Me 7 shkurt Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua me Senatorin Benjamin Cardin, Kryetar i Komisionit amerikan të Helsinkit.
Presidenti Nishani, pasi i vlerësoi marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, si tё shkëlqyera dhe të një rёndёsie parёsore e strategjike pёr vendin tonё, vuri nё dukje me mirёnjohjembёshtetjen e gjithanshme amerikane, dhe veçanërisht ndihmën e pakursyer për forcimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke veçuar gjithashtu bashkëpunimin e dy vendeve tona në fushën e drejtësisë.
Presidenti nënvizoi, më tej, angazhimin tonё maksimal pёr intensifikimin e proceseve reformuese demokratike, forcimin e institucioneve në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve në funksion të mirëqenies sё qytetarëve dhe integrimit evropian.
Duke u ndalur nё rёndёsinё e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, çka, siç theksoi Ai, reflektohet në ekzistencën e një bashkëjetese paqësore ndërmjet popullsisë shqiptare e pakicave, dhe në qëndrimet pozitive që ka mbajtur shteti shqiptar në respektimin me rigorozitet të parimeve të mbrojtjes së të drejtave të minoritetit, Presidenti vuri nё dukje se shqiptarët, me shpirtin e tyre tolerant, jetojnё nё njё harmoni tё plotё fetare dhe kanё treguar se jo vetëm bashkёjetojnё me tjetrin ndryshe, por edhe sakrifikojnë pёr mbrojtjen e tij, siç ёshtё rasti i shpëtimit tё hebrenjve gjatë Holokaustit.
Kreu i Shtetit e siguroi Senatorin Cardin pёr përkushtimin e Shqipёrisё në luftën kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kundёr korrupsionit, dhe pёr vendosmёrinё tonё pёr tё qenё pёrkrah Shteteve tё Bashkuara dhe aleatëve tanё në luftën globale kundër terrorizmit, si anёtarё tё koalicionit ndёrkombёtar kundёr terrorizmit, që herët, me deklarata politike dhe veprime konkrete.
Nё lidhje me politikën rajonale, Presidenti Nishani tha se Shqipëria mbetet e vendosur tё ndjekё politikёn e fqinjёsisё sё mirё, tё dialogut dhe bashkëpunimit, si qasje nё favor tё paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik tё vendeve tё Ballkanit dhe, nё kёtё frymё, ajo mbёshtet nё pёrgjithёsi dialogun mes vendeve nё rajon pёr zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve tё diskutueshme, duke u ndalur posaçërisht nё bisedimet Kosovё-Serbi, si modeli mё frymëzues se si, edhe pas njё tё shkuare tё hidhur tё afёrt, mund tё bisedohet, me vёshtrimin tek e ardhmja.
Senatori Cardin, nё reagimin e tij, e uroi Presidentin pёr zgjedhjet e përgjithshme tё verёs sё shkuar dhe e garantoi se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do tё jenё prapa Shqipёrisё nё procesin e integrimit evropian, ndёrsa rezervoi njё vlerёsim tё veçantё pёr Presidentin Nishani, pёr, siç u shpreh, pёrkushtimin e plotё dhe vizionin e qartё nё shёrbim tё vendit tё tij.
Presidenti Nishani merr pjesё nё Mëngjesin e Lutjeve
Me date 6 shkurt Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, i ftuar nga disa Kongresmenё dhe Senatorё, mori pjesё nё Mёngjesin e Lutjeve, një event i përvitshëm që organizohet nga anёtarёt e Kongresit Amerikan, në Washington D.C., të enjten e parë të muajit shkurt, aktualisht një seri takimesh ku zakonisht marrin pjesë rreth 3500 të ftuar, nga rreth 100 vende të botës.
Gjatё kёtij aktiviteti, Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi takime tё shkurtra me Kongresmenё e Senatorё.
Presidenti Nishani u takua me Sekretarin amerikan tё Shtetit, John Kerry, me tё cilin shkёmbyen pёrshёndetje mirёsjelljeje dhe shfrytёzuan rastin pёr tё shkёmbyer mendime pёr marrёdhёniet mes dy vendeve dhe situatёn nё Shqipёri.
