Nga Dalip Greca/
WESTCHESTER, FERNCLIFF, NY: Mithat Frashëri u lind në Janinë me 25 Mars 1880 dhe ndërroi jetë me 3 tetor 1949 në New York në rrethana të mistershme, ku nuk mungojnë tezat e helmimit, pavarësisht se diagnoza mjeksore ka shënuar attak kardiak. Varrimi i Apostullit të shqiptarizmës u bë 9 ditë pas vdekjes, cfarë e shton më shumë mjegullën rreth personalitetit më të spikatur të nacionalizmit shqiptar dhe eleiminimit te tij.
Një grup patriotësh me në krye ish të përndjekurin politik, që kaloi rininë e tij në burgjet e diktaturës, Pëllumb Lamaj, për gati një dekadë e nderojnë udhëheqësin e Ballit Kombëtar në cdo përvjetor Lindjeje dhe e përkujtojnë me veprimtari edhe në përvjetorin e vdekjes ne Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York, ku prehet prej 67 vitesh eshtrat e te ndjerit .
Edhe sot, e Shtunë 19 Mars, Pëllumb Lamaj dhe bashkëvuajtësit Fatmir Muja së bashku me djalin Ilirin, Edmond Sejko, Eduard M. Dilo, Ilir Hysa shkuan tek varri i kryeatdhetarit Mithat Frashëri që ende i qëndrojnë eshtrat në tokën amerikane, larg vendlindjes, dhe vendosën kurorë me lule, buqeta me karafila dhe flamurin kuq e zi së bashku me atë amerikan në krah, si dhe një banderolë për Apostullin dhe Shqipërinë Etnike. Në këtë përkujtim ishte edhe dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Në krye të degës së Vatrës në Queens dr. Murtezani ka zhvilluar disa veprimtari në nderim të Mithat Frashërit, si një simpozium shkencor me kumtesa si dhe një përkujtimore në Hotelin ku ndërroi jetë presonaliteti i Shquar Mithat Frashëri.
Në veprimtari ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe gazetarët Robert Papa i TV FOKUS dhe Editori i Diellit Dalip Greca.
Në fjalën e tij z. Pëllumb Lamaj, evokoi jetën dhe veprën prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndricon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Came, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore.’.
- Lamaj përsëriti dhe një herë mesazhin që ai ka dërguar në cdo përvjetor të tillë Kombit dhe Shtetit shqiptar për kthimin e eshtrave në Atdhe pranë Abdylit, Naimit dhe Samiut, edhe pse nuk ka besim tek klasa politike e Shqipërisë, e cila duket se ende nuk është kthyer realisht nga vlerësimi i figurave Kombëtare. Kthimi i eshtrave të Mithat Frashërit në Shqipëri i bën nder Kombit. Ai denoncoi heshtjen e Historiografise qe vazhdon ta anashkaloje kete figure te ndritur Kombetare.
Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frasherin ne nje dokumentar, qe vazhdon te terheqe vemendjen e shqiptareve.
Më pas, Pëllumb Lamaj, ka nxjerrë një fletë Letre, ku ka të shkruara me një kaligrafi të pastër, vargje shpirti të poetit Kudret Kokoshi. Këto vargje, spjegon Pëllumbi, u shkruan atë natë, kur në burgun e Burrelit mbërriti lajmi i vdekjes së Apostullit të Shqiptarizmit Mithat Frashëri.
Ja vargjet e kudret Kokoshit:
Në dhe’ të huaj larg shqipes me gjak lyer
Që Ti me ankth aq shumë e dashurove
Në dhe’ të huaj prej fatit të zi ndërkryer
Atdheut të vuajtur jetën i dhurove.
Baba i Kombit ndër beteja plakur
Ti zemrat tona me ideal i ngrohe
Rrugën e jetës tonë përflakur
Hyjnor, promethe’ ti na e ndricove.
Ndër male e fusha nga veriu në lindje
Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare
Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje
Thërret Mithati : Shqipëria e Shqiptarëve
KUDRET KOKOSHI
Burgu i Burrelit, Tetor 1949…
Eduard M Dilo, tha se:”Na ka mbledhur sot këtu përkujtimi i Mithat Frashërit(Nderi i Kombit), këtij Titani të shqiptarizmës, që lindi, u rrit dhe mbylli sytë vetëm me dashuri të pakufi si rrallë kush për Shqipërinë Etnike. Është në nderin e secilit që në deje i rrjedh gjak i pastër shqiptar, të përulet me respekt të thellë karshi këtij Patrioti të papërsëritshëm. Kjo është”Fytyra e vërtetë e Kombit” se u lind në të u rrit e u ushqye vetëm me dashuri për Shqipërinë Etnike. Ai me veprën dhe veprimtarinë thellsisht Kombëtare u bë figura qëndrore deri në frymën e fundit. Pseudoshqiptarët e cdo ngjyre i tmerron figura e pastër e tij ndaj edhe pse është”Nderi i kombit” i është mohuar plotësimi i Testamentit të Tij.
