SEJFULLA MALËSHOVA:Ai ka qënë legjendë e luftës së parë/
NGA GEZIM LLOJDIA/
Vdekja shurdhon,pra u shkurton jetët.Mirëpo me Zaim Brahimin ndodhi ndryshe.Zaimi nuk vdiq.Emri i Zaimit është prezent sot.Kurse të tjerat,ata të zakonshmit janë harrur që kurrë,kurse atdhetarët,me një fjalë shqiptarët e mirë vdekja nuk i shurdhon dot,nuk i rrëzon dot në ftohtësin e saj.Zaim Brahimi ende nuk ka një monument,por akti i tij është një monument i gjallë shqiptarie.
Zaim Brahimi,shkonte në ftohtësirën e baltës,në thellësi të saj,90 vite më parë kurr rrëzoi sytë në Drizar të Mallakastrës,kur shpirti u shkëput ishte vetëm 36 vjeç dhe vdekja nuk i erdhi nga natyra,por u rrëzua nga plumbat e shovenëve,gjurmët e të cilave dy bira kishin hapur në shpatullën e djathtë.Dëshmi e kësaj thënie mbeti,ç’varrimi këtë vjeshtë në Drizar, u rrëmua në varrezën e skalitur me gurë,brenda qivurit ku eshtrat e tij të patretura mbanin ende gjurmën e plumbave të shovenëve në shpatullë.Gjurmën e tyre,koha nuk e fsheu tërësisht ndonëse përsipër mbante një kapicë me dhe drizarasi.Përkundrejt sakrificës së tij në mbrojtje të tërësisë teritoriale shqiptare në 1914,rregjimi i komunistëve e hoqi nga defteri më e pakta gjë,që bëri ishte ti humbte gjurmët,duke i errësuar kontributin e tij në rilindje si luftëtar i saj.Por ndonëse Zaimi bënte gjumin e përhershëm të qefinit,dy birra shenja plumbi,që e rrëzuan definitivisht,u panë në ç’varrimin e tij ishin shenja të gjurmave të kohës,ishin gjurmë të lexueshme ,që askush dot nuk i fsheh më,ato dy plumba ndonëse për 90 vjet i mbylli qefini dhe varri i pagjetur dot nga familjarët.E gjithë kjo harresë përbënte mosnjohje .Regjistruar si shtresë e pasur.Kurse i ati Muharremi ishte me influencë të madhe në Dëshnicë.
Kështu Zaim Muharrem Brahimin e vendosën në një qivur në një kodër të Drizarit.Kjo përbënte një amanet.Pak orë përpara frymës së fundit,Zaimi i kishte kërkuar bashkëluftëtarit drizaras,Sako Dervish Ymerit,ta vendosinin varroshin në kodër.Domethënia ishte e lexueshme.Djali i tij i vetëm Zeneli i ardhur nga martesa me Xhevrinë,kur të ngjitej në Trebeshinë,duke shpurë bagëtit ta shikonte varroshin e bardhë.Kur të rritej ta rikthente në Dëshnicë,në Katundishtë ,rrëzë Trebeshinës.Në të vërtetë,ai mbeti aty i kallur nën dheun e ftohtë poshtë gurëve të rëndë,po nën shoqërimin e bashkëluftëtarit të tij Sako Ymerit nga Drizari.
