Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët ndërmori hapin e parë për shfuqizimin e programit shëndetësor të presidentit Barak Obama.Republikanët e kanë bërë shfuqizimin e Aktit për Kujdes Shëndetësot të Përballueshëm, të njohur si Obamacare, një nga përparësitë e tyre kryesore, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë.Me 51 vota pro dhe 48 kundër, Senati votoi sot herët në mëngjes për të miratuar rregullat që lejojnë shfuqizimin e ligjit me shumicë të thjeshtë. Republikanët kontrollojnë 52 nga 100 vendet e Senatit.
Pyetja e madhe që shtrohet tani është se ç’do të ndodhë nëse programi shfuqizohet. Deri tani, republikanët nuk kanë një plan konsensual për të zëvendësuar ligjin e kujdesit shëndetësor që u dha sigurim shëndetësor 20 milionë amerikanëve.Senatorët demokratë e kritikuan votimin e sotëm.(Kortezi: VOA)
Ne Foto: Republicanët e senatit/
Ky cfuqizim do te jete llogjik kur zotyerinjte republikan te krijojne kushtet per nje ligj me te mire qe do te ndihmonte jo 20 milion ,por 100 milion amerikane .Atehere do te bejne te jene fillimisht te besueshem ne popull ,kur me fakte te vertetojne se Obama ka bere gabime dhe se keto gabime kane rene ne kurriz te popullit amerikane .Problemi i dyte eshte zbatimi i nje fillimi te mbere me murin ne kufi te Meksikes .Qe tani qeveria meksikane , e ka kundershtuar pagesen per ndertimin e atij muri .Te shohim kush do te jete reagimi Trump ndaj ketij kundershtimi .Kush do te jete sanksionet kunder vendimit te qeverise meksikane ?A do ta mbajne dot ne kurriz kete peshe syzinjte apo do te bien dakord me kohe ?Le te presim shkurtin ne se do tua shkurtoje pretendimet meksikaneve !