Mithat Frashëri ka frymëzuar, frymëzon dhe do të frymëzojë kurdoherë gjithë ata që përpiqen për kauzën kombëtare.
I paharruar Kujtimi i Tij!
Edhe pedagogu Ilir Hysa ka folë dhe ka vlerësuar figurën dhe veprën e Mithat Frashërit, duke apeluar që shteti shqiptar të vlerësojë realisht duke ia kthyer eshtrat në Atdhe, për të cilin ai luftoi deri në castet e fundit të jetës së Tij.
Dr. Skënder Murtezani, u ndal në momentet kyce të jetës së Mithat Frashërit dhe tha se që në fëmijëri ai ishte frymëzuar nga madhështia e figures se Tij. Mithat Frasheri eshte kolosi I fundit i Frasherlijve, tha ai. Sa me shume lexon per veprimtarine e tij aq me shum e dashuron kete figure te pakrahasushme, te ketij punetori pa interes per Shqiperine dhe interesin kombetar. Në të u dëshmua nje figure e shkëlqyshme e një demokrati të avancuar, diplomati vizionar dhe patriot, që kur nuk lejoi të shuhej cështja e Shqipërise se dëmtuar.
Murtezani tha se Mithat Frashëri ishte njeri i pajtimit kudo qe i viheshte flaka vëllazërimit Shqiptar ay me autoritetin dhe fjalet e tij dinte si ta shuan. Rasti i problemit mes anetareve te shoqates se Manastirit me 1906 e autoriteti dhe besimi ne kete patriot beri qe punet te vazhdojne pa shqetësime.
Ne qeverine e pare Shqiptare te Ismail Qemalit zgjidhet Minister i Puneve Botore, pas disa muajve eshtë ministri i pare shqiptar qe jep doreheqje, ky moment mund te debatohet, mendimi esht se ai beri kerkese qe luftëtarët Shqipetar te perdorur nga shtetet e ndryshme ne luften ballkanike të mos ktheheshin ne Vlore ,po te qendronin që të mbronin Janinen shqiptare.
Ishte Mithat Frasheri qe ua tha hapur dhe publikisht patriotve dhe diplomateve Shqiptar se Europa nuk ndihmon interesin Shqiptar, se ajo e ka prioritet dhe ushqen interesin Sllav dhe Grek. Ky instikt e drejtoj ne kahje te shkelqyshme diplomatike; ne vitin 1914 fillon korrespondencen me Presidentin Wilson. Kjo korespondence e viteve 1914-15 ishte e sukseshme, sepse Zotri Mithat Frasheri perforcoj principet e presidentit Wilson ne mbrojtjen e popujve te rrezikuar, presidentit Wilson mbrojti Shqiperine mbrojti egzistencën e atdheut tone.
Dergimi i Prememorjes ne tubimin ku do te formohej mbreteria e Serbeve-Sllovenve-Kroatve, është një akt pjekurie i atdhetarit të dorës së pare, Mithat Frashëri . Me nje gjuhe diplomatike ua terhoqi verejtjen: nese fillojne nje shtet duke zaptuar trojet Shqiptare Ballkani kurrë nuk do jete i qetë.
Jeta e tij diplomatike ka vazhduar njeherit si keshilltar per pune te jashtme ne qeverine e Princ Vidi-t, pastaj konsull ne Beograd dhe Athine. Ne vitin 1920 duke bashkëpunuar me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, shpetoi qeverine e Kongresit të Lushnjes nga kolapsi financiar udheton per ne Amerike ku e prêt zotri Mehmet Konica. Autoriteti i Mithat Frasherit pastertia e tij patriotike dhe personale ne qarqet patriotike Shqipetare, ndihmon qe ky projekt i perbashket me Vatren ne mbledhjen e ndihmave per shtetin Shqipetar te rezultoi ne mbledhjen e 198 mijë dollareve.
Pasi dorezon parate ne atdhe delegohet nga Vatra per pun diplomatike ne Zvicer.
Ne mesin e viteve 20-ta terhiqet nga politika por jo nga puna atdhetare . Krijon Librarine “Lumo Skendo”. Numri I librave per pak i tejkaloj 40 mije. Ajo ishte librari e hapur per nxenes dhe student si dhe per publikun.
Mithat Frasheri, tha dr. Murtezani, punoi me perkushtim te vecante ne dokumentimin e vazhdimsise se qytetrimit shqiptar prej te Marin Barletti deri ne kohen e tij. Mid’hat Frashëri, ashtu si Syrja Vlora, si një nga historianët e parë të Perandorisë Osmane dhe të Shqipërisë, i panjohur deri tani për këtë ndihmesë të tij, do t’i shikonin dhe analizonin se bashku dokumentet, si një burim të rëndësishëm për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, për të vendosur një histori dhe një kulturë në vijimësi dhe vazhdimësi të kombit shqiptar.
