
POEZIA
Poezia,
n’dritare të kohës më sheh
kur muza n’vetminë time troket,
në shiun kur ndër gjethe reshë,
në kurorën e yjeve që natën veshë.
Poezia,
tuneleve t’gjata perdridhet,
drejt caqeve n’lashtësi
pertrihet në përditshmëri.
Për t’mos u zhdukur
n’epopenë vargore sot
me dritë lumnije nesër
dhe për çdo mot!
2. QIELLI IM
Me valixhet e mallit n’dorë
bredh rrugëve të qytetit tim
ta thyej përgjumjen e ditëve me shi
me një trokitje n’qiellin tim të bardhë.
Ta marrë pikën e shiut e ta bëj kokërr gruri, t’i marrë thepat e gurëve e t’i bëj lapsa
për kohën tonë me zjarr në kokë,
ta marë rrezen e diellit
e ta bëj krahzogu n’degë,
derisa gropëzave të syve lodhja ecë,
hena hjek xherdanin
e drita n’ tokë rrëshqet.
3. LUMI
Me rrjedhën e lumit
takohemi sy më sy…
Dallgëzohet Hudson River valë- valë,
por n’mendje trazohet Lumi Llap,
nga imagjinata që edhe diellin kap!
Pulëbardhat seç më kujtojnë,
Nositin e t’madhit Lasgush,
nga malli i tokës sonë që djeg porsi prush!
Prit – ti anije ngjyrëqielli,
që trazon lumin dhe erën
merre fjalëmiren
me peshën dhe vlerën!
Merre fjalëbardhen porsi urëkalim,
i stinëve të blerta deri në lulëzim,
plot dashuri e bukë në t’ madhen sofër buzëqeshje verore në çdo skaj e votër!
4. SONTE
Nën këtë hark të kuq përëndimi trumbëtojnë akrepat e zemrës
e këndshëm luhatet barka,
gendroj si statujë e pagojë para teje,
para qiellit që don ta ngrys nata.
Sonte s’dua të flas
për ngiyrat e vjeshtës në tarasën time,
për krizantemat e verdha,
violete peisazhe me ngjyrime.
Sonte mos thuaj asgjë
për peshpëritjet e buzëve të thara,
peshën n’dhe të huaj e vitet e stërzgjatura.
Në çerdhën e Pranverës sonë
më prit se te erdha,
sa t’i falë petalet e mia
me magjine e ndjenjës,
simfoni e fluturimit t’lirë
drejt burimeve t’etjes.
Vrapo bashkë me mua,
dashuria ime e vetme,
ti që bëre edhe diellin
të zgjoj ëndrrat e mia,
të urrej botën pa ty
e t’bëhem lozonjare si mjellma.
Bashkë do te shtegtojmë
ndër cicërima e fusha blenore,
n’kërkim të lumturisë
e buzagazeve mëngjesore.
5. NË VRAP TË KOHËS
Ku ta kap kohën,
Une e përpëlitura,
që n’varg heshtjen thej,
edhe n’ lëmshin e jetës,
me ndërgjegjje t’bardhë
fillin gjej.
Une shpresa e lugjeve t’blerta
me librin e durimit n’krahë,
çdo natë përkund hënën në vargun tim,
e dashuruar me dritën e këngës n’vegim.