Ne Foto: Zamir Shpuza. 26.6 1967 10.1.201/
Shkruan: Neki Lulaj/
Eh si na është jeta…?
Ne dhjetorin e vitit 1995 në ballinat gazetave gjermane te qytetit të Speyerit,përcillej ,me foto kolor e bardh e zi portreti tërheqës i një të riu simpatik shqiptarë me emrin Zamir Shpuza ,të cilin e kishin shpallur si Sportistin me të mirë të atij sezoni duke shkruar në supërlativ për sportistin shkodran ndihesha shumë krenar.
E as unë nuk munda të qëndroj indiferent pa marrë takim me këtë talent sporti,andaj edhe arrita të realizoi një takim ne lokalet e FV-Speyerit.
Ishte një takim tejët i thjeshtë interesant,dhe shumë miqësor,pasi i tregova qëllimin e takimit duke i thënë se vij në emër të gazetës shqiptare „Kosova press“ për një intervistë të shkurtër me ju dhe menjëherë filluam bisedën si dy miq që prej vitësh ishim njohur edhe pse ishte hera e parë e takimit tonë.
Pyetja ime e parë e asja kohë marrë nga origjinali i gazetës „Kosova press“ishte:Zt. Shpuza që sa vite luani në ekipin FV
Speyer“Ka dy vite që luaj futboll në këtë ekip,edhe kur isha në atdhe kam luajtur në Kombtarën shqiptare dhe i ceku fitorët në Finland,Çekosllovaki dhe barazimin me Bullgarinë.“etj.
Në bisedë e sipër atë ditë mësova së Zamir Shpuza kishte kaluar nga ekipi i FA Speyerit në ekipin tjetër pra në SV Waldhof të Mannheimit dhe mes tjerash tha“Punën, teknikën, talentin dhe lojën time e ka përcjellë trajneri i njohur gjerman zt Uli Stielike dhe me preferimin e tij unë luaj në Bundesligen e dytë me SV –Waldhof Mannheim.“
Planet tuaja“Si çdo i ri që ka plane e endërra shumë plani im i parë është bashkimi me të fejuaren time e cila për momentin jemi largë,ajo jeton në Shkodër e unë në Speyer“
Dëshira e juaj zt Shpuza në ndërrimimin e motmoteve pasiqë jemi në fund të dhjetorit?
“Dëshira ime priroritare është Bashkimi i trojeve shqiptare dhe ndalja e represionit dhe gjenocidit që i behët popullit shqiptarë në Kosovë“.
Në vazhdimin e kësaj bisede mes tjerash ishte edhe pyetja ime jo provokuese por vetëm vëllazerore,përshëndetja e këtij fund viti?
„Kam shumë përshendetje nga ky vend,së pari përshëndes Nënën e vëllain, të fejuarën dhe mbarë miqët e farëfisin tim në Shkodër dhe gjithë kah ndodhën,përshendes punën e dy qeverive shqiptare në krye me Dr. Sali Berishën dhe Dr Ibrahim Rugovën pastaj përshëndes edhe futbollistin shqiptarë Hysen Mihanin i cili luan ne San Paullo të Madridit në Spanjë,si dhe kisha një përshëndetje speciale për trajnerin e FV Herr.Hans Jurgen Schetzer,i cili na ndihmoj ne shiptarëve pa masë“kjo isht biseda qe zhvillova në dhjetorin e vitit 1995 me Zamir Shpuzën të botuar në gazëtën“Kosova press
Lajmi që as kush nuk e priti dhe nuk e dëshiroi
Mbrëmjen e së premtës të datës 10 janar 2014 rreth orës 19:00 pas një sëmundje të shkurtër dhe të rendë nga një hemorogji cerebrale në Spitalin Vincensius të Speyerit është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë se Shkodrës dhe i kombëtares shqiptare, Zamir Shpuza
Kush ishte Zamir Shpuza. ?