PËRCJELLLJA E EMRIT
Një grusht diell në mesqershorin e kohës 1878,mori Zaim Brahimi në Katundisht të Përmetit,në ardhjen e tij.Ishte i njëjti diell,që në kohën,qershor 1878 ndriçoi Prizërenin shqiptar,ndërkohë që ndriçuesit,i kishin vendosur emrin përpjekjeve të tyre” Rilindja shqiptare” ,që fare mirë mund të lexohej :”Përndritja e bukur shqiptare”.Rilindasit kërkonin hapësira me kohë të kthjelluara për shqiptarët.Prej këtij hiri të këtij dielli qershori ishte edhe lajmërimi në ardhje i Zaimit në Katundishtë.Një rastësi nga më befasueset,por që edhe emri i tij i atribohet Lidhjes së Prizërenit.Ekzistojnë dëshmi,të zbardhura në ditarin e të birit të Zaimit,Zenelit që saktësojnë arsyet e këtij emri duke e lidhur atë me emrin e Abdyl Frashërit,frashëlliut të lindur në këtë trevë në Frashër,që gjëndej nën syrin vëzhgues të Kokojkës.Në ditar,shqyrtohet thënia nizam.Muharrem Brahimi i ati i Zaimit,ka thirrur të vëllan Xhelon,njomcaku ardhur kishte në këtë jetë në ato ditë rilindase shqiptare.Muharremi e ka pyetur,ç’emër do ti vihej djalit?Që djali e ka emrin se është nizam i parë i Abdyl bej Frashërit,prandaj le të quhet Zaim,nga fjala nizam.
1913
Bie qeveria e Ismail Qemalit.Ujqëri tinzare kjo fqinjëse e pabesë.Trojet tonë nën episode dhune.Coptimi ishte synimi.Muza e Z.Brahimit ngrihet lartë.Ajo njëkosishtë është dëshmi e gjallë e historisë tragjike. :”U grinë,u grinë superfuqitë/U lëshuan drejt Shqipërisë/Zunë dhe vunë kufijtë/Ja prenë krahët Shqipërisë/Ah o baba Tomorr po je/Ngrehu dhe dil në Trebeshinë/Shiko Kosovën dhe Camërinë/Të jesh shehit edhe tinë/Që një ditë ajo do vijë/Prapë me krahë të përtërirë/Do të fluturojë mbi Shqipërinë/Dhe do të rrojë si zonjë e mirë.”
SHQYRTIME
Në të vërtet,kjo nuk është poezi,por është muza dëshpëruese e një atdhetari,që i djeg xhani,coptimi i kufijëve.Prerja,kirurgjia e tyre sot ende dhëmbë,dhe kullon gjak.Ai thotë ja prenë krahët Shqipërisë.I lanë jashtë saj trojet shqiptare.Kosova,ku gjëndej Prizëreni.Patëriotët në ditën kur lindi Zaimi u mblodhën në Prizëren me të vetmen arsye.Jo sepse Prizëreni ishte një qytet i madh ,por në rastë se do të mblidheshin në Frashër,kirurgjia e ujqërisë do të zbriste tejposhtë Shqipërisë.I prenë Camërinë,lulen e e bukur.Thirrja e Z.Brahimit:Ah o Baba Tomorr ,po je ngrehu e dilë nëTrebeshinë..,përmbanë lutjen e një bektashiu të mirë që kërkon nga mali i bekuar siç e ka përmendur Naimi,Tomorr o mal i bekuar….pra dil e shiko mënxyrën, që ka rënë tek shqiptarët.Po u presin kufijt,po u marrin tokat.Pra ai thotë, që edhe ti mal i shqiptarëve të jesh dëshmitarë në këtë kirurgji të llahtarshme,ku prerja dhe rrëmbimi bëhej nga fqinjësia e saj,që ka pjellur jo pak luftëra,në këtë bashkëjetesë të gjatë dhe të përhershme.
VRASJA
Shovenët,i prinë,copëtimit me urën e zjarrit në dorë.21 qershor 1914.Ura ra mbi Katundishtë.Fshatarët me dhimbje u deportuan në ullishtet e Vlorës dhe në Mallakastër.Burrat e fshatit nxorën armët.Dëshmitë e bashkohësve hedhin dritë se burrat e fshatrave,kur morrën lajmin se greku po vinte me urë zjarri,shpejtuan të zënë pozicione.
