-Filozofia e vërtetë shihet te sjelljet e jo te fjalët (Mone)-
Shkruan: Violeta Mirakaj-New York-
Vjeshta sapo ka nisur të përkëdhelë ajrin dhe të prarojë degët e pemëve. Ditët, javët, muajtë zvarriten në trysninë që është krijuar për shkak të rrezikut të virusit. Dhe se janë prish ekuilibret standarte të jetës së mëparshme spikat qartë thënia e Alber Kamy :- “ E dua këtë jetë duke u përhumbur i tëri brenda saj dhe dua të flas me zemër të hapur për të:- Ajo më jep krenarinë e fatit tim njerëzor. Lumturia është e thjeshtë dhe se Njeriu është përherë në marrëveshje me natyrën” . Të shkosh te monumenti i Njeriut është një rrugë e gjatë, një rrugë përçapjeje se është fjala për një monument ndryshe. Nuk bëhet fjalë për monumentin e një politikani, i një luftëtari, por i njeriut të thjeshtë në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Në pamje të parë nuk ta krijon idenë si mund të krijohet ku mund ta gjejmë. Sigurisht të mençurit e të gjithë kohërave kanë përsëritur gjithmonë të njejtën gjë. Gjatë gjithë historisë njerëzore në situate të ndryshme në kohë dhe vende të ndryshme, ka qenë të pranishëm ndihma, solidariteti për t’u dhënë ndihmë njeri- tjetrit. Sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, edhe në këtë fillim të këtij shekulli, grupimet dhe organizatat jo fitimprurëse joqeveritare janë të shumta, me qëllime dhe realizime të ndryshme, regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit të shteteve përkatëse. Duke e parë nga ky këndvështrim mund të renditen aktet e shumta bamirësie, ndihmën ndaj njerëzve në nevojë në situata dhe kohë të ndryshme si në rangun nacional dhe internacional. Gjithësecila ka specifikën dhe biografinë e saj, të aktiviteteve dhe ndihmës në dobi të mirëqenies së njeriut. Gjithëseciili është dëshmitar për këtë fakt, dhe aq më tepër në këtë kohë pandemie, Covid-19. Në dritën dramatike të historisë së Covid- 19 , njerëzit zhvishen nga misteri i tyre shqetësues. Gjithçka në pamje të parë ishte e qetë në normalitet, tani e gjithë bota ndjehet pezull dhe në këtë pritje universale. Shoqata “ Duar të hapura” me president Aleksander Nilaj me miqtë e tij si Kastriot Murataj etj. dhe me më shumë se 30 vullnetarë punojnë në ditë të javës, si në ditë pushimi dhe fund jave. E kanë intesifikuar punën e tyre më shumë gjatë këtij viti, ku virusi merimangë ka futur në rrjetën e saj gati gjithë globin tokësor; ka bërë që gjithë aktiviteti njerëzor të futet në një qerthull vrastar, në një situate diabolike, në një hamulli që të merr frymën. Pra në këto muaj të parehatshëm në një nga lagjet e Bronksit në Pelham Parkway, ku numri i banorëve shqiptar është i madh, një komunitet i cili dallohet në shumëllojshmërinë e aktiviteteve, për gjallërinë e saj, për mbështetjen në kushtet e emigracionit të njeri -tjetrit, të bie në sy veprimtaria e shoqatës “Me duar të hapura” me president Aleksandër Nilaj …..
Po bëhen 8 vjet ecurie, ku duart e kësaj shoqate janë të hapura për njerëzit në nevojë, jo vetëm për komunitetin shqiptar po për gjithë komunitetet, për te gjithë besimet dhe ngjyrat. Aktiviteti i kësaj shoqate ka mbështetjen jo vetëm nga komuniteti, ku vullnetarë të shumtë japin ndihmesë të ndryshme si pas kohës dhe mundësive, por ndjehet dhe përkrahja nga politika si dhe nga organizmat qeveritare me perfaqësuesit dhe mekanizmat e saj. Dhe bukurisht gjen vend proverbi arab :- “Bota është në anën e atij që reagon”.
Z. Aleksandër duke ofruar pranë kësaj shoqate miq dhe njerëz të devotshëm si Kastriot Murataj, me modestinë karakteristikë të karakerit të tij; duket sikur thotë se, bota ku jeton gjithësecili, varet në rradhë të parë nga mënyra vetjake e të kuptuarit të saj, e cila përputhet me karakteristikat subjektive të çdokujt, sipas të cilave, ajo mund të duket e varfër dhe e shkretë ose e pasur, e denjë dhe e këndshme. Pra, nga gjërat e vogla në pamje të parë përgatitja dhe sistemimi, shpërndarja e pakove me ushqime në dyert e shtëpive të të moshuarëve, të të semurëve dhe të të paaftëve etj. arrihen gjëra të mëdha, jeta e njeriut është e sigurtë. Nëse kërkoni gjëra pozitive, ato do t’i merrni. Ky është ligj themelor i natyrës. Këtë gjë duket se e materializon një shqiptaro- amerikan nga Selca e Kelmendit, Z.A.Nilaj.
