Dy banorë me fat në Bronks kanë fituar miliona dollarë mbrëmë prej llotarisë së Nju Jorkut.
NEW YORK CITY:New Yorku ka dhjetra mijëra dyqane që shesin lojra lotari dhe milona klientë që provojnë fatin çdo ditë por nuk është e thënë që çdo njeri prej tyre të jetë me fat, pra të jetë më fatlum se të tjerët, se ata që gëdhihen në andrallën e milonave.
Kësaj rradhe në një lagje të vogël me dyzet e shtatë dyqane jashtë qytetit të Nju Jorkut dhe Long Island kishin pesë ose më shumë fitues të cilët fituan 5 milion dollarë, thotë zyra qendrore e lotarisë së New Yorkut në Albany.
Sipas një portali shqiptar në internet (www.fishmedia.info), thuhet se njëri prej tyre është i sapodiplomuari nga Bronx College, Junior Julian Etwaroo me një çek prej 5 milionë dollarësh, kurse nëna shtëpiake, Flora Pllumaj, fitoi gjithashtu një shumë të majme prej 1 milion dollarësh.
Po ky portal shkruan se një nga biletat fituese është blerë në Discount Mart në Westchester Avenue dhe se pronari i dyqanit tha se ishte hera e parë që kishte shitur një biletë një milion dollarëshe./Beqir Sina/