RRËFEJNË BASHKËLUFTËTARËT
-Rrëfime origjinale të mbledhura në ditarin e të birit-
1-ZENEL VELIKUA
Zenel Veliku thotë:Kur u nisëm për në Kiçok dhe do të shkonim rrëzës së malit Trebeshinë,në vendin e quajtur “Haus”,Zaimi dëgjoi një zë fëmije.Zbriti nga kali e gjeti fëmijën të lidhur me shpërgënjë e morri në preher hipur mbi kalë dhe vazhduam rrugën tutje Potgoram, Carrogunjë, Ball,Psar,Mazhar,arritëm në qafë të KiçokutAtje takuam disa gra të ngarkuar me thasë bereqet dhe me djepe fëmijësh.Qëndroni,u foli Zaimi,do t’ju jap këtë fëmijë ta rritni e ta mbani mirë.Ku ta shpiem,iu përgjigjën ata të shkretat.Ne na janë tharrë gjirret or zotëri. Merreni,merreni,zonjat e mira.rriteni me qumështë dhie ja u kam bërë amanet,kur të kthehem nga lufta do të ma ktheni,përsëri.Zaimi u morri adresat i shënoi në një defter se ai qe i shkolluar dhe u nisëm për në istikam.
2-METE BËNJA
Mësuesi Mete Fekollari Bënja,shkruan në 1924.
Mblidhen burrat e jugut dhe bëjnë thirrje për vetmbrojtje.Krijohen çetat vetëmbrojtëse të jugut.Thirrja ishte:”Ngrihuni,ngrihuni burrat e fshatit,ngrihuni se po na vjen dushmani.Mbroni gra dhe fëmijë,mbroni nderin e shqiptarit.Kështu bënë burrat e fshatit Zaim Muharrem Brahimaj,Beqo Memo,Zenel Veliku…
Muarrëm kuajtë me shalë,me dyfekë e jataganë,zumë pozicione me rradhë nga Këlcyra në Ballshë.Ikën gra dhe fëmijtë në Kiçok,atje qëndruan.
Në Kiçok ndal i thanë/ti dushamn,ti gjeç belanë/i dogje fshatrat me rradhë/në Ballabanë më të dalë/ në mullinjë e xhungre qëndruanë/zunë pozicione djemtë tanë/Zaimi mori një plagë/e mori shoku,që kishte pranë/dhe e çojë në Drizar./Rrojti një ditë e një natë/në të nesërmen e dha xhanë/U mblodhën burrat me rradhë/ Mallakastër, Përmet, Gjirokastër/e varrosën në kodër mbi fshanë/E rrethuan me murë të lartë/e ruante miku i babait/që të mos hynin sa ujqrit as çakajt…………….
Një shkrim tjetër i gjetur në kujtimet e mësuesit Mete Bënja.
U mblodh parësia e fshatit sene 14,Hasan Mërkuri,Xhafer Xheli,Tahir Mucenji,Muharrem Emini,Zenel Velikua,Beqo Shema.Bëhej fjalë për të zgjedhur Zaimin.”Ti Zaim të jeshë i parë se ke bërë shkollë për zabit të drejtosh djemtë tanë,të mbrosh Dëshnicën dhe fshanë,se flaka kishte filluar fshatrat me rradhë..Xhafer Xheli foli”Rrofsh mor nipçe më kë nderuar na jep Zaimin,që të drejtoj djemtë tanë pa u kamë bërë kurban për fshanë,puthi Zaimin në ballë,të më nderosh mor djalë të shporësh dushmanin…
Zaimi,hipi në kalë,Beqir Zeneli nuk ju nda kaluan matanë.Gjenë një fëmijë, që po qanë.Zbret nga kali merr fëmijën të pështjellur në një boce,hipën përsëri në kalë,kalon fshatrat me rradhë në Kiçok,atje qëndruan,atje gjetën disa gra,shyqyr Zotit që paska fat ky fëmij .U drejtohet:U lutem o zonja të mira,merreni këtë femijë,rriteni e mbaheni mirë.Ku ta shpiem ,or zotëri ne jemi me lot në sy,ne na janë tharrë gjirret,ku ta shpiem këtë fakirë.u përgjigjën ato.”Merreni,zonjat e mira, u foli Zaimi,rriteni me qumshtë dhije,nuk po ua jap për fare kur të kthehem nga lufta do të ma ktheni përsëri.Lutem zonja ,më thoni kujt fisi jeni.Zaimi nxori defterin dhe u mori adresat 1-Zonja Mullaraj,2-zonja Shehaj,3-zonja Nebiaj.Zaimi iku për të mos u kthyer kurrë,nuk e mbarojë dot këtë amanetë….Qershor 1914
