FOTO: Lindja e diellit në Zelandë të Re. Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…, tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn.
***
Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka!
Festa e Vitit të Ri festohet në gjithë botën dhe padyshim është një nder festat më të vjetra. Shumica e popujve ditët e festes së vitit të ri i kalojnë pranë familjeve e miqve duke reflektuar të kaluarën dhe duke shpreh shpresën për një të ardhme më të gëzuar, më të mirë. Popujt dhe shtetet e ndryshme kanë edhe specifika e tyre të ndryshme, kur dhe si e festojnë Vitin e Ri. Disa popuj të ndikuar nga kalendari agrikultural e festojnë vitin e ri në pranverë kur nis gjelbërimi ose në vjeshtë kur nis vjelja e prodhimeve, kurse disa tjerë duke u bazuar në kalendarët e tyre të traditës.
Në Zelandë të Re, manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët. Organizohen koncerte maratonike me muzikë në ambiente të hapura. Sheshi i qytetit, rrugët, dyqanet stolisen me drita e “pemë”. Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka! Bëhen parakalime rrugëve kryesore në stilin e karnavaleve. Gra e burra të të gjitha grup moshave veshur me maska, në këmbë, në qerre kuajsh racash të ndryshme e mjete tjera transporti, banda muzikore me instrumente me të rëna e frymore, imitues kafshësh dhe kloun parakalojnë rrugëve kryesore duke u ofruar kënaqësi shikuesve të shumët. Dyqanet gumëzhijnë nga blerësit, që duken sikur bëjnë gara se kush po blen me shumë. Kulmi arrin natën e Krishtlindjeve /24 dhjetor/ për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Gjatë netëve të përmendura tolerohet ahengu me këngë, muzikë e valle deri në orët e vonshme të natës edhe në apartamente. Si asnjëherë tjetër, fqinji toleron fqinjin për t’u argëtuar qoftë edhe në mënyrë paksa të shfrenuar. Qytetarët me familjet e tyre dalin në plazhe dhe pika tjera turistike, me të cilat qyteti i Aucklandit dhe krejt Zelanda është e njohur, prej ku në orën fiks 24:00 shikojnë fishekzjarrët për 30 minuta, që e spërkasin qiellin me ngjyra gjithfarëshe dhe forma të ndryshme. Të rinjtë për natën e ndërrimit të viteve shkojnë në mënyrë të organizuar jashtë qytetit me makina, mjete lundruese, kurse ata që i kanë “xhepat e nxehtë” fluturojnë me avion drejt ishujve afër Zelandës dhe shteteve tjera si: Australi, Tajlandë, Indonezi, Losë Anxhelos… Shteti me i afërt me Zelandën është Australia, rreth 3 orë fluturim me avion.
Në muajin dhjetor – janar, si asnjëherë tjetër gjatë vitit, vijnë shume vizitorë nga katër anët e botës. Zelanda është joshëse për evropian, amerikan, aziatikë e të tjerë për bukuritë natyrore, lumenjtë, liqenet, valët e Paqësorit, ujëvarat, ujërat termal, pyjet, kodrat vullkanike, qetësinë, rregullin, plazhet, botën bimore tepër të pasur, peshkim të lirë, klimën, kulturat e ndryshme që bashkëjetojnë në harmoni të plotë, gjeografinë dhe historinë e saj. Vijnë e kënaqen këtu adhuruesit e natyrës, valëve të detit, sporteve në ujë, rrëshqitje mbi valë, lundrim me jaht.., aeronautikës, peshkimit, ecjeve në natyrë, ushqimit qind për qind natyral, restoranteve të shumta, hipodromeve, kuajve të racës… Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…, tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn. Në aktivitetet e përmendura marrin pjesë edhe shqiptarët, të cilët për pak kohë, /shumica prej tyre kanë ardh këtu në vitin 1999/ kanë arrit të adaptohen në mjedisin e ri. Shqiptarët e ardhur, besohet të jenë diku 160 familje, janë të vendosur në qytetin më të madh të Zelandës së Re, në Auckland.
***
Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen, lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, përgojojnë njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive.
Sabit Abdyli, Zelandë e Re