Dje ndërroi jetë në vendlindjene tij, në Mirditë, atdhetari, antikomunisti, vatrani Bib Përnocaj, vëllai i Zef Përnocës. I ndjeri ndërroi jetë ndërsa po merrte pjesë në një festë të zonës. Ka ikur në amshim i rrethuar nga miq e dashimirës të shumtë. Dhe nipi i tij, Albert Përnocaj, djali i Zef Përndocës kumtoi dje në mbrëmje përmes facebook-ut lajmin: “Zi në familjen Pernoca. Sot morën lajmin e vdekjes së Bib Pernocën në Shqipni. Axhë pushofsh në paqë!”
Biba ishte vatran dhe i abonuar në Gazetën”Dielli”.
Bibë Përnoca ishte një shqiptar që e donte fort Shqipërinë por nuk duronte komunizmin, që i kishte shpallë armiq Përnocajt dhe një pjesë i burgosën, e të tjerët i internuan.Axha i Bibes, Doda i arratisur, është vrarë në përpjekje me forcat komuniste. Familja Përnocaj është një familje e nderuar, shtëpi e njohur për tradita në Mirditë dhe në të gjithë Shqipërinë. Që në vitin 1951 një pjesë e familjes Përnoca kaluan kufirin dhe shkuan në Kosovë. Biba qëndroi pak vite në Kosovë dhe kaloi në Itali. Në vitin 1964 arriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës.Sapo ra komunizmi ai shkoi dhe e pa vendlindjen dhe shoi mallin prej 50 vitesh largim. Udhëtoi shumë herë në Shqipëri. Kohët e fundit edhe pse kishte kaluar sëmundje të rënda kardiake dhe qëndronte në ëheelchair, ai udhëtoi më shpesh drejt vendlindjes. Ishte vitin e shkuar në verë dhe qëndroi gjatë. Shkoi edhe sivjet.E tërhiqte vendi i lindjes. Dukej se dëshira e fundit ishte të pushonte përgjithmonë në vendlindje.Dhe atje i pushoi zemra, pa vuajtje në castet e fundit. Shpirti në Paqë Bibë Përnoca!
Familjarët e këtushëm me vëllain e të ndjerit, me Zefin sot u nisën për në Shqipëri. Sipas dëshirës ai do të varroset në Shqipëri.
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli I shprehin ngushëllimet ëm të thella familjes së ngushtë( Biba la 4 vjaza dhe dy djem), vëllait Zef me familje, familjes Përnoca në Shqipëri dhe të gjithë miqëve dhe të afërmëve.(Dielli)
Mikut Zef Perndocajt me familje ketu dhe ne atedhe.
Une me vllaun Pjetren e mbare familjen Balaj: Ngushllimet tona ma te perzemerta. Bibes i qofte dheu i lehte ne atedhe qe e disheroj per afer 60 vjet.
Pushofte ne paqe dhe familjes Perndocaj i bafshime urime gezimi mbase sodite .
Zef Balaj me familje.
Ngushllime familjes Pernoca per humbjen e rende. Zoti u
forcofte me perballue dhimbjen. Biba paste drite ne Lumni.
Ngushullime familjes Pernocaj.Ata kane dhene shume ne luften kunder komunizmit dhe kane investuar shume per veprimtarite atdhetare te komunitetit shpiptar ne ShBA.I nderuar qofte kujtimi i Bibe Pernocajt.
I nderuar Z. Zef Perndocaj,
E nderuar familja Perndocaj,
Pranoni ju lutem ngushellimet tona me te sinqerta per ndarjen nga jeta te njeriut tuaj te dashur te familjes.
I paharuar qofte kujtimi i tij.
Ju prefte shpirti ne paqe.
Organizata e gruas “Hope & Peace”
Mimoza Dajci
Ngushellime familjes Pernocaj per vdekjen e Z.Bib Pernocaj dhe shpirti ju preht ne paqe.
Ngushellime familjes!
Me zemer te trishtueme per humbjen e nji luftar i pa tundshem i lirise se vertete demokratike i paraqes familjarisht bashkmerginmtarit te ndershem Zn. Zef Perndocaj e gjith farefisit te ti Ngushtellimet ma te Perzemerta per humbjen e vllaut Bibe. Bib Perndocaj nuk la gjithcka mrapa kur doli prej atdheut, Aj mori me veti traditat ma te shndoshta e krahines Mirditore si besnikine, bujarine, urtesine ne mardhanje shoqnore, miqesine e sinqert dhe kontributin i pa nderprehm per qendrimin antikomunist dhe per nderimin e Zotit si pjestar i bindun i Blokut Kombetar Indipendent dhe I Shoqates Katolike Shqiptare ne New York. Zoti e past pran veti.