Vijojnë kujtimet e mësuesit Mete Bënja
Në senen 26 nisemi në Drizar.Më qepet i shkreti djalë :”Do vij dhe unë më thotë, të takoj babanë në kodër sipër mbi fshanë.Sako Dervishiu më shikon me habi:”Ore zotëroi,çeke këtë fëmijë.Ai është djalë i tij.Shkuam në shtëpi nxori shënimet :A di shkrim e këndim,që të lexosh shënimet e tij ?Unë jam mësues në Dëshnicë.Morra bllokun e tij të lyer me djersë dhe gjak.Gruaja e Sakos ka thënë:” Të lexosh shkrimet e tij ka qënë në shkollë në Turqi ka qënë me Ismail Qemalin.C’ka shkruar për përmetarët Abdylin,Naimin Samiun.Pika e dobët për Zaimin ishte Hysen Hoxha,për Idriz Gurin shkruan edhe për Sinjën,që i thanë fol,fol ti Zaim se ti di më mirë se je takuar me Ismail Qemalin,unë do të flasë por jo më shumë në Vlorë do ti themë të gjitha kur të vemi krah atij burri që ta bëjë Shqipërinë si nur ashtu siç e kishte menduar vetë ai burrë.Sakua na priu u ngrimë e pamë të shkretin varrë i rrrethuar me gurë të bardhë i stolisur emri i tij dhe i gdhendur në një pllakë guri dhe shkruhej:” Zaim Muharrem Brahimaj-Këlcyrë”.E puthëm atë pllakë guri,Zeneli filloi të qajë,unë shkrova: ”Kapedan ngrehu Zaim e tako djalë se ka zënë dhe po qanë e ka marrë malli për babanë…
3-MUHARREM BRAHIMI
Muharrem Brahimaj,i ati i Zaimit ka rrëfyer:
Në qershor të ’14 me erdhi lajmi se kisha djalin të sëmur në shtëpinë e Sako Dervishit në Drizar.Vajta,gjeta djalin,që po e mbante Sakua.Djali ishte shumë rëndë dhe ishte mbuluar me djersë,që ia fshinte Sakua me peshqirë.Zaimi ngriti kokën dhe më foli:”Mos u mërzit baba,se jam mirë,ngrije kokën baba.I fola:”Të kisha djalin e madh or bir të djemëve.Më kishe dhe më ke,-më tha,me një buzëqeshje ja ku e ke Sakon me namë,që më ka hedhur në kraharuar.Sako i fola,ma jep ta mbajë pak djalin.Kur u ngrit Saku,qe bërë këmisha me xhak.Sako,i thashë djali qënka vrarë,pse s’ma tregove ?.Sakos ju mbushën sytë me lot dhe buza i dridhej.Zaimi është vrarë në istikam në Kiçok,me grekun,më tha Sakua.Sako,i fola,fshiji ato lotë,se burrat,që bien nuk qahen,por këndohen.Dëgjo Sako,luftë pa djem dhe pa gjak nuk ka.Zaimi ktheu kokën dhe më shikoi,u përlotë,më mori dorën e djathtë,ma puthi dhe më shtërngoi fortë,në këtë kohë dha xhanë.Sakua uluriti fortë.Pusho i thashë,bjena ujë të ngrohtë për ta larë.Kur e zhvesha,pashë në shpatull dy plagë.Sakua.duke qarë thoshte:Zaim,vëlla amanetet e tua do ti mbaroj unë,do të bëjë ashtu si më ke thënë ti vëlla,për emër të Zotit dhe do të vijë atje tek ti të ç’mallemi bashkë o Zaim,o vëlla…
4-SAKO DERVISHI
Tregimi Sako Dershit,nga Drizari për Zaimin.
Zaimi,ka qënë luftëtar i zoti dhe shumë trim.Të habiste kur nxirte ato fjalë nga goja.Ishte i shkolluar.
