*Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan mbylljen e vitit mësimor akademik 2014-2015/
*Senatori amerikan Martin J.Golden dhe Ansambleisti i parë shqiptar i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life”/
Nga Keze Kozeta Zylo/Mësuesit, Nxënësit, prindërit dhe bashkatdhetarët shqiptarë të shkollës shqipe “Alba Life” që operon në tri lagje të Nju Jorkut si: Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan festuan plot sukses dhe krenari përfundimin e vitit mesimor akademik 2014-2015.Aktiviteti tejet festiv u zhvillua në restorantin “Siriko” në Brooklyn. Salla e rregulluar me plot shije dhe elegancë dominonte nga ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit tonë Kombëtar, ndërsa nxënësit dukeshin si degëza yjesh dhe e ndriçonin dhe më shumë atë mjedis të kulturuar.
Nxënësit të veshur bukur dhe me gezim të papërshkruar në ninëzën e syve të tyre takoheshin me njeri-tjetrin gjithë mall dhe dashuri. Sa shpejt miqësohen fëmijët, sa shumë ata do t’i kujtojnë bangat e shkollës shqipe gjatë jetës, sepse aty ata u njohën me njeri-tjetrin, ata u njohën si shqiptarë. Një ditë ata kur të rriten, të jenë bërë profesorë, inxhinierë, doktorë apo profesione nga më të ndryshmet, pse jo, dikush dhe President i Amerikës, mund të bëjnë një festë bashkimi dhe të kujtojnë me nostalgji vitet e arta të mësimit të Gjuhës Shqipe që edhe pse lindur dhe rritur larg Atdheut të të parëve, prindërit e tyre i sollën me kënaqësi pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Nuk ka qenë e lehtë për të arritur deri këtu, rruga ka qenë e gjatë me sakrifica, pasi vështirësitë janë nga më të ndryshmet, por fal përpjekjeve së bashku me mësueset dhe prindërit kemi arritur suksese të njëspasnjëshme. Këtë vit nxënësit tanë dhanë një sërë programesh serioze para publikut si në festën e Flamurit, në festat e fundvitit 2014, ditën e 7 Marsit, Festivalin e Shkollave Shqipe në Diasporë dhe pjesëmarrjen energjike në Paradën Internacionale në Manhattan, ku parakalojnë të gjithë shqiptarët të udhëhequr nga organizata “Rrënjët” me president të saj z.Marko Kepi, dhe së fundi në mbylljen plot sukses te vitit shkollor. Në Festivalin e dytë të shkollave shqipe, stafi i saj, mësimdhënësit e shkollës shqipe u vlerësuan me çmim mirënjohjeje nga Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj.Kështu ndodhi dhe me këtë aktivitet në fundviti ku nxënësit u bashkuan në një mbrëmje të bukur festive ku kërcyen dhe kënduan në Gjuhën Shqipe.
Në këtë mbrëmje u shprehën falënderime për pjesëmarrje të shoqatave të ndryshme si: shoqata “Ana e Malit” me kryetar Ismet Kurtin, shoqata “Dibra” me kryetar të saj Musa Paçuku si dhe të disa personaliteteve që nderuan me ardhjen e tyre si Dr.Ismet Luka, aktori Marko Caka, pronarët e restorantit Mezzaluna Bistro në Nju Xhersi, Adi dhe shkrimtarja Sabije Veseli.Aktori i Marko Caka për të cilin TV Alba Life ndihet krenar që e ka dhënë të parin në intervistë para ekranit për teleshikuesit e tij përshëndeti gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës dhe iu uroi atyre punë të mbarë.
Programi artistik në Shqip nga nxënësit
Aktivitetin e moderoi Kozeta Zylo bashkëthemeluese e shkollës Shqipe dhe mësuese për dhjetëra vite pranë fëmijëve të Diasporës Amerikane.Programi u hap me Hymnet Kombëtare, Amerikane dhe Shqiptare interpretuar nga artistet Lindita Mezini Lole dhe Dëshira Ahmeti Kerliu shoqëruar nga të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në këtë festë të bukur.Sipas traditës u këndua hymni i shkollës shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha jonë” interpretuar nga dy nxënëse të talentuara Sabrina Lulanaj dhe Eda Kulla, kompozuar nga artisti Petrika Melo këngë që hap Festivalet e Shkollave Shqipe në Diasporë.Vazhdoi me këngën “Jam Shqiponja” kënduar nga Anisa Bacja, shoqëruar nga grupi i valltarëve të shkollës shqipe në Manhattan me mësuese znj.Liza Pllumbi ku më duhet të shtoj se shkolla shqipe në Manhattan u hap për herë të parë në historine e Diasporës në tetor 2014, në bashkëpunim me mësuesen Pllumbi. Recitoi plot konfidencë nxënësja Melinda Djinovic e cila ishte dhe prezantuese e programit për Shkollën Shqipe “Alba Life” në Festival.Sabrina Velo ka befasuar me recitimin e saj pasi ajo ka vetëm një vit që ka ardhur në shkollë dhe ka mësuar mrekullisht të kuptojë dhe të flas shqip.Nxënësi dibran Arsi Muda recitoi vjershë nga Asdreni, interpretimet e të cilëve u mirëpritën me duatrokitje nga arsimdashësit e shumtë.
