Nga Ahmet ZANI/Me rastin e Natës së Kadrit që i paraprin festës së Fiter Bajramit kreu i Shoqërisë Internacionale për të drejtat e Njeriut me seksion në vendin tonë Mark Palaj do t’ju vijë në ndihmë disa familjeve ne nevojë duke dhuruar ndihma në veshmbathje, mobileri si dhe karroca për invalidë. Pasi ka studjuar familjet me vështirësi ekonomike, në qytetet e Laçit, Mamurrasit, Fushë – Krujës si dhe në Kamzë, menjëherë z. Palaj do të sfidonte temeraturat e larta gjatë ditës, duke ndarë ndihma, për ato familje me vështirësi ekonomike, njëkohësisht dhe tek disa invalidë. Familjet që kanë pritur ndihmat, do të falenderonin Mark Palajn njeriun ka menduar në ditën e festës së besimtarëve Myslimanë në vigjilje të Fiter Bajramit. Ai ka premtuar të djera donacione në të ardhmen ashtu si dhe ka ndihmuar në vijimësi për të tilla familje në nevojë. Sakaq ai apelon për strukturat qeverisëse si mundësi më shumë për të zbutur varfërinë e thellë tek disa familje që nuk sigurojnë kushtet më minimale të jetesës. Të tilla dhurata nga kjo Shoqëri për këto familje janë më së shumti kontributi moral dhe nxitje për klasën politike në shërbim të komunitetit.