Ministri i Kulturës Visar Zhiti : “Puna e studiuesit të njohur shkodran Mentor Quku-t, është një vepër që e ka lartësuar poetin, albanologun, politikanin e klerikun Mjeda, në majët me të larta të albanologjisë.” /
Nga Leonora Laçi/
KUKEL – SHKODER : Në kuadër të Jubileut të 100-vjetorit të Kishës së Mjedës në Kukel, komuna e Bushatit, të shtunën më 11 maj , u organizua promovimi i 10 vëllimeve të monografisë seriale Mjeda. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të lartë shtetërore dhe të qeverisjes lokale, akademike nga Qendra e Studimeve Albanologjike(QSA), klerikë të dalluar, profesorë nga Universiteti Shkodrës “Luigj Gurkauqi”, e studiues të tjerë, si dhe dashamires të shumtë të artit e kulturës shqiptare. Në mesin e pjesmarrësve të shumtë, dallohej edhe pjesëmarrja e klerikut dhe atdhetari të shquar, për fe e atdhe Dom Anton Kçira i cili për shume vite më radhë punoj dhe udhëhoqi pa u lodhur në famullinë e më të madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, atë të Shën Palit në Rochester – Detroit.
Aktiviteti promovues e përkujtimorë filloi më vendosjen e buqetave me lule të freskta pranë shtatores së poetit Ndre Mjeda. Një buqet me lule në emër të Parlamentit të Shqipërisë u vundosë nga Kryetarja e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli, sikurse në emër të Ministrisë së Kulturës, nga ministri Visar Zhiti , dhe studiuesi i Mjedës, Mentor Quku, shoqëruar edhe nga drejtori i Qendrës Muzeore Dom Nikë Ukgjini.
Më pas një aktivitet i pasur( moderuar nga autoria e këtij reportazhi – studentja e universitetit të Shkodrës, Leonora Laçi), u mbajtë në njërin e ambienteve të Kishës 100- vjeçare, tashmë të restauruar e ndërtuar dhe projektuar nga vet Mjeda. Drejtuesia, në emër organizatorëve falënderoi të pranishmit duke vlerësuar shumë lart punën e studiuesit Mentor Qukut në punën e tij kërkimore e studimore për Mjedën ” Kolana shumëvëllimëshe e punuar më shumë dashuri dhe shije, do të thoshte oratoria, znj. Laçi, vjen si rezultat i punës kërkimore e studimore e një përkushtim për 40 vite më radhë, dhe natyrisht që na jep sot arritjen më të madhe në fushën e zbulimi të jetës dhe veprës së gjeniut të letrave shqipe Dom Ndre Mjedës”.
Në ndërkohë fjalën e mori edhe Drejtori i Qendrës Muzeore “Ndre Mejda” Dom Nikë Ukgjini , i cili u rrëfye se ai është duke punuar me përkushtim shumë të madh, për kthimin në identitet të plotë, edhe të shtëpisë së poetit Mjeda. Kleriku studies, Dom Nikë Ukgjini, ndër të tjera tha se: ” Jemi mbledhur për të promovuar një vepër unikale në llojin e vet, në fushën e albanologjisë, ku gjithësesi studiuesi i njohur Mentor Quku, me veprën e realizuar, na i ka hapur dyert për një fushë të re albanologjike, atë të Mjedologjisë.”
Kryeparlamentaria e Shiqpërisë, Znj. Jozefina Topalli në fjalën teksa vlerësoj lart personalitetin e Ndre Mjedës, në disa këndëshikimi, është ndalur tek Mjeda, si një politikan – deputet dhe veprimtarin e tij për t’i shërbyer çështjes Kombëtare. Në vijim të këtij aktiviteti foli poeti i shquar Ministri i Kulturës zoti Visar Zhiti, ish i burgosur politik, duke u shprehur se : “Puna e studiuesit të njohur shkodran Mentor Quku-t, është një vepër që e ka lartësuar poetin, albanologun, politikanin e klerikun Mjeda, në majët me të larta të albanologjisë.”
Gjithashtu, Ministri i Kulturës Visar Zhiti, premtoi që brenda një kohe të shkurtër, tryeza e Mjedës do kthehet në vendin e vet, si u shpreh ai” aty ku peshon me tepër në Shtëpin-Muze të poetit lirik Mjeda në Kukël.”
