Në Ditëlindjen e veprimtarit Selahudin Velaj u promovua libri “Dr. Seladhedin Velaj – Legjenda vlonjate në Amerikë” i autorit Pandeli Simsia/
Nga Beqir Sina/
BRONX – NEW YORK : Dr. Selehadin Velaj, ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë, aty ku e lypte nevoja. Në përvjetorët të lindjes së tij – gjithmonë rritet dashuria dhe respekti, i të afërmëve, miqve , shokve dhe bashkëluftëtarve të tij – ndajë këtij veprimtari të dalluar të diasporës, patriot dhe atdhetar ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, Vatran dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.
Selahudin Velaj lindi në Vlorë më 1923. Në ndërkohë, në 90 vjetorin e Ditëlindjes së tij në New York, zonën e “Tri-Shteteve”, javën e kaluar, u mblodhën për të festuar së bashku, disa veprimtar, gazetar, shkrimtar, publicist, intelektual dhe veteran të komunitetit, në lokalin e njohur “Giovanni’s Pizza Restaurant”, në Bronx – New York, në një aktivitet shoqëror, të cili ia dedikuan Dr. Selahudin Velajt.
Nga shteti më i vogël i SHBA, Rhoda Island, kishin ardhur enkas, duke udhëtuar disa orë për këtë ditëlindje të legjendës vlonjate në diasporë, bashkëshortët dhe bashkëveprimtarët e dalluar të komunitetit, Inxhinier Adem Saliu dhe poetia nga Kosova, Rita Saliu. Në këtë festë ditëlindje ishin të pranishëm edhe trashëgimtarët e Isa Boletinit, babai dhe nëna e Mimoza Dajçit, dhe mikja e tij e vjetër Dr. Ana Kohen presidente e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë, AAWO, “Motrat Qiriazi”, .
Ky aktivitet u organizua nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë, AAWO, “Motrat Qiriazi”, organizatë kjo që i dha Dr. Selahedin Velajt, me këtë rast edhe një medalje të qelqt si mirënjohe për veprimtarinë dhe aktivitetin e tij patriotik në diasporë. Pjesë e këtij organzimi të bukur ishte dhe programi Televizivë Albanian Culturë, me producent zotin Adem Belliu, si dhe disa miq të tij në Amerikë-
Ditëlindja u kthye në një mbasdite të bukur……!
Para të pranishmëve foli shkrimtari Pierre – Pandeli Simsia, autori i librit,”Dr. Seladhedin Velaj – Legjenda vlonjate në Amerikë”, i cili mes tjerash vlersoi lart figurën e Dr. Selahudin Velaj, duke e paraqitur atë si një veprimtar, patriot, dhe humanitar zemër madh në komunitetin shqiptarë, gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tij..
Simsia, tha se :”Dr. Selahedin Velaj, vlonjati anti-komunist, larguar nga atdheu për më tepër se 60–të, vjet, njeri me vlera të rralla njerëzore, humanitar me zemër të madh, organizatori dhe bashkëpuntori i hapjes dy herë të shkollave shqipe në disa lagje të Nju Jorkut, njeriu që u bë vatra e shumë emigrantëve shqiptarë të ardhur në SHBA……Simboli i Diasporës Shqiptare në Amerikë biri i shtrenjtë i Shqiptarisë, një ndër Vatranët e vjetër, anëtar i Kryesisë së Vatrës, Kryetari Degës së saj për dy vjet në Nju Jork, ka dhënë një kontribut të çmuar në jetëgjatësisnë e saj – duke bërë edhe fushata për të grumbulluar ndihma në bashkëatdhetarët për Vatrën.”
Gjithë jeta, puna, dhe vepra e Dr. Velajt, janë histori, janë muze, janë thesaret e paçmueshme që ruhen në atë muze për të gjithë emigrantët dhe mbarë shqiptarët, për të njohur bijtë e rralë e të ndershëm të Kombit tonë, sipas Simsisë. Ai përshkroi Dr. Velajn, si një njeri i angazhuar me pjesmarrjen e tij fizike në nismat dhe aktivitetet e ndryshme në shërbim të Kombit, zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njeriu që ka marrë kontakte me ish-senatorë , kongresmen dhe personalitete amerikanë, duke shkuar vetë edhe në Uashington gjithmon për çështjen gjithë shqiptare…..është ndër burrat e ndritur të Kombit tonë… “Ky burrë i nderuar i Diasporës Shqiptare, tha autori i librit “Dr. Seladhedin Velaj – Legjenda vlonjate në Amerikë”, i shkrimtarit shqiptaro – amerikan Pierre – Pandeli Simsia, me veprën e tij patriotike, respekti dhe vlerësimi që bashkëatdhetarët kan për Dr. Selahedinë Velaj, janë titujt më të lartë të nderit që ai ka marrë prej kohësh, duke e quajtur Nderi i Shqiptarizëmës, Nderi i Kombit Shqiptarë…”. “Dhurata” për ditëlindjen e Dr Selahedin Velaj, sollën edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, Dr. Ana Kohen dhe bashkeshorti i saj, Elmira Muja, Gani Perolli, Gjek Gjonlekaj, Adem Belliu, Tom Mrijaj, Klajd Kapinova, Gani Perolli, Adem dhe Rita Saliu, Gjeto Turmalaj, Gani Çela, Sadik Aliçka, Adelina Gina, Aleksander Rrapi, Mimoza Dajçi sëbashku me prinderit e saja……
Në përshëndetjet e tyre, ata që morën fjalën thanë se “Të flasësh për figurën e këtij patrioti dhe atdhetari nuk është fare lehtë. Familja, prej së cilës rrjedh ai, ndaj çdo pushtuesi ka mbajtur qëndrim stoik, vetëm pse ishin pushtues të trojeve tona, dhe ata u sakrifikuan për çështjen tonë kombëtare. Njerëzit e kësaj familje, mbas 44′ ardhjes së komunizmit, u ndoqën dhe u presekutuan nga regjimi enverian në Shqipëri, aq sa vëllai i tij bëri mbi 30 vjet burg – në burgjet famëkeqe të Spaçit dhe Burrelit në Shqipëri
Vetë Dr. Selahudin Velaj gjatë këtyre 90 vjetëve qe, një patriot mes patriotve, i thjeshtë mes të thjeshtëve, zemër madh mes zemër madhve, anti – komunist mes anti – komunistëve, veprimtar në mes veprimtarëve, ose si e ka quajtur zoti Simsia “Legjenda vlonjate në Amerikë”.
Në fund të kësaj feste Ditëlindje, u ri-promovua libri i shkrimtarit shqiptaro – amerikan Pierre – Pandeli Simsia, “Dr. Seladhedin Velaj – Legjenda vlonjate në Amerikë”, dhe u shpërnda libri i tij me autografin e autorit si dhe u shtrua një drekë e thjeshtë shqiptare.
LEK MIRAKAJ says
pa asnje medyshje z.velaj e meriton nderimin.i uroj jete te gjate dhe kontribut te metejshem.lek mirakaj