CITY ISALND – BRONX NY : Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij, z. Bujar Nishani, dekoroi mbrëm në një ceremoni të organizuar nga familja Gjonaj, në Nju Jork, me rastin e vizitës së tij në SHBA, asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj . Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, si dhe disa nga udhëheqësit vendor, zyrtarët më të lart të qytetit të Bronxit, përfshirë Bronx Borough President Ruben Diaz Jr., me Zonjën e Parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Assemblyman Marcos Crespo, veprimtarë të dalluar të komunitetit, drejtues të shoqatave shqiptare në komunitet, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ceremoninë e moderoj, me plot talent Linda Gojçaj. Pas ekzekutimit të dy himnve kombëtare të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtaria Albërie Hadërgjonaj, dhe e bija Angjelina, dhe leximit të dekreteve nga Drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc , Presidenti Nishani dekoroi me dekoratën “Nderi i Kombit”, zotin Mark Gjonaj, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Ceremonia, u mbajt në lokalin e njohur Don Coqui Restorant, zonën bregdetare e quajtur City Island, në Bronx – Neë York.
Zoti Gjonaj – asambleisti demokrat i Distrikitit 80të në Bronx NY, është anëtari i parë shqiptarë në Kuvendin e Nju Jorkut. Ai është një besimtar i fortë, i kudo gjendur në shërbim të komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. Mark, në jetën komunitare, është një anëtar i komunitetit, krenar që është shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike, duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, anëtar i Vatrës. Në lidhjet e tij me komunitetin shqiptarë, zoti Gjonaj, është gjithashtu bashkë-themelues i Shoqatës “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”.
Në ceremonin e dekorimit, ishin të pranishëm bashkëshortja Roberta, dhe dy fëmijët e tyre, Nikolla dhe Jozefi, prindërit, dhe anëtarë të tjerë të familjes Gjonaj, stafi i zyrës së tij, miq, shok , dashamirë dhe mbështetës të tij, në zonën elektorale 80të.
Presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr. duke i uruar mirëserdhjen në qytetin e tij – presidentit të Shqipërisë, zotit Nishani, tha se “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, që sot vetëm 24 orë mbasi qytetin tonë e vizitojë Presidenti i SHBA, Barck Obama, të kemi nderin që në qytetin tonë, të jetë për vizitë një President tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani më Zonjën e Parë, Odeta Nishani”
Kurse, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, në Nju Jork, me këtë rast në emër të Presidentit të Bronxit Ruben Diaz Jr. dhe qytetit të Bronxit, i dhurojë Preisdentit të Shqipërisë z Bujar Nishani – një skulpturë me “Shqiponjën e Kristaltë” të qytetit.
Duke përshëndetur me këtë rast të gjithë të pranishmit, kreu i shtetit shqiptarë, vlersojë lart rolin e kontributin e diasporës në çështjen kombëtare, demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit, përpjeket e shqiptarëve të amerikës, për liri dhe më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e tjera. Kurse, duke ngritur lart lidhjet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe SHBA, presidenti Nishani, i dha një meritë të veçantë shqiptarëve të Amerikës, në krjimin e këtyre lidhjeve, të cilat ai i quajti lidhje historike , të SHBA dhe Shqipërisë, shqiptarëve dhe amerikanëve, dy popuj miq të pandarë, tha zoti Nishani, që na lidhin vlera dhe principe të lirisë e demokracisë.
“Diaspora shqiptare në Amerikë, tha ndër të tjera Presidenti Nishani, ka një rol dhe kontribut historik në çështjen shqiptare. Por, ka edhe një histori të përbashkët, histori marëdhëniesh të ndërtuar në bazë vlerash më të mira, që përfaqësojnë dy popujt tanë. Siç mund t’a shihni edhe sot në këtë darkë, shqiptarët kan edhe më shumë miq amerikan , gëzojnë respektin e Amerikës, dhe të amerikanëve, në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku organizimi komunitar, është jo vetëm një e drejtë, por edhe një mënyrë për funksionimin e shoqërisë, dhe aftësia për të bashkuar kontributin personal – është një garanci suksesi. Kësisoj, theksojë ai dëshirojë t’ju inkurajojë, që ju t’i jepni me praninë tuaj aktivitetit të shqiptarëve të Amerikës, gjithë dimesionin e mundëshëm për sukses edhe begati, për ju për familjet tuaj, për kombin tonë, për Shqipërinë, Kosovën , shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, diasporë, dhe kudo në botë”
Kurse, zoti Gjonaj, duke falënderuar për vlerësimin e rëndësishëm nga kreu i shtetit, theksoi se ai falënderonte nga zemra, Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani, për nderin dhe vlerësimin që i bënëë! Në fund të kësaj ceremonie dekorimi, u shtrua dhe një kotejl nga familja Gjonaj.
Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut
45-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi.
Gjonaj – u bë shqiptari shumë i suksesshëm, mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas ish kongresistit Joseph DioGuardit, i cili është me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë), të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit, dhe të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptarët e Nju Jorkut, janë bërë pjesë e mbështetës të fuqishëm të tij,- duke e parë atë si atë të një përfaqësuesi i parë i komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut, posti më i lart deri tani në Amerikë nga shqiptarët.
Mark Gjonaj, është bër zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi ai tani përfaqësonë edhe lagjet me të populluara me shqiptarë, në Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park. Ai flet jo shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe.
Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me mbi dy milion banorë. Mark Gjonaj, jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.
Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati – New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.
Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës – New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa t’ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.(BEQIR SINA)
Fatbardh Doci S.C New York says
Pershendesim Presidentin e Nderuar te shqiperise shkelqesin e ti Mr. Dr.Bujan Nishnin Per Vlersimin me vend e ne kohen e duhur te Nderuarit Mr.Mark Gjonaj Asamblist i Shtetit New Yorkut.
Urimet me te mira per Honorabla Mr.Mark Gjonaj per dekoraten e larte me pergjegjsi te madhe “NDERI KOMBITE”.
Ky eshte vlersimi me i merituar per diasporen shqiptare.
Mr.honorable Mark Gjonajt ne fillim ja kemi degjuar zerin kur po shetisnim me nje shkoun time andej nga moris parku per kerkuar nje shtepi me qera.
Shof ne rruget e ne kryqezim flaamuj te kuqe shqiptar me shqiponjen dy krenare e ngjitur flamuri me 50 yje i USA.
I them shokut ne krah Fatmir Filaj artiste ne ansamblin e kengeve e valleve ne shqiperi.
Ne paratez:
Paska shqiptare edhe ne kete ruuge???
Pa mbaruar fjalen na u pergjigjen dy Zonja(Ms. apo MRS.) qe ishin aty afet “po tha ka shume biles”.Na pyten shqiptar jeni ?? Po iju thame.
Po ju nga jeni ??Njera ishte nga Shkodara e tjetra nga Tropoja-Malsia e Gjakoves.
Une e pyta Tropojanen nga jeni ?/
me tha nga Gashi??
Gashi esht fise i mdhe, po nga c Fshate ?
Nga Kovaci.
Po c fare familje je ne Kovac??
Hoxhat e Gashit.
Po e kjtna je ne Hoxhaj?
E Ram Muj Hoches( i quajtur Luani i maleve).
Ja dhash edhe nje here doren .Qenkem i patriote dhe te aferme.
I tergova qe familja e jone ka patur lidhje stergjyshore me hoxhajt i kemi nipa,e lidhjet kane vazhduar nder breza(deri ne ditet e sotme), kan marr pjese ne luftarat per ceshtjen kombetare.
Ms.Hasimja nuk dinte lidhjet sepse Babaj(Rama) ju vra(pushkatuar pas luftes II B.) kur ajo ishte 4-5 vjece,dhe jeta e emigraciocionit e shkepute njeriun nga kontaktet ).
Une i spjegova qe babaj ime ka qen oficer karrjere dhe kane qen ne grupoet e oficerave pro demokrat me Tahir Hoxhen -xhaxhaj i Rame Mujes),e dhe me Rame komandatin e cetes I-re ka qen i njohur e kan bashkpunuar.