Zamir Shpuza, i lindur në Shkodër me 26.06.1967 nga një familje me një taban dhe kulturë shkodrane.Në fëmijërinë e tij të herëshme tregon zgjuarsi, pasion dhe talent prej një sportisti që do të formohëj ku filloi edhe të mirret me futboll.
Karrierën e ti sportive e filloi në qytetin e tij të fëmijërisë dhe rinisë së dashur në Shkodër e pikërisht në ekipin e VLLAZNISË.
Nga ekipi i Vllaznisë U 19 ku luante tregoi një talent të rrallë ku e avansuan duke e kaluar në ekipin e parë të Vllaznisë shkodrane ne vitin 1988/89
Komiteti i Partisë i sistemit të atëhershëm komunist pas një mbledhje rutinore sekrete i përjashtojnë nga ekipi i Vllaznisë Zamirin dhe vëllain e ti Luanin i cili luante ne U 17 si në ekip i të rinjëve zingjir të Vllaznisë me pretekstin se këta vijnë nga një familje Shpuza,ku xhaxhallarët e tyre kanë një biografi të dyshimtë politike dhe nuk janë të përshtatshëm për sistemin e atëhershëm monist.
„ Xhaxhai i Zamirit gjeja se ishte zënë duke e kaluar kufirin dhe atëherë e anatemuan si një tradhtarë i komunizmit dhe familje e rrezikshme për vendin .Edhe Zamirin e Luanin duhët burgosur këta „klysh tradhtarësh“ nuk i duhën ekipit futbollistik Vllaznisë së Shkodrës,këta duhet largohën“pohon vëllai Luani.
Ekipi futbollistik Vllaznia e Shkodrës e themeluar në vitin 1919 ishte emblema e futbollit dhe djepi nga ku dolën sportistet me të dalluar nepër kohëra.
Zamiri si i zgjuar që ishte nuk dëshironte të flinte në Baladën e përbuzjës të sistemit të egër komunist ,nuk dëshironte që ujërat e turbullt të atij sistemi të ia vërrshojnë shpresat e tij,shpresat e futbollit endërrat e tija të prekshme,andaj regjistrohët në ekipin futbolistik të Veleçikut në qytetzën e Koplikut,ku edhe atje tregon një talent të rrallë dhe fiton edhe një pervojë të re nga futbollistët bashkëmoshatar,edhe atje trajtohej mirë.
Nuk kaloi kohë e gjatë e edhe në Shqipëri filluan lëvizjët e para pluraliste,ku Agimi i atyre lëvizjeve i gjeti edhe vëllezërit Zamir dhe Luan Shpuza bashkë me të gjithë qytetarët demokrat të Shkodër locës.
Gjithë qytetarët demokrat shkodran organizuan levizjët e para antikomuniste në Shkodër e më gjerë duke kërkuar hakmarrje politike dhe i bashkohën Partisë Demokratike në radhet e saja dhe pas ardhjes së Demokracisë.
Me kërkesën e trajnerëve Astrit Hafizit dhe Neptun Bojka lojtari shkodran Zamir Shpuza ftohët në ekipin e kombëtarës së Partizanit në Tiranë,pra në supërligën shqiptare.ku dhe tregon rezultate dhe talent të rrallë sportiv ,pastaj luan në ekipin futbollistik Olimpik U/21 duke vazhduar më vonë karrierën sportive në kombëtaren shkodrane të Vllaznia në vitin 1991.
Me pastaj shkoi tek skuadra e Buducnostit të Malit të Zi me bashkëkombasin Ramiz Bizha,ku treguan suksese të jashtëzakonshme. Zamiri në atë kohë pati luajtur në Podgoricë me pseudonimi“Belludodiq Albanski“ .Në vitin 1992 u rikthye sërish tek Vllaznia dhe skuadra e tij e asaj kohe e fituan titullin e kampionit.Në një ndeshje miqësore të luajtur me skuadrën Ajaçio në Francë e pasi zhvilluan atë ndeshje e qendruan për rreth një javë ,ku disa nga futbollistët e Vllaznisë si:Agron Lika,Admir Bilali,vëllezërit Gruda,e bashkë me Zamirin udhëtuan me tren shkuan në Gjermani e pikërisht në qytetin e Speyerit duke përfunduar si azilkërkues..