Akademiku Kolec Topalli, që njihet si një nga përfaqësuesit më të shquar të albanologjisë, në Shqipëri, lëshoi kumtin rreth serisë monografike “Mjeda” më temën: “Dom Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhës shqipe” . Prof. Koleci, me këtë rast lexoi dhe letrën përshëndetëse të Prof. Ardian Marashi-t Drejtorit te QSA, i cili për shkak të obligimeve nuk ndodhej në Shqipëri.
Në vazhdim të këtij aktiviteti shumë të bukur, sipas programit fjala ju dha studiuesit të talentuar Dr. Gazmend Krasniqi-t, i cili u kthye në Kukël mbas një periudhe 30-vjeçare, dhe lexoi kumtesën më temën: “Një studiues i identifikuar më objektin”.
Në mesin e folësve, ishte dhe Dr. Virion Graçi nga QSA, me kumtesën e tij me temën: “Ringjallja tokësore e Dom Ndre Mjedes”. Ndërkohë, që tudiuesi i njohur i Fishtës, krijuesi i shkencës më të re albanologjike – Fishtollogjisë, Dr. Tonin Cobani, mbajti një kumtesë më një temë mjaft interesante, ku u ndal në disiplinën shkencore Mjedologjin më temën: “Mjedollogjia e Mentor Quku-t si provokim”.
Prof. Dr Begzad Baliu, nga Universiteti i Prishtinës, kishte dërguar kumtesën me titull: “Nga mjedologjia te institucioni i saj”.
Në veprimtarin kushtuar Mjedës, në Kukel, e mori fjalën edhe studiuesia suksesshme, pedagogia veterane dhe e palodhur të Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Fatbardha Hoxha, e cila doli para të pranishmeve me kumtesën me temë : “Personaliteti dhe vepra e Mjedës në kolanën e Mentor Quku-t” . Profesoresha Hoxha, u ndal kryesisht ne Bibliografinë e përdorur nga Mentor Quku, si dhe bëri kërkesë publike drejtuar përfaqësueseve të qeverisjes që studiuesit Mentor Quku-t, ti jepej vlerësimi më titullin “Mjeshtër i Madh”.
Një tjetër pedagoge e Universitetit të Shkodrës, ishte dhe Dr. Elinda Ramdani shefe e katedrës së Letërsisë, një studiuese e re, e cila referoi me temën: “Binomi Mjeda -Quku kontribute dhe risi” ku ndër të tjera u shpreh se – :”studiuesi Mentor Quku, është mëshiruar më Mjedën, Ai në çdo qelize të tij ka Mjedë-n dhe vetëm një studiues i tillë mund ta studioi aq shumë dhe mund të shkruaj aq bukur më aq finesë, përkushtim e dashuri, për poetin tonë kombëtar.” u shpreh Dr. Elinda Ramdani.
Dhe si “qershia për mbi tortë” ishte fjala e studiuesit të njohur shkodran, zotit Quku, i cili duke mbyllë ketë aktivitet ri-solli të përjetësuar thënjen e Mjedës” Ma mirë me kenë se mu dukë”. Professor Quku, me thjeshtësinë dhe modestin që e karakterizon, atë u shpreh me këtë rast se – ai ndjehet i nderuar që studiuesit e vlerësojnë punën dhe veprën e tij – Ai kërkoi që kjo punë studimore e nisur prej tij , nuk duhet te vlerësohet vetëm sot, por duhet të punohet dhe në të ardhmen, kur studiuesit do të thellohen edhe me tepër në punën studimore, të nisur prej tij për Mjedën.
Studiuesi i palodhur Mentor Quku dhe pse punoi 40-vite për gjeniun e letrave Shqipe, ende nuk e quan punën e tij të përfunduar, mbasi ai “fsheh” disa projekte të tjera ambicioze të cilat e presin Kishën dhe Shtepinë Muzeore të Mjedës, që në një të ardhme jo të largët të kthehen në Qendër Studimore për studiues shqiptare e të huaj.
Këtë e ka pohuar edhe kleriku dhe atdhetari të shquar, për fe e atdhe Dom Anton Kçira, i cili për shumë vite më radhë punoj dhe udhëhoqi pa u lodhur në famullinë e më të madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, atë të Shën Palit në Rochester – Detroit, teksa thotë se :” Sikur të mos ishte Mentor Quku, nuk do ishte nxjerr në pah madhështia e figurës së Mjedës, ashtu siç kanë mbetur në pluhurin e harresës shumë figura të tjera të cilat presin të mëshirohen nga studiuesit te rinj”.