Mithat Frasheri, tha dr. Murtezani, i jepte rëndësi të madhe kërkimeve dhe grumbullimit gjerësisht të dokumenteve për Historinë e Shqipërisë në arkivat e vendeve të tjera, veçanërisht në arkivat e Turqisë, Venedikut, Milanos, Raguzës, Vatikanit, Propogandës Fide, Mbretërisë së Aragones, të Parisit, Londrës, Vjenës, Petërburgut, Athinës, Mid’hat Frashëri një rëndësi të madhe iu jep dhe arkivave të Venedikut. Ai shkruan se ato mbushin dhjetra dhoma të Manastirit Ferari,“Arkivat e Venedikut janë hulumtuar lidhur me historinë e Shqipërisë nga studiues të huaj të shumtë , veçanërisht gjatë viteve 1812-1875. Ndër këta, Mid’hat Frashëri do të theksojë Carlo Denois, Ceçhette, Makushef, Gregorovic, Lamnasky, Bogonic, Sathas, Marti Thomas etj.
Gjithashtu, Mid’hat Frasheri, duke parë punën e vazhdueshme dhe këmbëngulëse të At Shtjefën Gjeçovit në grumbullimin dhe ruajtjen e thesareve të kombit shqiptar, më 25 tetor 1922 dhe duke vlerësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një ngjarje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i shkruan për formimin e një shoqërie, e cila do të kishte si detyrë të mblidhte dokumentet për këtë ngjarje.
Veprimtaria e Mithat Frasherit na la aq shum njohuri me vlere enciklopedika dhe tani të gjithë e dime nga e kishte kete prirje, po na ka nxjerrë perpara nje det të pafund per hulumtime ne te ardhmen. Mithat Frasheri veproi si nje institucion jo si individ.
Më pas folesi u ndal edhe ne kontributin nacionalist te Mithat Frasherit, Krijimi I Ballit kombetar, c’ka perben nje moment të gjenialitetit te tij dhe tregon se ideologjia Kombetare, ishte e vetmja qe I duhej Shqiperise.
Mithat Frasheri me 1947 I propozoj ambasadorit Amerikan ne Itali formimin e nje komiteti nga patriot Shqiptar qe sipas Mithat Frasherit do te fillonin luften kunder okupimit Serbo Rus te Shqiperise dhe tokave Shqiptare te kamufluar nen masken e komunizmit. Ne vitin 1949 deponimi i hulumtimit te Robert Joyce/1946-1948 para senatit Amerikan /oficer i larte prane “Office of special Operations”/ per personalitetin e Mithat Frasherit prej rinise se hershme dhe deri te formimi i Ballit Kombetar , ishte shumë bindës me konkludimin se Mithat Frasheri eshtë njeriu me i pershtashem për të udhëhequr “Komitetin Shqipria e Lire” senati i dha statut te Personit te rendesishem per sigurine e shtetit Amerikan” … Per fat te keq nuk ishte jetegjatë, ndërroi jete me 3 Tetor te vitit 1949 , dy jave pasi u emrua kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë.
Dr. Murtezani u ndal dhe ne nje moment te rendesishem: Me 4 Prill 1929, Mid’hat Frashëri do të shkonte në Noterinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të nënshkruajë Testamentin me nr.163. Me këtë testament, gjithë pasurinë e tij mbas vdekjes ia dhuronte kombit shqiptar. Kopjen e këtij testamenti ai ua dorëzoi dhe bashkëkohësve të tij, tek të cilët kishte besim, të cilët ishin: Njazi Tirana, Sotir Kolea, Dhimitër Berati, Et’hem Fuad Frashëri dhe babai i Teqesë së Frashërit. Mid’hat Frashëri, nëpërmjet këtij testamenti, gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, librat, mobiliet i linte për krijimin e një Instituti Albanologjik, të një qendre shkencore për studiuesit shqiptarë, në të cilin do të kryenin studimet e tyre për Historinë e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë testament ai kërkon që biblioteka e tij private të ruhej e plotë, ashtu si i kishte mbetur e trashëguar nga i ati, Abdyl Frashëri dhe të afërmit.
Librave të bibliotekës së tij dëshironte që t’iu vihej vula me nënshkrimin “Biblioteka Lumo Skëndo, 1897”. Një skicë e vulës ishte përgatitur nga Eshref Frashëri.
Nëqoftëse ndonjëri do të mungonte, në kohën kur Mid’hat Frashëri do të kishte ndërruar jetë, do të zëvendësohej nga Athanas Shundi, farmacist në Tiranë, dhe Hasan Toptani, biri i Murat Toptanit. Testamentin e tij ai e përfundon duke shkruar këto fjalë:
“Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”.
Murtezani tha se kishte hulumtuar rreth dokumenteve te autopsies, e cila me të gjitha gjasat eshte kryer sepse u varros me 9 Tetor 1949 ne keta Varreza ketu ne Upstate NY. Per kohe te shkurt u mbajt ne shtepine e funeralit Campbell diku afer nje muzeu ne Manhatan, (sipas kujteses se Dr Agim Leka). Qeveria Amerikane mori te gjitha masat kjo ceremony do te zhvillohej me dinjitet.