Ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqedonin e Veriut, këto ditë ku kapiteni shqiptar u keqëtrajtua rëndë fizikisht nga shërbimet vëndase, na ka indinjuar së tepëmi ne punonjësit shqiptar që shërbejmë në departamente të ndryshme policie në shtetin amerikan.
Rrjedha e kohës tregon se shqiptarët që jetojnë në atë vënd, janë grupi i dytë më i madh etnik. Ata janë popull autokton dhe përfaqësojnë rreth 25 % të popullsisë vëndore, afërsisht 509 mijë vetë. Kryesisht të vendosur në pjesët veri-perëndimore dhe perëndimore të vëndit. Në rrjedhën e jetës ndaj shqiptarëve shpesh gjoja me arsyen për të frenuar ndikimin bullgar dhe atë sërb, janë mbajtur qëndrime jo dashamirëse. Mjaft probleme që janë ngritur nga popullsija shqiptare vëndase shpesh kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë. Edhe akti përçmues ndaj kapitenit me origjinë shqiptare është një vërtetësi monsturioze e klaneve shtetrore që nuk respektojnë të drejtat e kësaj popullsije. Batalioni i forcave speciale “Ujqrit” i Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë së Maqedonis së Veriut, në këtë vazhdë kryen seleksionime për pranimet në radhët e tij. Dhe më e pakuptueshmja është se ai denigron dhe nuk pranon në radhët e tij kuadro nga vëndasit shqiptar. Dihet tashmë që kapiteni shqiptar në bazë të rezultateve të kursit të seleksionimit të Shtabit të Përgjithëshëm do të bëhej pjesë e këtij batalioni special, sepse ishte një kuadër me pregatitje të lartë profesionale, me shumë trajnime brënda dhe jashtë vëndit dhe i sistemuar në ARM falë dhe diplomimit me sukses në Akademin Ushtarake. Këto veprime dashakeqe dhe të pa pranueshme për mbarë botën e civilizer janë të papranueshme edhe për çdo shqiptar kudo që punon dhe jeton. Rruga që po ndiqet ndaj kapitenit shqiptar edhe tashmë duke e çuar nga një spital në tjetrin se gjoja është me probleme psiqike është një mashtrim i turpëshem i një vendi që kërkon të futet në Bashkimin Evropjan. Ka dhe të tjerë që përpiqen ta mohojnë këtë fakt skandaloz, duke synuar të dekurajojnë edhe komandantët e tjerë shqiptar që me arritjet e tyre kërkojnë përfshirjen në këtë batalion special. Sido që të paraqiten mafiozët e lartë ushtarak goditjet që ka marrë kapiteni shqiptar dhe gjëndja aktuale në traum nuk mund të mbulohen nga vellua e ligësisë qeveritare maqedonase. Ata nuk mund të mbulojnë ecjen me nder dhe dinjitet të kapitenit shqiptar në rrugën e jetës, ai është ngritur në detyra jo me servilizma por me aftësi dhe ndershmëri shqiptari.
Ne gëzohemi për shumë arritje në shtetin e Maqedonis së Veriut, por indinjohemi dhe duam që në këtë vënd të ketë paqe, qetësi dhe liri për të gjithë shtetasit pa dallim krahine, feje apo rrace.
Ne ish shtetasit shqiptar që jetojmë dhe punojmë ligjërisht në SHBA, jemi kenar që vendi jonë Amerika është bastjon i të vërtetës, ligjit, paqes , lirisë dhe demokracisë shëmbullore. Shoqata jonë “American Albanian Law Enforcement Association” me qëndër në New York do të jetë vazhdimisht në mbështetje të ligjeve dhe mirësisë në botë. Në çdo hap që ndërmerrni referojuni dritës amerikane dhe ecni gjithëmon përpara.
Nga shoqata “AALEA”
K r y e t a ri
Elton Shametaj