* Medalje Nderi per ish- Kongresmenin Joe DioGuardi , Dr. Leroy Ramsey – dhe Rreshter Henry Johnson/
*Presidenti Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit heroit afrikano amerikan Sgt. Henry Johnson Medalje për të cilën kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey, kishin filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderimi të më larta ushtarake nga Shtëpia e Bardhë./
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : (30 qershor 2015 )- Të enjten, më 2 korrik 2015, veteranët Amerikan të luftës do të mblidhen në bashkinë e Mount Vernon – City Hall Plaza për dhënien e medalejve të nderit “Medaljen e Nderit – Medal of Honor”, çmimin më të lartë ushtarak të kombit Amerikan, tre veteranve: dy heronjë African – Amerikan (pas vdekjes) Sgt. Henry Johnson nga kryeqyteti i New Yorkut – Albany, së bashku me Dr. Leroy L. Ramsey, për kontributet historike në marrjen e pjesë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, dhe Italo Amerikanin ish-kongresistin Joe DioGuardi – Arbëresh, Presidenti i LQSHA, në lidhjet e tija të mira me ushtarët African – American gjatë shërbimit ushtarak nën uniformën e ushtrisë Amerikane dhe më pas.
“Ky kapitull i shëmtuar në historinë amerikane, i segregacionit, racizmit dhe pabarazisë në ushtrinë e SHBA, duhet të ndryshohet – qoftë edhe duke marr si shembull – lidhjet e mira të falë afrimitetit të Dr Leroy Ramsey, Joe DioGuardi dhe Mickey Leland – për për të mbushur një boshllëk, që ne kolektivisht mundet për t’a korrigjuar nga gabimet e së kaluarës,” tha Kryetari i Bashkisë Ernest D. Davis, duke shtuar se : “Si një komb, ne duhet të bëjmë gjithçka, që mundemi për të zhdukur kudo mbeturinat e segregacionit, racizmit dhe pabarazisë.”
Rreshterit të ushtrisë Amerikane Henry Johnson – iu dha pas vdekjes Medalja e Nderit për veprat e tij heroike në Luftën e Parë Botërore. Ceremonia u mbajtë më 2 qershor 2015, në Shtëpin e Bardhë kur Presidenti Barak Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit pjesëmars në Luftën e Parë Botërore, heroit afrikano amerikan Sgt. Henry Johnson Medalje për të cilën kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey, kishin filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderimi të më larta ushtarake nga Shtëpia e Bardhë.
Në njoftim shpërndar për shtypin, amerikan lidhur me ndarjen e këtij çmimi me rastin e Ditës së Pavarësis së SHBA – 4 Korrikut, theksohet se për gati 100 vjet, Medalja e Nderit, i është mohuar Sergentit të Nju Jorkut, Henry Johnson. Megjithëse, pak vjet më parë, ai mori çmimin më të lartë ushtarakë të Francës, njësisë 369-të, nga Nju Jorku ( njësia ushtarake ishte caktuar gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë), ku ai shërbeu, nën uniformën e ushtrisë Amerikane.-
Ai më në fund e ka marrë këtë medalje në 2 qershor 2015, (pas vdekjes) në një ceremoni zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, dhënë të birit të tij, ceremoni në të cilën morën pjesë edhe ish kongresisti Joe DioGuardi, Senatori Charles Schumer dhe David Ramsey, i biri i Dr. Ramsey.
Në njoftim, gjithashtu, ceket fakti, se Dr Leroy Ramsey, i cili duke përfaqësuar Mount Vernon në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi, duke përfaqësuar Westcheter – New York në Dhomën e Përfaqësuesve, kishin partneritet dhe afrimitet të shkëlqyer mes tyre, për të i treguar Amerikëve, se një padrejtësi racore, skandaloze kishte ndodhur në ushtrinë e SHBA, që askush nuk dukej i shqetësuar për të sfiduar atë. Ndarja racore në ushtri ka rezultuar, me të tepërt, në jo një ushtar afrikano-amerikan nga ata mbi 1.5 milion ushtar afrikano-amerikan të cilë shërbyen gjtë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, duke u konsideruar disa prej tyre edhe si heronjë, për t’u kualifikuar për Medaljen e Nderit.
Më tej thuhet se që kur partneriteti Ramsey-DioGuardi filloi në vitin 1986, 9 medalje të larta ushtarake janë dhënë për nder të heronjve Africano American të Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. DioGuardi, thuhet në njoftim beson fuqimisht se edhe dhjetra ushtarë të tjer afrikano amerikanë, janë dalluar si heronj të luftës në Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, dhe meritojnë rishqyrtimin zyrtar të kombit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’ju a dhënë Medaljen e Nderit.
Në vitin 1987, ish kongresisti Republikan Joe DioGuardi, së bashku me të ndjerin kongresitin Demokrat kongresmenit Mickey Leland nga Hjuston, Teksas, kanë iniciuar në legjislacionin Kongresin amerikan një Rezolut për të dhënë Medalje Nderi për ushtarët Afrikano Amerikanë, si heronj të luftës prej Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të fillojë procesi i korrigjimit të një gabimi historik, mbi padrejtësit racore në ushtrinë e SHBA.
DioGuardi, thuhet se tani ka në plan për të punuar me fëmijët Dr. Ramsey, Davidit dhe Julia, për të siguruar më shumë medalje nderi për heronj të Afrikano Amerikan të luftës prej nga Lufta e Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. “Unë besoj se ka dhjetra dhe më shumë ushtarë Africano American, të cilët e meritojnë një Medalje Nderi – çmimi më i lartë ushtarak të vendit tonë,” tha DioGuardi, duke vazhduar se :”Obligimi ynë do të bëhet – vetëm atëhere kur çdo hero i luftës afrikano amerikanë, i cili shërbeu gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, ka të drejtë objektivisht për të marrë Medaljen e Nderit”, ka thënë DioGuardi.
Më 24 prill 1991, Medaljen e parë e Nderit iu dha si hero lufte LPP. Freddie Stowers i Karolinës së Jugut nga Presidenti George HW Bush. Pastaj, më 13 janar 1997, Presidenti William Clinton dha Medaljen e Nderit për shtatë heronj të Luftës së Dytë Botërore si rezultat i një marrëveshjeje për një studim të pavarur, të inicuar nga kongresmenët Joe DioGuardi dhe Mickey Leland me Sekretarin e Mbrojtjes Frank Carlucci në vitin 1988 (pak pas së cilës Mickey Leland vdiq tragjikisht në një mision humanitar në Etiopi). Më 2 qershor 2015, Presidenti Barak Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit në Luftën e Parë Botërore heroit Sgt. Henry Johnson, për të cilën përsëri ka qenë ish- kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey të cilët të parët e kan filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderime.
Rev Dr Martin Luther King, Jr ka thënë “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.