Njoftohet se Vatrani veteran, per disa vite zv/kryetar i Vatres, e per nje vit Kryetar i Federates(pas vdekjes te papritur te Peter Chikos) me 1970, arketar per shume vite, dhe anetar bordi prej 4 dekadash, ka nderruar jete ne moshen 86 vjecare ne Nju Jork. Hajdar Tonuzi ishte nacionalist i vendosur, Legalist i bindur, antikomunist, veprimtar i devotshem i Xhamise shqiptare ne Brooklyn, NY etj.
Pat lindur ne Allejbeg te Dibres me 1931.
Duke qene pjese e nje familje antikomuniste, u detyrua te arratisej heret nga Shqiperia ne ish Jugosllavi. Kaloi caste te veshtira ne emigracionin politik, perjetoi vuajtjet e kampeve ne ish Jugosllavi, perfshi dhe ate te Geroves.
Ishte nder shqiptaret e arsimuar, edhe pse shkollat ne Shqiperi e paten shpalle te padeshiruar, u shkollua per mesues ne Shkup, me pas per inxhinier ne France, ku punoi per disa vite ne fabriken e prodhimit te makinave “Pezho”.
Kur erdhi ne SHBA, aktiviteti atdhetar i tij erdhi ne rritje. Punonte ne dy fronte:Ne Legalitet dhe ne Vater. Nuk ka ngjarje madhore te komunitetit, ku te mos kete qene i pranishem:Ne kuvendet e Vatres, ne Konferencen e Madridit, ne Kongreset e Legalitetit, kudo.
Gjate mbremjes pas Kuvendit te Vatres te vitit 2013, z. Hajdar Tonuzi u nderua nga Vatra me Titullin e MIRENJOHJES.
Familja TONUZI, miqte dhe te afermit, presin ngushellime sot, e Enjte, 8 Qershor 2017, nga ORA 2 PM deri ne 9 PM ne Albanian American Islamic Center Brooklyn, NY (Ne qendren Islame Shqiptare) ne
Federata VATRA dhe Gazeta DIELLI i shprehin ngushellimet me te thella Familjes Tonuzi, zonjes, vajzave, niperve dhe mbesave, gjithe familjes se gjere Tonuzi.