Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI/
Më 24 prill të këtij muaji në Vlorë është paralajmëruar që do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.Ky takim i dy qeverive do të duhej të prodhonte miratimin e një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskriminimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin por mbi të gjitha të ndaj mjete dhe të krijoj një fondë të përhershëm. Të ndahen detyra e përgjegjësi sakt të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër. Dy qeveritë shqiptare kan obligim moral,institucional dhe kombëtarë që më në fund në këtë takim të radhës të dy qeverive të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare, të harmonozojn strategjit e veprimi si: Për Referendumit të një e dy marsit 1992,për marrëveshje e Konçulit,Këshillin Nacional të Shqiptarëve,Trupin Koordinues,për diskriminimin në këtë Krahinë,për amnistin e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit, zhvendosurit,në ndihmesën. Studentën nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në menza të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë.Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bjen hise më së shumti të investojn jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të ksaj Krahine shqiptare por edhe në investime tjera. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapsirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale. Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezentohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë. Çështja e pazgjidhur e ksaj Krahine të ngritet edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Europës dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përveqë bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi Rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët. Këso takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë. Organizmi i një konference të donatorëvë,krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e ksaj Krahine. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët. Takim i dy qeverive besojm se nuk do të mjaftohet në diskutimin ende në lidhje dhe rrethë Abetares.
16 Prill 2017
Autori, ka të publikuar disa kumtesa e punime në Konferenca shkencore Kombëtare.Një nga këto është edhe çështja e qasjes dhe raportit së Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj kësaj krahine shqiptare që përfshin komunat Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë.