
Si komediani ukrainas i kthyer në president, fitoi kontrollin e diçkaje, që asnjë ushtri nuk mund ta pushtojë, rrëfimin.
Nga Michael Idov. *
Përktheu, Rafael Floqi
Ndërsa po shkruaj këto radhë, Volodymyr Zelensky, lideri kombëtar më i pamundshëm në botë, sot mund të jetë thjesht më i popullarizuari në botë. Tashmë të gjithë e dinë skicën surreale të historisë së jetës së tij: që nga një komedian u bë i famshëm me një portret të një presidenti tw vërtetë, pastaj madje qw e kapërcen atë.
Zëri i dikurshëm ukrainas i Paddington Bear, ylli i një dyzine komedish të dobëta dhe një të mire, ai fillimisht ia nguli sytë Trumpit gjatë telefonatës së tyre “perfekte” – nëse ju kujtohet, ai qe 45 vjeçari u përpoq t’ia kushtëzonin ndihmën për Ukrainën me një “favor të vogël, “d.m.th një hetim ndaj Bidenëve, dhe u fajësua për problemet e tij – dhe tani po sheh si Putini i ka rrethuar rrugët e kryeqytetit të tij.
Një pjesë e madhe e rezonancës globale të Zelenskit është se ai duket se po i përshtatet një tipi që të gjithë e njohin në mbarë botën, sepse, falë mijëvjeçarëve të persekutimit, ky lloj ekziston në mbarë botën: një burrë i urtë hebre. Ideja që një prej tyre (prej nesh, duhet të them), të bëhet një ikonë e kohës së luftës është në vetvete një shaka e përsosur çifute. Ai është si Woody Allen në Bananas, është si Dustin Hoffman në Ishtar, apo si Ben Stiller në Tropic Thunder. Por se ndryshe ky është në jetën reale. Dhe rrezikon vdekjen e vërtetë.
Historia e vërtetë e ngritjes së 44-vjeçarit Zelensky është pak më e ndërlikuar dhe flet më shumë për rrëmujën kulturore tepër të çrregullt që ekziston midis Rusisë dhe Ukrainës, sesa për ndonjë stereotip të lehtë. Rrënjët e tij të biznesit dhe komedisë qëndrojnë në KVN, një fenomen i vjetër i showbizit rus, titulli i të cilit është një akronim sovjetik të mykur – “Klubi për të gëzuarit dhe të shkathëtit”. KVN është një koncept i çuditshëm, por pa dyshim origjinal: Imagjinoni sikur komedia e skeçit të funksiononte si një sport profesionist, me ekipet e qytetit që luftojnë njëra-tjetrën për një vend në ligën kryesore dhe ndeshjet kryesore të transmetuara në televizion.
Trupa e Zelensky-t, e quajtur Tremujori 95, interpretoi në Kryvyi Rih-një qytet ukrainas-por performoi në rusisht, gjë që më pas konsiderohej jo vetëm normale, por edhe e pritshme. Ai ishte kapiten i ekipit (me pseudonimin “Vovan”). Pasi Tremujori 95 u shfaq në televizionin rus, Zelensky dhe dy partnerët, Sergei dhe Boris Shefir, formuan një kompani prodhimi me të njëjtin emër. Studioja e tyre prodhoi dhjetëra shfaqje dhe evente për tregjet e të dy vendeve, duke përfshirë “Dancing with the Stars” ukrainas, të cilën vetë Zelensky e fitoi në 2006 (dhe po, kjo do të ishte sikur Simon Cowell të fitonte America’s Got Talent).
Përafërsisht në të njëjtën kohë, Zelensky filloi të prodhonte, bashkë-shkruante dhe ndonjëherë të luante në komedi ruse të lehta, shumica e tyre të drejtuara nga një regjisor i arsimuar në SHBA, i quajtur Marius Vaysberg. E para është përfaqësuese titullohet: “Dashuria në qytet” e vitit 2009, rreth tre miqve që jetojnë në Nju Jork kur një mallkim nga një zanë magjike (e luajtur, në një moment përfshirjeje ose homofobie ose të dyjave, nga ylli fantastik i popit Filipp Kirkorov) që largohet. Por ata ishin të pafuqishëm derisa gjetën dashurinë e vërtetë-politikën.
Edhe kur iu kthye drejt politikës, Zelensky nuk e la saktësisht karrierën e tij të komedisë në prapavijë. Komedia e tij e fundit dhe me gjasë e fundit e Vaysberg, I, You, He, She, doli në kinema në të njëjtin muaj kur ai u bë president – sigurisht një premierë historike. Çuditërisht, në disa prej këtyre filmave rusë, Zelensky punoi me njerëzit që tani de facto uronin vdekjen e tij: si regjisori ashtu edhe bashkë-ylli i tij në “An Office Romance“, Sarik Andreasyan dhe Marat Basharov,të cilët kanë brohoritur publikisht pushtimin e Ukrainës. Shërbëtori I Popullit qe, sitcom-i i 2015-ës që e bëri Zelensky një figurë të vërtetë publike, ishte një përmirësim i madh në krahasim me punët e tij të tjera. Ishte një satirë e filmuar mirë dhe e përzemërt e politikës ukrainase, që guxonte të imagjinonte një njeri thelbësisht të denjë për sallat e pushtetit (mendoni z. Smith shkon në Kiev). Interesante, Zelensky ende luajti rolin e tij në rusisht. Ai u largua nga Tremujori 95 për të kandiduar për postin, por e quajti partinë e tij “Shërbëtor i Popullit” pas serisë, duke siguruar një vazhdimësi jashtëzakonisht të qetë nga KVN në politikë; kjo ishte edhe kur ai më në fund ndërroi edhe gjuhët.
Fitorja dërrmuese e Zelensky në vitin 2019 kundër presidentit Petro Poroshenko dukej si çudia më e egër e komplotit që mund të imagjinohej. Në fakt, gjërat mund të kishin qenë akoma më të çmendura: Krahas tij në të njëjtat zgjedhje kandidoi, një nga këngëtaret më të mira të rock-ut të Ukrainës, Slava Vakarchuk e grupit Okean Elzy, e cila ndryshe nga Zelensky nuk performoi kurrë në rusisht. Vakarchuk nuk ishte thjesht një kandidate e besueshme, por zgjedhja e parë për një pjesë të madhe të të rinjve përparimtarë, të cilët e shihnin centrizmin e Zelenskyt si një Plan B, gati i papranueshëm. Frika ishte – si për ironi – se ai do të ishte shumë komod me Rusinë.
Si president, rekordi i brendshëm i Zelensky në kohë paqeje ishte i tillë. Disa nga kolegët e tij të Tremujorit 95 e ndoqën atë në qeveri, gjë që ngriti vetullat e publikut. Duke premtuar se do të luftonte korrupsionin, ai kishte në vend të kësaj, në gjykimin e Qendrës Wilson shenja dyvjeçare dalluese e presidencës së tij, “ndërtoi një pushtet vertikal informal që ishte larg çdo parimi të qeverisjes së mirë apo sundimit të ligjit”. Ai i kapërceu kufijtë e pushtetit presidencial në demokraci, duke ndaluar drejtpërdrejt tri rrjete televizive jo miqësore. Ndërsa forcat ruse u grumbulluan në kufij, ai luajti një lojë të turbullt në menaxhimit të pritshmërive që dukej se po i frustronte të gjithë. Deri më 21 shkurt 2022, kryeredaktorja e Kyiv Independent e quante Zelenskin “mediokër dëshpërues” në një shkrim të zemëruar: “Gjestet, për të,” shkroi ajo, “janë më të rëndësishme se sa pasojat”.
Dy ditë më vonë, Rusia e pushtoi Ukrainën.
Papritur, gjestet e duhura nuk ishin thjesht të mirëpritura, por thelbësore. Vetëm disa orë pas luftës, ishte krejt e qartë se, ndërsa rusët mund ta mposhtnin Ukrainën ushtarakisht, ukrainasit kishin rrëmbyer kontrollin e fortë mbi një diçka që asnjë ushtri nuk mund t’ja hiqte: narrativën. Me fjalë të tjera, ata arritën epërsi të patejkalueshme me meme. Fraza “Vendosni disa fara luledielli në xhepat tuaj” nuk ka nevojë më për shpjegim. Djemtë e rastësishëm që ndërpresin transmetimet e drejtpërdrejta u bënë yje viralë. Marka ukrainase e humorit sfidues, fatalist, të ndyrë të shëndetshëm, u kthyer përsëri te shteti dhe te kozakët e që të dyja, kanë pushtuar tani botën. Duket se ka një lidhje të drejtpërdrejtë nga përgjigja mitike e Zaporozhianëve të vitit 1676 që iu drejtuan sulltanit turk (“Nga toka dhe nga deti do të luftojmë me ty. Q… nënën tënde”) ashtu si ata që iu drejtuan “Anijes luftarake ruse, shko q…. veten”. Dhe në krye të të gjithave këtyre qëndron vetë Zelensky. Asnjë burrë nuk ka kaluar dot nga shakatë në legjendë kaq shpejt.
U deshën tri deklarata, secila një pikë kthese. I pari ishte fjalimi në prag të luftës, i mbajtur, edhe një herë, në rusisht dhe që synonte popullin rus. “Ju është thënë se unë do të bombardoj Donbasin”, tha Zelensky, duke kundërshtuar justifikimin zyrtar të Kremlinit për sulmin. “Çfarë të bombardoj? Stadiumin ku unë dhe djemtë vendas bënim tifo për ekipin tonë në Euro 2012? Apo lokalin ku u dehëm kur humbën? Luhansk-un, ku jeton nëna e mikut tim më të mirë?
Ai kontrolloi me emër arenën, rrugën ku qëndronte lokali, vetë lokalin; ai po sillej si prind i një fëmije të rrëmbyer në një film, duke iu drejtuar rrëmbyesit në lajmet televizive dhe duke thënë vazhdimisht emrin e fëmijës. Ishte një lojë e dyfishtë tepër e zgjuar e Zelenskyt dhe ai e dinte qartë se kjo taktikë ishte një lloj klisheje hollivudiane dhe e përdori atë si për qëllimin e saj të drejtpërdrejtë (humanizimin e ukrainasve) ashtu edhe për qëllimin e tij të quajtjes së (Putinit si një vrasës serial).
Komunikimi i dytë që ndryshoi lojën ishte përgjigja e tij e shkurtër dhe menjëherë legjendare ndaj amerikanëve që u ofruan për ta evakuar nga kryeqyteti: “Kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”. E treta ishte edhe më e thjeshtë. Ishte një video modeste e kamerës së përparme e xhiruar në rrugët e natës të Kievit, anëtarët e kabinetit duke e përqafuar si një pozitë sfiduese, me një mesazh për Ukrainën dhe botën: “Ne jemi ende këtu”.
Memifikimi i Zelenskit është dërrmues në të qenët i menjëhershëm. Ka punë të Captain Ukraine me Photoshop që vendosi në kokën e në trupin e Chris Evans. Foto të panumërta në kontrast me të, me një xhaketë zjarrfikseje dhe jelek antiplumb, si Ted Cruz që rrotullon valixhen e tij nëpër aeroport, ose si Trump me veshjen e tij të golfit. Madje edhe vetë Trumpi, me sa duket mik i Putinit, po lavdëron Zelenskin tani, duke bërë që një vëzhgues të vërë në dukje se “tani presidenti i Ukrainës është njeriu më burrëror… ja pra si gjerat e fiksuara ndryshojnë”.
Një nëngrup interesant i këtij miti të menjëhershëm e riformulon Zelenskyn. si gangster: Videoja “Ne jemi akoma këtu” u bë edhe më e popullarizuar me instrumentin e shtuar nga “Shook Ones” nga Mobb Deep bumping në sfond. Portretet e tij me një ngjitëse të shtuar “tekste eksplicite” shtohen. Të shtunën, Jeremy Renner u bë trend në Twitter për të vetmen arsye që njerëzit vendosën se ai dukej mjaftueshëm si njeriu që do ta luante atë në filmin e pashmangshëm. (Unë nuk e shoh atë).
Natyrisht, kjo është mënyra se si ne përballemi me traumën e të paimagjinueshmes. Tifozllëku ndaj Zelenskyt si një hakmarrës është e njëjta taktikë shkëputjeje e shëndetshme që ka bërë, në kulmin e pandemisë COVID-19, që shndërroi në perëndi seksi Fauci dhe (më vjen keq t’jus kujtoj) Cuomo-n. Ne jemi krijesa të thjeshta dhe ku s’shkon mendja.
Por ka edhe një avantazh të sëmurë në të. Kjo është hera e parë në jetën time që po shkruaj për presidentin e një vendi, duke shpresuar se ai nuk do të vritet derisa ta mbaroj shkrimin. Periudha aktuale e adhurimit të Zelenskyt është e ndryshme nga terheqja jonë normale ndaj një politikani, sepse këtë herë duam që ajo të funksionojë edhe si një magji mbrojtëse. Ne po bëjmë një idhull pop, nga një njeri që mund të sakrifikojë jetën e tij, ndërsa ne flasim, nëse jo live në transmetim, atëherë diçka shumë më afër. Ne po bëjmë nderime shakasë si izolim ndaj një të vërtete më të frikshme: Zelensky nuk është një superhero, as një meme, as një enë për fantazitë tona hakmarrëse kundër Putinit. Ai është një njeri që u ngrit mbi këtë rast. Gjithçka që mund të bëjmë në të vërtetë është ta shikojmë atë dhe të shpresojmë që, nëse jemi thirrur për një detyrë të tillë të paimagjinueshme, dhe që ne brenda vetes ta bëjmë të njëjtën gjë.
• MICHAEL IDOV (@michaelidov në Twitter) është një regjisor dhe skenarist qe jeton ne Los Angeles, ish-kryeredaktor i GQ Rusia