Njoftohet komuniteti se me 2 Korrik 2021 ndërroi jetë papritur në moshën 80 vjeçare bashkatdhetari ynë i nderuar, bamirësi, aktivisti Simon Zef Simonlacaj.
Familja njoftoi se arkmorti me trupin e të ndjerit do të pushojë në shtëpinë mortore – Funeral Home në adresën:
945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, të Dielën me 11 Korrik 2021, nga ora 2pm – 9pm.
Ndërsa Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të organizohen Ditën e Hënë, 12 Korrik në orën 11.00 A.M. në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Pas meshës do të organizohet ceremonia e varrimit në varrezat Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.
Federata VATRA dhe Gazeta Dielli ngushëllojnë familjen!
U prehtë në paqë shpirti i Simon Zef Simonlacaj.