Në prag të Vitit të Ri, në Tiranë, ka ndërruar jetë nga një goditje në zemër shkrimtari Riza Lahi. Ishte vetëm 63 vjec.Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE – së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ai la pas 35 vepra letrare.
Redaksia e Diellit ngushëllon familjen Lahi për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Avdyli Brahim says
Më vjen shumë keq për këtë Burrë të Burrave të Shqiptarisë, që paska patur fatin e ligë të ndahet prej nesh! I paçtë shpirti Dritë! Ngushëllime të sinçerta familjes së tij të gjërë në Shqipëri dhe të gjithë atyre që e njohin, në tërë Botën! Edhe mua, më dhimbset shumë! E kam pasur shok të mirë, sikurse poezitë e tij, pa marrë parasysh jetën e gjërë!… Me keqarrje të madhe e dhimbtë, Brahim AVDYLI.
Hazbi Lalinca says
Lamtumire i dashur mik Riza Lahi!
Me 31 dhjetor biseduam dhe i uruam njeri-tjetrit festat e fundvitit dhe ja qe sot me 3 janar 2014 do te marr lajmin e hidhur per vdekjen tende!
Ngushllime familjes!
I perjetshem qoft kujtimi per poetin Riza Lahi!
nga Suedia e larget
Hazbi Lalinca