Koncerti festiv kushtuar shenimit te pervjetorit te pavaresise se Kosoves, u karakterizua me nje performance te shkelqyer te kengetareve te mirenjohur nga Kosova,Shkurte Fejza dhe Nysret Mulliqi/
NGA LULZIM MULLIQI/Te organizuar nga komuniteti shqiptar i qytetit Phoenix”Shqipe e Arizones”,shqiptaret e shtetit te Arizones,kremtuan solemnisht,6-vjetorin e pavaresise se Kosoves.Manifestimi kryesor u mbajt ne ambientet e “American Banquet Pallace”ne 19 ave,Thunderberd te qytetit te Phoenix-it,me pjesemarrjen e nje numri te konsiderueshem te shqiptareve nga Kosova,Shqiperia,Maqedonia dhe Mali i Zi.Ne kete manifestim kushtuar pervjetorit te gjashte te pavaresise se Kosoves merrnin pjese shqiptare jo vetem nga Arizona,por edhe nga shtete te tjera si nga Kalifornia,Minesota,Nevada etj.Shenimi i pervjetorit te pavaresise se Kosoves,tashme eshte bere nje tradite e mire edhe per komunitetin shqiptaro-amerikan te shtetit te Arizones,per ta kremtuar ate ne menyre sa me dinjitoze dhe madheshtore.Keshtu gjashte vjet me pare,me 17 shkurt,2008 ne Parlamentin e Kosoves u mbajt nje seance solemne,me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit shpallen krijimin e shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves,qe ishte edhe nje kurorezim i idealeve dhe sakrificave te vashdueshme te popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi.Ne kremten e ketij komuniteti te organizuar enkas per 6-vjetorin e pavaresise se Kosoves ishte pergatitur edhe nje program i larmishem kulturo-artistik per te gjithe te pranishmit.Moderatori i mbremjes e hapi kete program festiv duke shprehur mireseardhje per te gjithe te pranishmit,kengetaret,mysafiret dhe te ftuarit e tjere.Ai me pas ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur nga Kosava,Nysret Muqiqin i cili kishte ardhur enkas per t’i argetuar bashkekombasit tane ne kete dite te rendesishme per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi.Kengetari,Nysret Muqiqi ne fillim te fjales se tij i pershendeti te gjithe bashkeatdhetaret tane,duke theksuar se pas heronjeve, deshmoreve dhe martireve te kombit,ju diaspora shqiptare e Amerikes jeni me meritoret ne realizimin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.”Ju edhe pse jetoni larg atdheut tuaj,me respekt dhe perkushtim te madh i ruani traditat,gjuhen e bukur dhe kulturen e lashte shqiptare”theksoi ai.Me pas kengetari ,Nysret Muqiqi filloi me interpretimin e kengeve atdhetare si kenge kushtuar pavaresise se Kosoves,kenga e flamurit,kenga e Hajredin pashes etj,te cilat zgjuan interesim ne mesin e mergimtareve tane.Zeri i embel,karakteristik dhe melodik i tij shpertheu me duartrokitje dhe ovacione te shumta ne fund te interpretimit virtuoz te tij.Ky koncert festiv i pervjetorit te pavaresise se Kosoves sikur u gjallerua,u freskua dhe mori harene kur para bashkeatdhetareve tane u shfaq,Shkurte Fejza,nje nga kengetaret idhull te shqiptareve te te gjitha viseve tona etnike,te cilet ate e adhurojne pafundesisht.Kengetarje e mirenjohur ,Shkurte Fejza kishte perzgjedhur kenget me te bukura atdhetare nga repertori i saj i pasur per ti argetuar bashkeatdhetaret tane ne kete koncert festiv.Zeri i saj i embel melankolik dhe karakteristik kumboi fuqishem ne skene kur filloi t’i kendoj kenget e preferuara nga te gjithe shqiptaret si kenga:Mbahu nene,mos ke frike,se ke djemte ne Amerike,pastaj kenge per memedhene,oj,Kosove,oj nena ime,faleminderit Amerike!etj.Pastaj komunikimi midis saj dhe spektatorit ishte mjaft i ngrohet dhe vellazeror,me kete rast e gjithe salla kendonte shqip,madje edhe duartrokitjet flisnin vetem shqip ne kete feste te paharruar te komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones.Ndersa ne pauzat e krijuara gjate koncertit ajo ka takuar adhurues te shumte te saj ,te cilet deshironin te kishin nga nje fotografi ne kujtim te kesaj feste me kengetaren tone te madhe dhe legjenden e muzikes shqiptare,Shkurte Fejzen.Gjate gjithe ketij koncerti festiv,kengetarje jone e mirenjohur,Shkurte Fejza eshte percjellur me duartrokitje frenetike nga te gjithe te pranishmit ne salle si nje shenje mirenjohje dhe respekti per kenget e bukura qe ajo i dhuroi publikut.Nderkaq,kengetarja jone e madhe cila njihet qe me pasion u ka kenduar trimave,heronjeve dhe martireve te kombit,si dhe bashkimit tone kombetar eshte shprehur se festa e pavaresise se Kosoves dhe festa e flamurit mbeten festat me te dashura per kengetaren,mbase ne kete pervjetor ajo ishte angazhuar neper koncerte te shumta muzikore.Angazhimet e saj kane nisur nga data 14 shkurt,duke performuar ne Toronto te Kanadase,pastaj ne SHBA,si ne: Nju jork,Cikago dhe se fundmi ne kryeqytetin e Arizones-ne Phoenix.Vlene te permendet se kengetares se mirenjohur,Shkurte Fejzes,vitin e kaluar iu eshte akorduar cmimi ” Mjeshter e Madhe ” me motivacionin per arritje dhe suksese te larta ne fushen e krijimtarise muzikore ,nga Presidenti i Republikes se Shqiperise,Bujar Nishani.Kenga dhe zeri interpretues i Shkurte Fejzes do te mbetet ikone e muzikes shqiptare,ajo per 40 vite me radhe mbetet njera nga kengetaret me te sukseshme dhe me brilante te skenes muzikore shqiptare ne pergjithesi.
Aurenc Bebja says
Urime Kosoves e bravo shqipetareve te arizones qe nuk e harrojne atdheun e tyre. http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/