*Për gjashtë dekada ai ishte një luftëtar i vendosur i Cështjes Shqiptare jashtë Atdheut!
*Shënim i editorit të Diellit per Hidai Bregun si Vatran/
Nga Skënder KARACICA/
Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare Hidai Bregu,njeriu që për gjashtë dekada qendroi jashtë atdheut në vendet e Evropës dhe në Amerikë.Nëpër këto vite ai ishte në rreshtat e parë të diasporës për zgjidhjen e të drejtës kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.Ditët e kurbetit,thoshte shpeshherë Hidaiu,janë si muzgu në Çikago.Tashti janë bërë gjashtë dekada në dhe të huaj dhe është e vështirë udha e mërgimit.Mërgimi kjo plagë e rëndë shqiptare,të gërryen nga brenda pak nga pak.Me shihni mua,u thoshte djelmenisë shqiptare,nuk qahem për pasuri,por pasuria nuk e përmbush dot boshëllekun shpirtëror,ndonëse me mungon atdheu im Shqipëria!Hydi që e thërrsinim në shenjë respekti,e thoshte me shpirt:Po jam munduar që të shkoj gjithmonë andej nga shkojnë shqiptarët në trojet tona entike për të mirën e kombit.
Jeta e veprimtarit të diasporës në Amerikë është e mbushur me ngjarje dhe kronikat e kohës.Hidai Bregu ka qenë nxënës i Shkollës Normale në Elbasan.I pati mësues shkolle Aleksandër Xhuvani dhe Simon Shuteriqi,që me diturinë e librit shqip ia trasuan rrugën e jetës me testamentin pedagogjik se si duhet bërë atdheu.Veprimtari nga Çikago ishte protogonist në kohën kur Italia fashiste invadoi në Shqipëri dhe ai bashkë me brezin e të rinjve shqiptarë kërkonin armë për të mbrojtur atdheun,por regjimi i kohës nuk iu dha armët.Po në këto vite ai ishte në rreshtat e parë të demonstratës kundër hordhive fashiste italiane më 28 nëntor 1939 në Elbasan dhe për pak sa nuk pati rënë në duart e internimeve.Mirëpo,kur filloi lufta vëllavrasëse në mes ballistëve e komunsitëve,Hidai Bregu largohet nga atdheu për të marrë në sy udhët e botës deri në Amerikën e largët ku e gjeti vdekja.
Për herë të parë në vitin 1991,veprimtari i diasporës nga Amerika viziton Shqipërinë për të qendruar për pak ditë,por sikur nuk u ngop me mallin dhe dashurinë që kishte për tokën shqiptare.Për herën e dytë shkoi në prag të zgjedhjeve të lira demokratike.E tërë kjo katrahurë jete klonte me ofshamen e tij:Shqipëria,ah Shqipëria jonë…!Në vend që të kishte ecur përpara,ajo ishte kthyer prapa.Për këto orët e jetës shqiptare ai ishte zhgënjyer aq shumë,saqë netë të tëra nuk kishte bërë gjumë në sy.Dëshira e vetme e Hidai Bregut ishte që popullin shqiptar të shohë ne vendin e vet në liri e demokraci dhe të bashkuar në një Shqipëri Etnike dhe të organizuar sa më mirë.E pati gëzuar shumë pavarësia e shtetit të Kosovës që ishte ëndrra shekullore e qindra brezave shqiptarë.
Shënim i editorit të Diellit per Hidai Bregun si Vatran
I ndjeri Hidai Bregu ishte një veprimtar i shquar, një donator bujar, një vatran i dimrit dhe beharit, që deri në castet e fundit të jetës së tij nuk i shkëputi lidhjet me Federatën Vatra dhe Gazetën Dielli. I ndjeri Hidai Bregu e mbështeti Diellin me të gjitha mundësit e tij financiare edhe në pleqërinë e vonë. Kur unë e mora drejtimin e Gazetës DIELLI në vitin 2009 i ndjeri Hidai Bregu më dërgoi një letër të ngrohtë, ku përcillte mesazhin se Dielli, kjo gazetë-kujtesë e historisë shqiptare në SHBA, duhej të jetonte në përjetësi sepse ishte shërbyer si udhërrëfyes për shqiptarët e Amerikës. Ishte regjistri më i vjetër i botës Shqiptare, prandaj duhet të jetë i përjetshëm sepse e përjetshme është raca shqiptare. Letra e ketij memedhetari te eprkushtuar shoqerohej edhe me nej Chgek prej $1,200.00. Kur i kerkova et shkruaja dicka per bujarine e tij, ai refuzoi: Jo, mor djale, s’ka nevoje. Nuk dua te dukem. Dua et ndihmoj se Dielli e meriton!
I ndjeri Hidai Bregu ishte një zë i fuqishëm i cështjes Shqiptare në SHBA. Ai ishte sponsor i kongresmenëve, senatorëve dhe presidentëve që mbështesnin cështjen shqiptare. Emri i tij gjendet shpesh nëpër regjistrat e fushatave elektorale në SHBA.
Faleminderit për c’ka ke bërë për cështjen Shqiptare i nderuar atdhetar!
Të qoftë i lehtë Dheu’ i kësaj toke të bekuar!Shpirti ne Paqe!
Erina zagorcani says
krenare per dajen tone!!u prehte ne paqe!!
Iris Hoxha says
Shume e nderuar per cfare ishte dhe cfare la pas! Njeri i madh qe te mbushte me pozitivitet, e lumtur qe jam perkedhelur nga ai ne femijerine time!
Sokol Zagorcani says
Erina jo vetem krenare qe duhet te jesh, por edhe e lumtur se ke fatin e vecante ne gjithe fisin tone se gezon emrin qe ta ka vene daja jone i nderuar.Ne te tjeret gezojme pozitivitetin e punes e jetes se Daje Hidai-ut.Te rojme e ta kujtojme me krenari.
Bashkim B says
Ju faleminderit zz Skender Karacica dhe Dalip Greca per fjalet e ngrohta e te sinqerta per vllain tone Hidai Bregu.Ai gjithmone ne jeten e tij u pri nga dashuria per Atdheun dhe Kombin te cilit i perkiste ndonese nje politike e mprapshte antikombetare e ndau nga vendi, populli dhe familja per me se 47 vjet e per me keq e ndau nga prinderit e tij te cilet na arriti ti takoje kurre qe nga Maji i trishte i vitit 1944.
Duke i mbetur besnik amanetit te tij Hiri i tij pjeserisht u shpernda ne Lake Michigan si nje shenje kujtimi per Cikagon ku kaloi 62 vjet te Jetes.Pjesa kryesore e Hirit te tij me daten 21 Mars 2015 u vendosse bashku me Eshtrat e prinderve te tij ne nje varr te perbashket per te qene se bashku ne perjetesi pas 71 vjet ndarje.
E poashtu ne nje kohe te aferme nje pjese e hirit te tij do te vendoset prane themeleve te shtepise ku Ai u lind me 23 Shtator 1922 ne fshatin Toshkes te Permetit