Rrethi i Kelmendit, më saktë i Selcës prej nga ka origjinën e pajisi me dashurinë për njeriun në nevojë. Është historia e këtij vendi me banorët e saj të mrekullueshëm që kanë bërë histori; si në Luftën për Pavarësin Kombëtare, ku burrat e vendit u mblodhën dhe me mençuri hartuan Memorandumin drejtuar Portës së Lartë për njohjen e kombësisë shqiptare me administratë dhe shkollë shqipe. Janë betejat antiturke u zhvilluan tek Qafa e Kestecit dhe Suka e Mkushit; apo aty në Zall të Bruzit, trimëresha e këtyre anëve, Nora e Kelmendit vrau pashain turk. Këtu është vendlindja e Dedë Gjerit, Nikë Lekës, komandatë të pamposhtur në luftrat për liri. Një nga idhujt frymëzimi për Aleksandër Nilaj ashtu si e thotë vetë është Nënë Tereza. “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Gjej kohë të bësh mirësi. Dhe A.Nilaj me shoqatën e tij “Duartë e hapura”me grupin e vullnetarëve, si dhe bashkëpunimin edhe me organizimet dhe shoqatat e tjera me qeverinë vendore bëjnë të mundur shpërdarje me sukses në destinacionin e duhur të ushqimeve dhe gjithçka. Emrat janë të shumtë për punën e bërë si Sandra Pabon e cila ndan rreth 300 kuti me ushqime, apo Marko, Milena Marios dhe Anthoni.Përfaqësuesja e 80-th district e ansamblesë Nathalia Fernandez gjen kohë të dalë në terren , duke organizuar me përgjegjësi kohën dhe vendin ku do të shpërndahen ushqimet. Shoqata amerkane – shqiptare “Duartë e Hapura” shpërndan ushqime të freskëta çdo ditë për popullsinë e komunitetit. Mbi 10000 kutia me ushqime dhe 3500 paund produkte ushqimore, maska mbrojtëse, deyifiktues duarsh e të tjera për situatën duke patur kooperim si dhe me”Bake back America”- me devizën-“T’u bësh mirë të tjerëve është më e mira e të gjithëve. Të punosh do të thotë të mbushësh jetën me gëzim. Në një rast emergjence është marrëzi të kryqëzosh duart, është më mirë të përcaktosh rrugët dhe të mbash veten të zënë. Bamirësi nga Kelmendi mahniti Amerikanët- Ndihmon të varfërit pa kërkuar asgjë, u çon para dhe ushqime… Ai i ndihmon të tjerët pa asnjë interes dhe pa ndonjë financim nga qyteti i New Yorkut. Aktiviteti për këtë periudhë kaq problematike si në gjithë botën është intesive, por njëkohësisht është në vazhdimësi të ditëve festive si Hallueen, shpërndan kunguj, çokollata etc. në Williamsbridge dhe në vende të tjera. Pavarësisht shiut të rëndë , u dorëzojnë rreth 400 kunguj (pumkins) familjeve dhe antarëve të komunitetit, si dhe jashtë në lagje të tjera, bëhen operime për mbledhje fondesh bamirësie si dhe dhurata ushqimore. Në një intervistë Z. Nilaj thotë –“Ushqimet të gjitha i kemi donacion. Një pjesë e marrim nga “Food Bank”, rezervë ushqimore, që është e shtetit; ndërsa ushqimet e tjera i japin organizata të ndryshme , biznese të ndryshme. Vazhdon të tregojë kemi dhe bisnese shqiptare që na kanë përkrahur shumë.” I shkon për së mbari thënies ë O. Uajlld- “Për njeriun gjëja më e rëndësishme është të ketë, ndërsa ai nuk e di se gjëja më e rëndesishme është të jetë”. Shpirti i bardhë dhe i madh i Z.Nilaj spikat në përpjekjet që ka bërë të mundur të krijoj një bashkëpunim të suksesshëm me dy Shoqata Para dhe Tetraplegjikëve Shkodër dhe në Malësinë e Madhe. Humanisti, veprimtari nga Kelmendi vazhdon me sfidimet, jep sërisht sinjale pozitive, tregon se ka ende njerëz edhe pse janë larg atdheut, dhe pse jeta e përditshme për veten dhe mbajtjen e familjes kërkon shumë mund dhe djersë, gjen kohë dhe mundësi të ndihmojë të gëzojë shpirtërat e njerëzve në nevojë në vendlindjen e tij. Dy shoqatave të para dhe tetraplegjikëve t’u dhurohen karroca për të lëvizur.
Ç’gëzim të pamatë për këta njerëz të kenë mjete përkatëse për të lëvizur…shpirti mbushet plot . Pra, njerëzit e mirë njihen lehtësisht nga përparësitë e shumta të fjalës e të veprimit dhe nga virtytet e tyre. Ky është monumenti që doja të ngrihesh për njeriun e mirë. Njeriu atje ku rron, atje mund të bëhet edhe i lumtur. Gjej kohë të bësh mirësi. Humanizmi është një histori që përsëritet. Nëse kërkoni gjëra pozitive, ato do të merrni. Ky është ligj themelor i natyres. Mos u trego indiferent ndaj vuajtjeve të të tjerëve se përndryshe nuk e meriton emrin Njeri. Kthehu në qenie e ndjeshme dhe vlerëso kushtet njerëzore. Të jesh njeri është një gjë shumë e bukur.
New York
Shtator 2020