Tirane- Alim Sofija dhe Gjet Ndoji i janë bashkuar çadrës së grevës së urisë e cila prej katër ditësh është ngritur pranë godinës së ish të përndjekurve politikë, 50 metra larg Parlamentit.
Sofija është nga Kukësi ndërsa Ndoji është nga Lezha.
Sot në ditën e katërt të grevës gjëndja shëndetësore e ish të përndjekurve që kanë hyrë në grevë urie që prej 28 majit është rënduar. Ndërsa në tendë numri i ish të përndjekurve që po vazhdojnë grevën ka shkuar në 14.
Një grup mjekësh qëndron në dispozicion të tyre.
Ndërsa shprehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë për plotësimin e kërkesave të tyre, thonë se po provokohen nga disa persona.
Një incident i tillë ndodhi rreht orës 09:15 minuta kur pati një konflikt verbal mes grevistëve dhe disa personave të tjerë që ishin jashtë çadrës.
Por konflikti zgjati vetëm pak minuta ndërsa ndërhyri policia për të larguar personat që ishin afër grevës.
Hoxha: Veliaj, zymbyl të mos vazhdojë më me intriga
Fatmir Hoxha drejtuesi i grevës u shpreh se personat kanë qëllim të prishin grevën janë ish agjentë të sigurimit. Ndërsa i bëri thirrje Veliajt të mos vazhdojë më me intriga.
“Neve i presim provokimet sepse është gjallë diktatura. Ata janë njerëz të sigurimit të shtetit kundër grevës.
Nuk kemi ardhur për qëllime personale. Erjon Veliaj të mos hedhë akuza. I them Zylmbylit të mos vazhdojë intrigat.
I pyetur që sipas Veliajt nëna dhe daja i tij kanë marrë të gjitha paratë e kompensimit Hoxha tregoi librezën ku sipas tij janë marrë vetëm 1 milionë e 700 mijë lekë.