Ramen ishte ilegale ,Beqir Ndou nuk e ngacmoj,kiahte shpresa thonin tek Veli Nimani e Beqir Ndou.Por asnjeri nuk ishin ne pozita kryesore(Beqiri ne tropoje Kukes,deri 46 pastaj e largua),.Kur e lukujduen edhe Veli Nimanin e kuptoj se ju ngushtua rrethi e ju tha shokve edhe shpresa e fundit e imja hupi-humbi).
Rama u pushkatua dhe filloj kalvari i persekutimeve te famijes(te me falin familja nuk mund te bej pershkrimin e saje tani).
Por ne demokraci Ram Muja u vlesua me titullin “Martir i demekracise” e meritone sepse esht nder cetat e para- “ceta e malsis” qe kryen “aksionin E Shumriese ” i njohur per rendsin levizjes kombetar shqiptare me 15 prill 43,ne bshkpunim me Kashillin e malsis(M.S.Historiku i Tropojes Hist.Luftes Shqiperise)) dhe me ceten “Emin Duraku” te Kosoves(I.K.Malaj historian).
Te flasish per fshatin Kovac- Kovacin esht histori e gjat .Por po marrim vetem krahun e Ram Mujes esht intresante Ram Muja esht nipi i Tahir Hoxhes,Rama ka formau ceten e pare partizane ne malsin e Gjakoves,Vet ka qen komandatnt e komisar pak kohe Fadil Hoxha e pastaj Beqir Ndou.
Ceta i furmua ne klysure buze lumit VALBONA me 12 maj 42 me 15 veta Zeq Hyseni-D.-Zalli,me 2 djemet Rexhepin e Imerin ,Ali Ukshin,Mal S. Malaj,Imer Zeneli,Sokol Shpendi,kapiteni i rretheve te Gashit etj..(I.K.M,B.N.)
Ne ket cete mori pjes dhe babaj ime Veli Nimani(me vllezer Ali,Shaban Maxhun,etj) kur dezertoj nga ushtria 20 shkaurt 43(Gjakove P.Dishnjica).
Pastaj kur u krijua kshilli i malsisie muar pjes Tahir Hoxha dhe 30 te tjer(me 2 mars 43 ,shpallur me 10 mars 43 ne shtepin e Sadik Zenunit -Gashe-Barbate-Shkelzen(Rev. D.Ram Cela-j NY 2003).
Tahiri ne fillim u caktua kryetar e Veliu nenkryetar ,por pas 2 dite Tahiri kalon ne komanden e nenprfektures dhe dergon leter V.N. qe mos me prisni .Kam filluar punen, u zevedsua nga nenkryetari( M.Memia,Dh.Pilika).
Ket histori ja tregova Ms.Hasimes vajzes- Ram Mujes(Hoxhes) e cila ishte shume e indinjuar per vrasjen e babajt-Ram Muje Hoxhes nga sigurimi i shtetit.Dhe familja esht persekutuar nga regjimi moniste (emigrante Jugosllavi-Kosove pastaj ,,USA).
Por sidoqofte per ta qetsuar i thash lufta e jeta ka gabimet e veta.Ne demoraci nje antar i kryesie PD.(Hoxha) me pyeti ne vecanti:
“C fare thote populli i malsisie po ta dekorojm Ram Mujen”?
Asgj ,i thash Ram ka marr pjes ne mbledhje e aksion me partizanet por jo inkuadruem ne njesitet Prtizane ase ne PKSH.Nuk ka vra asnje njeri.Ne nje takim ne (fshatin Dege ku ishtete qendra e shtabit aleate) i tha:”Veli Nimani “Ram ke merita qe ne shkumbin e perpehjte(larte) pak njerz i kane keto merita.. Duhet bashkimi e bashkpunimi kunder armikut-kjo esht detyra e jone.”:;Ram perseri shkonte ne mbledhje e aksione por vecante deri sa u shkeputur nga levizja me 10 korrik 44.
Dalim nga parateza.
Pyesim Zonjat .
Po kush i ka vendosur keta flmujt kuq e zi me shqiponjen dy krenare.?