Karriera e tij sportive: tanime i ndjeri Zamir Shpuza e nisi karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjës në Shkodër teksa arriti të fitojë edhe një titull kampioni me Vllazninë në sezonin e vitit 1991,periudhë në të cilën u grumbullua për hërë të parë me kombëtaren kundër Çekosllovakisë e vlefshme për eliminatorët e Europianit suedez.Në ato eliminatore ekipi që përfaqësonte Shpuza kundër Islandës fituan me rezultatin 1:0.Për ta vazhduar karrieren e tij sportive në Gjermani .Gjatë përiudhës kur kombëtaren shqiptare e udhëhoqi trajneri zt.Astrit Haziri,Shpuzën e aktivizoi në sfidat me Gjermaninë,Ukrainen me Portugalinë
Etj.Në total për ekipët përfaqësuese Shpuza luajt 39 ndeshje .Me 7 korrik 1997 ishte loja e fundit kundër Portugalisë ku luajti Shpuza. Kurse në fund vitin 2007 ,Shpuza u tërhoq plotësisht nga futbolli ku ushtroi gjithashtu dhe rolin e trajnerit.
I ndjeri Zamir Shpuza ka luajtur tek Vllaznia bashkë me futbollitet si Arian Laçej,Ramiz Bisha,Isak Pashaj,Avenir Dani,Hysen Dedja,Admir Bilali,Astrit Premçi,Bujar Gruda,Agron Lika,Alban Noga,Edi Martinin e emra tjerë të njohur.
Ne Speyer ka luajtur bashkë me Aziz dhe Bujar Grudën,Agron Likën,Çlirim Basha,Ardian Bushati,Edmir Bilali,me futbollistet kosovar Përparim Hasanin ,Arsim Gashin dhe Armend Lulajn.
Në fund i gjithë komuniteti shqiptarë që jeton prej vitesh në qytetin Speyer me rrethinë kishin ngelur në ngerqë kur mësuan për gjendjën e rendë shëndetsore të Zamir Shpuzës ato ditë e netë Spitali Vincencius i Speyerit ishtë këthyer në pikë qendrimi roje nate e dite ku qëndruan pa gjumë duke prituar ndonjë lajmë për gjendjën shëndetsore të Zamirit. I vëllai i tij Luani me nofullat e shtërnguara dhe me pamje që në fytyrën e tijë mund ta lexoshe dhembjën e thellë shpirtërore për vëllain e tij që tanime shpresat ishin po thuaj gati para lajmit fatal .Jepte burrëri të tabamit shkodrane mbahej i fortë duke i falenderuar ato togje burrash qe qendronin ne hyrje të sitalit ,para hyrjës se Intensives dhe ca të tjerë para trupit të tij që funksiononte me ndihmën e aparaturës me bashkohore medicionale.Dhe pasë gjithë përpjekjës ishte e pa munduar andaj Ylli i sportit shqiptarë Zamir Shpuza na la ky ishte lajmi më i hidhur që tronditi familën Shpuza fëmijët dhe bashkëshortën e ti Nenën miqët shokët dashamirët komunitetin shqiptarë të Speyerit të cilët qendruan natë e ditë pranë ti dhe të gjithë ata që e njohën dhe i njohi Zamiri ngushllime Vllaznisë së Shkodrës dhe mbarë sportit shqiptarë.Le të prehët trupi i ti në tokën e praruar të Atdheut në Shkodrën e dashurisë se ti dhe shpirti mes engjejve në parajsë.Ngushllime.