lorica Chiefa. Ndërsa në kuptimin etimologjik të fjalës Zahoni është personifikim i një personi i cili simbolizon parinë, një qënie superiore, patriarku i parë i cili është në krye të masës, pra njerëzve të thjeshtë e injorantë.
Dhe Edi Rama jo pa qëllim e ka zgjedhur këtë emër. Së pari, përmes kësaj zgjedhjeje ai i bëri qejfin dhe nderoi mikun e tij, Irvin bregoviç, i cili jo vetëm që udhëhoqi fushatën e Ramës për kryebashkiak gjatë vitit 2000, por edhe vazhdon të jetë këshilltari mediatik i tij.
Së dyti, duke u nisur nga kuptimi i emrit Zahon, Kryeministri Rama nxori në pah atë që ai e vuante prej kohësh, dëshirën për të qënë superior, dëshirën për të parë masën, pra shqiptarët, si një kope delesh. Në masoneri superiori njihet si kulti i syrit që sheh çdo gjë, është kulti i sundimit. Urdhëri Superior i masonerisë është sundimi i botës, që sipas masonëve duhet të shkatërrohen të gjitha pasi fetë, pronat private dhe qeveritë janë pengesat e vërteta të lumturisë njerëzore. Kjo do të thotë të vësh mendjen në shërbim të djallit.
Edhe me ardhjen e tij si kryeministër shihet qartë që brenda 300 ditëve bizneset çifute janë rritur ndjeshëm. Udhëheqësi shpirtror i tij, Koço Kokëdhima po kryen intifatën monopoliste të grabitjes së pronës me suport të çifutit Ofer Nimrod nga Vlora deri në Konispol.
Në qeverinë që ai drejton 6 ministra njihen si njerëz që janë shkolluar në institucionet arsimore të themeluara nga investimet e Xhorxh Sorosit. Kjo do të thotë që ai po instalon llozhën masonike të Urdhërit të Pestë të Shenjtë “Iluminatus Minor”. Ja pra, Zahoni u bëftë 100 vjeç! Urojmë edhe babain e tij që Parlamentin Shqiptar mos ta kthejë në llozhë masonike, ku Ilir Meta, mos të kryejë më funksionet e kryeparlamentarit, por të shërbëtorit të llozhës të krijuar nga masoni Edi Rama.
Kjo është unaza që Edi Rama ia dhuroi çifutes me origjinë nga Ftera e Sarandës, Elisa Spiropalit, e cila sot mban postin e drejtoreshës së Doganave. Ai ndoqi një rit të llozhës së shenjtë, që pas kryerjes së një urdhëri të caktuar i kalohet personit më të besueshëm.
boomalbania@gmail.com