-Nje Bisnesmen nga Shkodra quhet Mark Gjonaj esht atdhetar i madhe,ato ashtu e dinin por- Reci esht nden Mal te zi por ka dhe ne shkoder nuk kane gabuar-esht dhe pjes e tokes Ilir Nga Ulqin -Tivari,Parafusha ne veri deri ne Nish nga Komanova(perendim), ne ne amfileksi ne jug deri ne lefkos e prvez qe perfshin 5 vilajet qe i thekson Prof. Neol Malcomi
Kosova
Shkodra
Manastiri
Selanuku
Janina
Ne kemi frike te permendim ,kufite,5 vilajetet ,gjuhen e lashte etj etj.por akademiket duhet thyejn rutinen qe jemi mnder me te vjetrit ne Ballka(M.K.)Nuk jemi moter ase vlla me dhuhen indoeropjane por baza e gjuhve europjane prej nga kane marr e pervetsuar te tjeret sidomos greket qe kan ardhur VII BC e sllavet nuk diskutohet fare qe jan te dy palet jabanxhi te ardhiur.
Gjithashtu me shkoj mendja dhe tek ngitja e flamurit dyte (pas 469 vitesh)me 28 nentor 1912 nga Isamail Qemali ne saje te disa kryngritjev te fuqishme te drejtuar nga Hasan Prishtina me shoke).
Sa gjak esht derdhur per ket flamur,sa luftra jane bere per te fitur kete falamur??
E sote valvite lirshem ne shtetin e New Yorkut i ngrituar nga nje Atedhetar i flaket i ceshtejs kombetare i cili harxhon nga ekonomija personale pa asnje perfitim apo inters personal.
Vetm per tu valvitur Ne qendren e Qytetit te perbotshem.Jehona e ngritjes flamurit esht nje Krenari kombetar per cdo shqiptare.
Me kujtohet kur Republika e Kosoves shpalli Pavarsin (Me thirjen e Presidentit SHBA )me 17 shkurt 2008 u be nje manifestim madheshtore me automjet, Qytetar Shqiptar nga Kosova dardane ,mali zi,Maqedonia,lugina preshves,Camria e githandej Diaspora.Metingu qe sponatan por u be me mire se sa ata qe organizohen,policia u tregua e respektuar me kortezi bllokoj rruget per automjetet tjera,Kudo shikoje falamurin e kuq e yi me shqiponej 2 krenare qe beri Gjergj Kastrioti.Kudo flamuj ne shpine ne gjokse ne koke,ne qafe,ne shtiza,ne ahtylla, qe valviteshhin larte ne kupen e qiellit,mbi makina ,flamuj ne duar te fatosave te rinje-rejave,Pleqve e plakave burra e grave kudo valle e keng nga krahina te ndryshme veshje popullore mahnites
Turistat ndalonin dhe ashtu ndofta kote brohrsnin,per gezimin e shqiptarve.
Qysh atahet(Mr.Gjonaj kur kishte vu flamujt ne shtylla te elektrikute ne kryqzimin e rrugve te Bronxit) me ka lene mbresa te jashzakonshme pa e njohur por vetem veprimi patriotik me esht dukur si akte heroike ne kete vend per cehtjen kombetare.
Ka fitur bindshem ne zgjedhjet per asambelen e shtetit (kuvendin)te New Yorkut jo vetem nga shqiptaret por dhe nga komunitetet tjera.
Ka popullarite e esht i komunikuhem e popullore
Pershnedsim Presidentin per vlersimin e larte qe i ben punes se Asamblistit Mr.Mark Gjonaj.
Shqiptare ndihen krenar qe ne asamblen e Albanise te New Yorkut degjohet Zreri i Shqipese-Zeri Asamblistit Mr. Mark Gjonaj.
Honorable Mr.Mark Gjonaj e pershendesin dhe urojm sukese ne pune ,shendet te mire e jet e te lumture familjarishte.
Familja Doci
Fatbardh Doci S.C.
New York
Kreshnik Arberi dr. says
Artikull e komenti plotsojne konsideratat per Z.Mark Gjonaj
Ne koment ka nje rreshqitje ndofa duke patur prasysh Gani Begun ai esht larguar ne menyre demonstrative me 10 korrik 44 ne mbledhjen e valbone .
ndersa Rame Muja thone u menjanua me 28 gusht 43,ka mendime qe esht nise per aksionin e gjakoves shtator 43,kunder italianve,por nuk ka te dhena te sakta .