Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka humbur një ndër aktivistët e vet, të ndjerin Sadik Lajqi. I ndjeri humbi jetën me 7 Mars 2014 në moshën 67 vjecare. Miqtë dhe të afërmit kanë kryer vizita në shtëpi gjatë ditës së Shtunë, 8 Mars, ndërsa të dielën, me 9 Mars , komuniteti Shqiptar do të shprehë ngushëllimet në Ruggiero & Sons Funeral, që ndodhet në adresën:
732 Yonkers Ave,
Yonkers, NY 10704
Phone:(888) 375-1400
Shërbimet mortore do të kryhen të dielën nga ora 13.00 p.m deri ën orën 21.00 p.m. I ndjeri Sadik Lajqi do të përcillet për në banesëne fundit të Hënën në orën 11.00 a.m në varrezat Kensiko në Vallhalla të Nju Jorkut.
Marjan Cubi says
Ngushllimet me te thella familjes Sdik Rugova, te afermefamiljar,Komunitetit Shqipetar dhe te gjithe veprimetareve te ceshtjes Kombetare qe kane humbur Kryefamiljarin, Patriotin, veprimtarin, Kontributorin e dalluar per Kosoven Kombin , Komunitetin,
Njeriu si Sadik Lajqi nuk do te harrohet kurre.
I leht I qofte dheu I Amerikes I ShBA.
Naim Dedushaj says
Me pikellim te thelle pranova lajmin per ndarjen nga ne fizikisht , veprimtari i shquar ne shba , nga Rugova Heroike Sadik Lajqi . Sadikun e takova ne Nju Jork gjate kohes sa isha udheheqes ne zyre nga Vitit 1992-2000 , kjo periudhe ishte ma e renda qe po kalonte populli shqiptar e ne vecanti populli i Kosoves , por njekohesisht ishin edhe vitet ma te ndritshme te historise se re te Kosoves . Sadik Lajqi , nuk u nda asnjehere duke perkrahe ceshtjen shqiptare e sidomos Kosoven nga Amerika . Me kete rast ndaj dhimten e madhe me familjen e ngushte te sadikut , miqet dhe dashamiret e ti ne shba dhe kudo qe jane .nga prishtina , Naim Dedushaj