KUJTESE PER VATRANET DHE KOMUNITETIN-PARADA KUQ E ZI- TË SHTUNËN NË 6 AVE-43th Rd/
Ditën e Shtunë, 9 qershor, që në mëngjes në orën 9.00 Am nis festa kuq e zi. Organizohet në Avenunë e 6-të, Manhattan, Parada e udhëhequr prej Rrënjëve Shqiptare-ALBANIAN ROOTS.
Si për cdo vit shqiptarët janë “NJËSHI” i Paradës së Emigrantëve. Muzika shqiptare, veshjet kuq e zi, Flamujt Kombëtar dhe ata Amerikanë, zotërojnë Avenjunë “Amerika”….Bëhuni Pjesë e kësaj Parade. Sillni fëmijët Tuaj aty. Bëjini që të ndjehen krenarë fëmijët, nipërit dhe mbesat me Kombin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Nënë Terezës…. Bëjini që të krenohen me Kombin Shqiptar. I vishni kuq e zi ata!
Të dashur Vatranë
Bëhuni pjesë e kësaj Parade, ku lartësohet jo vetëm imazhi i Vatrës, por dhe imazhi i Kombit shqiptar. Përfaqësojeni me dinjitet Vatrën Shqiptare, e cila është nismëtarja e paradave në SHBA, që më 1917 në Boston, kur Banda Muzikore”VARA” dhe Trupat Vullnetare, parakalonin në Boston. Dhe 3 vite më vonë, më 1920 do të udhëtonin drejt Shqipërisë për të mbrojtë Shqipërinë e Jugut dhe për t’u bërë pjesë e luftëtarëve në Luftën e Vlorës…Banda e shtetit shqiptar s’ishte gjë tjetër vecse Banda e Vatrës….
Le ta cojmë më tej atë cfarë bënë paraardhësit tanë.
Bashkatdhetarë
Le të shpenzojmë 3-4 orë dhe të lartësojmë imazhin e Kombit tonë në sytë e amerikanëve dhe le të bëhemi ambasadorë masiv të Kombit tonë, duke i dhënë dhe një mësim të mirë klasës politike dhe shteteve shqiptare në vendlindje se si i shërbehet Kombit.
Bashkohuni të Shtunën, 9 qershor, Ora 9.00 am, në 43 Street and 6th Avenue.
Vishuni Kuq e zi…Merrni flamuj Kombëtar dhe Amerikanë me vete!
Kjo Paradë i kushtohet UÇK-s.
Krenarë që Jemi Shqiptarë!