Senatori veteran i shtetit të Nju Jorkut z.Martin J. Golden nderon me çertifikatë mirënjohjeje Shkollën Shqipe “Alba Life”
Ardhja e senatorit te shtetit te Nju Jorkut z.Martin J.Golden në këtë mbrëmje festive për mbylljen e vitit akademik shkollor 2014-2015 u prit me duartrokitje të nxehta nga të gjithë dashamirësit e shkollës Shqipe që ndodheshin në sallë. Senatori Golden i dorëzoi themeluesit dhe drejtorit të shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo çertifikatë mirënjohje me këtë motivacion:I jepet Shkollës Shqipe “Alba Life” në mirënjohje për vlerësimin e kontributit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe për përkushtimin dhe angazhimin në edukim.Dr.Valbona Watkins ka prezantuar para gjithë pjesëmarrësve Senatorin Golden dhe në emër të gjithë mësuesëve dhe nxënësve i ka uruar mirëseardhjen. Dr.Watkins shtoi se Senatori Golden e ka për herë të dytë që viziton Shkollën Shqipe ku disa prej nxënësve që kanë qenë para tri vjetësh e kujtojnë me nostalgji dhe dashuri bashkëbisedimin e ngrohtë që Senatori Golden pati me ta në një ditë shkolle në Brooklyn në vitin 2012. Ardhja e Senatorit Golden u përshëndet gjithashtu me një valle shqiptare me tekst “Një lahutë dhe një Flamur” kënduar nga Eda Kulla dhe shoqëruar nga nxënësit e shkollës shqipe në Brooklyn me koreografi nga Afërdita Kacupaj.
Qemal Zylo i ka dhuruar Senatorit Amerikan një shall shqiptar me ngjyrat e Flamurit Kombëtar i cili e ka mbajtur në qafë për sa kohë qëndroi aty. Senatori Amerikan Golden ka përshëndetur gjithë shqiptarët dhe tha se ka shumë lidhje me komunitetin shqiptaro-amerikan si dhe vlerëson dhe çmon traditat e mrekullueshme shqiptare që vazhdojnë t’i mbajnë gjallë dhe në Amerike në vendin më demokratik të botës.Me senantorin amerikan mësuesit dhe nxenësit bënë një fotografi së bashku në shenjë kujtimi.
Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj midis nxënësve shqiptarë
Zoti Mark Gjonaj është si një shqiponjë në ballë të Flamurit pasi jo vetëm që është shqiptari i parë i zgjedhur në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut, por me dashuri, krenari dhe përulësi merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetetet e rëndësishme që zhvillon Diaspora shqiptare në Nju Jork. Ansambleisti Gjonaj merr pjesë jo vetëm në zonën elektorale të zgjedhësve të tij, por kudo ku ka shqiptarë. Zoti Gjonaj të befason me energjinë pozitive që çliron dhe të frymëzon për te mos e ndalur punën e bukur dhe të kualifikuar. Zoti Gjonaj shpeshherë më duket si një simbol i bukur shqiptar, ai duket simboli i Bashkimit Kombëtar, ngase di të komunikojë, të rrëmbejë zemrat e pjesëmarrësve dhe t’i bashkojë ata rreth Flamurit Kombëtar. Përshëndetja e z.Gjonaj ishte tejet mbresëlënëse, frymëzuese duke falënderuar të gjithë pjesëmearrësit, prindërit, mësuesit, nxënësit e shkollave shqipe. Mësojeni gjuhën shqipe, traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar se duke u rritur me to bëheni më të ndjeshëm dhe më të ditur për rrënjët e të parëve tuaj vazhdoi Zoti Gjonaj. Ai falënderoi themeluesit e shkollave shqipe Alba Life duke e quajtur drejtorin e saj z.Qemal Zylo si një superman dhe njëkohësisht i uroi të gjithë ata për punën aq patriotike që po bëjnë.Qemal Zylo ka ftuar gjithë mësueset në skenë si: Aferdita Kacupaj, Lavdie Misku, Entelea Elezi, Liza Pllumbi, Dr.Valbona Watkins dhe asistentet si: Entela Neri, Laureta Cinari, për t’ju shprehur mirënjohjen për punën e tyre plot përkushtim dhe devotshmëri në mësimin e gjuhës shqipe dhe iu ka dhuruar secilës nga një buqetë me lule. Një buqetë me lule i është dhuruar dhe mësuese Adelina Lacaj e cila ka qenë ndër bashkëpunëtoret e para të këtij programi mësimor të Gjuhës Shqipe.Në fund Qemal Zylo së bashku me z.Mark Gjonaj iu ka shpërndarë çertifikatat e mësimit të gjuhës shqipe të gjithë nxënësve që mbaruan vitin akademik mësimor 2014-2015.Secili nxënës kishte dëshirë dhe kënaqësi të kishte një fotografi me z.Mark Gjonaj fotograi që do të ngelet gjithë jetën në kujtesën e tyre. Sipas traditës mbi tavolinë është sjellë torta të cilën e ka ndarë nxënësi më i vjetër i shkollës shqipe, një nxënës i shkëlqyer jo vetëm për shkollën shqiptare, por dhe për shkollën amerikane Oresti Salillari.Të gjithë dashamirësit e shkollës shqipe, prindërit, mësuesit dhe nxënësit janë argëtuar nga këngët e interpretuara nga artistja e talentuar Lindita Mezini Lole shoqëruar nga DJ artisti Andrea Lole.Të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë plot gëzim dhe dashuri ngase kishin kaluar një ditë të bukur kulturore të mbushur plot me emocion, mbresa dhe krenari për shkollën Shqipe “Alba Life” e cila ka vite të tëra që u mëson shqip fëmijëve shqiptarë në Diasporë.
27 qershor, 2015
Brooklyn, New York