Presidenti Nishani takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Boehner
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit me 6 shkurt nё njё takim mirëseardhjeje nga Kryetari i Dhomës së Pёrfaqёsuesve, John A. Boehner, me tё cilin u shkëmbyen pёrshёndetjet e rastit dhe vlerësimet pёr marrёdhёniet ndërmjet Shqipёrisё dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.
Presidenti Nishani takohet me Zёvendёs Sekretarin amerikan tё Shtetit, Burns
Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Washington D.C., i ftuar pёr tё marrё pjesё nё Mёngjesin e Lutjeve, u takua me Zёvendёs Sekretarin amerikan tё Shtetit, William Burns.
Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit,shprehu mirёnjohjen e thellё pёr çfarё Shtetet e Bashkuara kanё bёrё pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, ndjenjё e cila do tё pёrçohet brez pas brezi.
Presidenti e siguroi zotin Burns se, si anёtarё tё NATO-s dhe si partnerё tё pёrkushtuar, ne do tё vazhdojmё tё japim kontributin tonё maksimal pёrkrah SHBA-sё pёr paqen dhe sigurinё kudo nё botё, nё luftёn kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, si dhe pёr paqen e stabilitetin e qёndrueshёm nё Ballkanin Perёndimor nёpёrmjet politikёs sё fqinjёsisё sё mirё e mirёkuptimit dhe mbёshtetjes sё dialogut e bashkёpunimit rajonal me synimin e pёrbashkёt integrimin euroatlantik.
Mё tej, Kreu i Shtetit vlerësoi shumё lartndihmёn e vazhdueshme dhe tё pakursyer tё Administratës amerikane në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës, si dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.
Presidenti Nishani tha gjithashtu se, pas mbёshtetjes vendimtare amerikane pёr anëtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO, SHBA-ja ka mbështetur vazhdimisht integrimin evropian të Shqipërisë, duke qёndruar pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore, ndёrsa, e vuri nё dijeni bashkёbiseduesin pёr angazhimin e institucioneve shqiptare dhe pёrgjegjёsinё e tyre nё vazhdimin e reformave pёr arritjen e standardeve evropiane. Nё kёtё kontekst Ai veçoi rolin dhe vendosmёrinё e Presidentit pёr tё mbёshtetur nё tёrёsi procesin e reformave, dhe, nё mёnyrё tё veçantё, reformimin e drejtёsisё bazuar nё parime dhe kritere tё drejta, duke garantuar mbrojtjen e saj nga ndёrhyrjet e politikёs dhe influencat e grupeve tё interesit.
Nё ndёrhyrjen e tij, Zёvendёs Sekretari i Shtetit, William Burns, tha se ndante tё njёjtat mendime me gjithçka u trajtua nga Presidenti dhe shprehu vlerёsimin pёr pёrparimin shumё tё madh tё vendit.
Mё tej, zoti Burns vuri nё dukje se Shtetet e Bashkuara e çmojnё kontributin e Shqipёrisё nё Afganistan, tё cilin e vlerёsoi si pozitivisht disproporcional me popullsinё dhe shfaqi shpresёn nё angazhimin tonё tё mёtejshёm.
Nё lidhje me integrimin evropian, Zyrtari i lartё amerikan theksoi se, edhe pse nuk kanё njё votё nё Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara do ta mbёshtesin sa tё mundin Shqipёrinё nё kёtё proces.
Zoti Burns nёnvizoi se nё Washington admirojnё punёn e Presidentit dhe e inkurajojnё nё pёrpjekjet pёr forcimin e drejtёsisё dhe ruajtjen e dialogut politik.
Bashkёbiseduesit ndanё mendime tё njёjta pёr rolin e Kosovёs si faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal dhe mё gjerё dhe nevojёn qё Shtetet e Bashkuara tё vazhdojnё tё jenё tё pranishme nё Kosovё dhe rajon.