Misionarja katolike shqiptare Nënë Tereza do të shpallet shenjtore më datën 4 shtator 2016.
Kjo është dita e sapozgjedhur nga Papa Françesku për të shenjtëruar figurën e misionares katolike shqiptare Gonxhe Bojaxhi, 12 vjet pas lumturimit të saj nga ana e Papa Gjon Palit II.
Selia e Shenjtë ka informuar mbi këtë ngjarje të jashtëzakonshme autoritetet më të larta të shtetit italian për garantimin e mikpritjes dhe sigurisë së besimtarëve të shumtë që do të jenë të pranishëm në sheshin e Shën Pietros, duke e konsideruar si një event planetar.
Shënjtërimi i Nënë Terezës e mbërritja në Romë e eshtrave të Papa Piut janë dy eventet më të rëndësishme gjatë 2016, vit i shpallur nga Papa Francesko si Jubileo i Jashtëakonshëm i Mëshirës që do të nis më 8 Dhjetor 2015 e do të përfundoj më 20 Nëntor 2016.
Sipas mediave italiane, bashkia e Romës ka ndërmend të vërë në dispozicion rreth 500 milionë euro, për të ndihmuar në rinovimin e infrastrukturës rrugore, si dhe blerjen e 400 autobuzëve të rinj që do të përdoren për të mikpritur turistët e shumë që mendohet se do të vijnë për ditën e shënuar, nga Shqipëria e deri nga India, ku ka shërbyer gjatë gjithë jetës me misionin e bamirësisë.
Edhe mediat indiane i kanë bërë jehonë këtij lajmi duke cituar zëdhënësin e i Kishës Syro Malabar, Paul Thelekat në Kochi, të Indisë të hënën e 18 majit.
Si kristian mezi po pres procesin e kanonizimit të Nënë Terezës. Ajo ishte nëna e miliona indianëve, sidomos e më të varfërve dhe më të paprivilegjuarve” tha Thelekat informon Agjencia e lajmeve indiane IANS.
Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta (19 Tetor 2003), ajo u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II-të, si simbol i ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën, një moment që i ka hapur rrugë shenjtërimit të saj.
19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare.
Lajmi I gezueshem per te gjithe Shqipetaret dhe mbare Boten jame shume I lumtur qe lajmin e gjeta ne Dielli dhe uroje Editorin Dalip Greca qe e fute ne Dielli. Urime Editor, Urime Vatres dhe te gjithe Shqipetarve ne Bote.