Kur dolëm në qafë të Kiçokut,pamë se ishte mbushur lugina e Dëshinca me tym të zi.Zaimi siç qe hipur në kalë bërtiti fortë:Tym i zi,tym i zi,po digjenshtëpi e katandi,/C’bënë kështu mor i mallkuar,ti je pa shpirtë/C’bënë kështumor jezit/më vure njerëzit në rrezik/Ku vete o bishë e tërbuar/Kiçokun s’kepër ta kaluar/o burra o trima shpejt/të zëmë instikamë/poshtë tek mullinjtë ezhungërve.
I bërtti fshatari i tij Beqo Memua:Zaim ik andej se nuk je mirë.Jo,o Beqo se këtu shikoj mirë.Pozicioni,që zuri Zaimi s’kish njeri,që ta kalonte gjallë.Vendi,që zuri Zaimi ishte në vijën e mullirit.Atje u bë luftë e madhe.Pas disa orësh uji erdhi i gjakosur.Shkuam mbas ujit dhe gjetëm Zaimin të plagosur,brenda në ujë.I morrëm rrobat i shtrydhën dhe kur e pamë se jeta e tij po rrezikohej e mora,hipa në kalë dhe e çova në shtëpi në Drizar.Kur u afrova tek kodra me ullinjë,më tha :Këtu ti Sako do më varrosësh,se këtu u dukërka mali i Trebeshinës,të më bëni qivur dhe të ma lyeni me gëlqere,të më shikoi im bir,që e kam plot 5 vjeç.Kur të dalë në Trebeshinë,kur të kullosë bagëtinë.
Këtu mbyllen dëshmit origjinale të bashkëluftëtarëve të Zaim Brahimit.
Dëshmitë mbeten më së paku edhe kronikë e asaj kohë tepër të rëndë,për trojet shqiptare, që i coptuan armiqtë,e këtij kombi,ndërkaq për mbrojtjen e tyre shqiptarët e mirë,shkurtuan jetët e tyre.
KËNGË PËR ZAIM BRAHIMIN
Moj Dëshnicë moj ëngjëllore/Trebeshina të ri roje/Tëndë e qypit kurorë/Kiçoku luftën tregonë/
Kiçoku luftën tregonë/Për Zaim Muharrem folë/Fol moj folë për Zaim/Luftëtarë si vetëtimë.
Nga Kiçoku në Drizar/Trupi me gjak është larë/Nga plaga që kishte marrë/Në luftë me junanë/
Në Drizarë erdhi gjallë/Rrojti një ditë e një natë/Katundishtë vajti mandatë/Nuk ka luftë pa djem,pa gjakë……………..
Dëshmohet se kjo këngë është kënduar në Mallakastër nga vitet 1914-44-ën.
SEJFULLA MALËSHOVA:AI KA QËNË LEGJENDË E LUFTËS SË PARË
Nipi i Zaim Brahimit,djali i Zenelit sjell një fakt tepër të panjohur deri më sot.Thëniet e Sejfulla Malëshovës,për Zaim Brahimin.
Rrethanat kur e takova Sejfulla Malëshon ishin të tilla,tregon E’them Brahimi:Punoja në SMT, Përmet. Shkuam në Fier,ku ishte i internuar Sejfulla Malëshova ,isha sëbashku me V.Shuranë.Gjatë kohës ,që tërhoqëm disa matëriale,më pyeti:Po ti mor djalë nga je?Jam nga Katundishta,i thashë.Po i kujt je,pyeti Sejfullai.Jam i Zenel Zaimit.Po me ç’mbiemër je?
Brahimaj,- thashë.Oh,ja bëri dhe më përqafoi.E njoke i tha Vasili.-Posi,ore tha Sejfullai.Gjyshi i këtij është vrarë në 14 në luftën e parë në Kiçok.Ai ka qënë legjendarë i luftës së parë botërore.Zaimi,tha ka shumë vlera të mëdha.Ndërkohë ai e pyeti Vasilin për Malëshovën se ishte vendi i varfër.