Nga Frank Shkreli/
Raporti i fundit i Grupit të Ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Ndryshimet Klimaterike që u njoftua të hënën në Yokohama të Japonisë, paralajmëron se ngrohja globale paraqet rreziqe, në rritje e sipër, ndaj shëndetit të njerëzve, ndaj mundësive ekonomike si dhe ndaj furnizimeve me uj dhe me ushqime, për popujt anë e mbanë botës. Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara bëjnë thirrje për marrjen e masave urgjente kundër efekteve të ngrohjes globale. Raporti thotë se bota duhet t’i kushtojë një vemendje më serioze këtij problemi, pasi pasojat e ngrohjes globale po ndihet kudo, duke shkaktuar mungesë në ushqime, fatkeqsi natyrore dhe këto, si rrjedhim shtojnë rreziqet për shpërthime lufte. Raporti thekson se, sot për sot, bota nuk është e përgatitur për tu përballur me ndryshimet klimaterike. Raporti i shkencëtarve të OKB-së, shton se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme, dhe paralajmëron se njerëzimi është sigurisht përgjegjës dhe shkaktar i ngrohjes globale, e cila mendohet se ka shkaktua thatësira, temperatura të ftohta dhe rritjen e nivelit të ujrave të deteve, anë e mbanë botës.
Reagimet ndaj këtij raporti ishin të shpejta dhe alarmuese, duke filluar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Xhon Kerry reagoi duke thënë se Shtëpia e Bardhë e konsideron raportin e ekspertëve të OKB-së si një thirrje për veprim dhe u bëri thirrje vendeve të botës që të zgjojnë nga gjumi sistemet e tyre politike, sepse sipas tij, “Sa më shumë që të vonojmë marrjen e masave konkrete kundër ngrohjes globale, aq më i madh bëhet rreziku”, dhe shtoi duke theksuar se: “Nëqoftse lexoni këtë raport, nuk mund të mohohet realiteti. Andaj, nëqoftse nuk veprojmë në mënyrë dramatike dhe shpejt, shkenca na thotë se klima dhe standardi i jetesës sonë, janë në rrezik.” Xhon Kerry shtoi se “përgnjeshtrimi i fakteve të shkencës është abuzim dhe se kostoja e mos-veprimit, është katastrofike”, për botën.
Kryediplomati amerikan tha se, “asnjë vend i vetëm nuk shkakton ngrohjen globale, dhe si përfundim asnjë vend i vetëm nuk e ndalon dot”, andaj duhet të ndërmerren masa të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar, në nivel botëror duke u angazhua njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara po përballen me sfidën që paraqet ngrohja globale duke zbatuar “Planin e Presidentit Obama mbi Klimën” dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të arrijnë marrveshje me vendet e tjera, në kuadër të konventëns së OKB-së për ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon dha alarmin të ënjtën në Bruksel për rreziqet që ai thotë se i vinë botës nga ngrohja e planetit. Pasi kishte shkuar në Grinland për të parë nga afër efektet e ndryshimit të klimës në atë mjedis, udhëheqsi i OKB-së, bëri thirrje për marrjen e masave kolektive për tu përballur me këtë situatë, “në të gjitha frontet, para se të jetë tepër vonë”, tha ai. “Ndërsa po ngrohet klima botërore”, theksoi ban Ki Moon, “akulli i Grinlandës do të shkrihet më shpejtë dhe si përfundim do të kontribojë në rritjen e nivelit të ujit që kërcënon tanimë qindëra miliona njerëz në vendet e ulëta dhe në qytetet bregdetare”, anë e mbanë botës.
Duke komentuar raportin e ekspertëve të OKB-së mbi ngrohjen globale, Ban Ki Moon tha në Bruksel, ku gjëndet për një javë tani për bisedime me zyrtarët e Bashkimit Europian mbi një numër çështjesh urgjente botërore, se, “Qëllimi im është të bindë qeveritë e vendeve anëtare të OKB-së, si dhe bizneset botërore dhe publikun e gjërë, se ndryshimet klimaterike përbëjnë rrezik për sigurinë, begatinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të njerzimit në të të ardhmen”. Ai shtoi se ky fenomen ka prekur tanimë bujqësinë, shëndetin e njerëzve dhe sistemet e ndryshme ekologjike dhe eventualisht mund të prekë negativisht edhe sigurinë botërore, veçanërisht si rrjedhim i mungesës së ushqimeve dhe ujit. “Anë e mbanë botës”, tha Ban Ki Moon, “është e qartë se ndryshimet klimaterike po ndodhin dhe se veprimtaritë njerëzore janë shkaku kryesor i këtij fenomeni . Ne duhet të veprojmë tani mbi ato që dime nga shkenca, duke marrë masa urgjente, para se të jetë tepër vonë. Problemi është global dhe secili ka një rol për të luajtur në këtë mes”, shtoi ai dhe theksoi se Europa, jo vetëm që ka mundësitë, por ka edhe përgjegjësitë për të kryesuar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve ndaj këtij problemi në kontinentin e saj dhe njëherazi të luaj edhe rolin kryesor në ndërmarrjet ndërkombëtare, si dhe në negociatat botërore mbi ngrohjen globale, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Përveç thirrjes që u bëri qeverive për angazhimin e tyre në këtë fushatë, Ban Ki Moon tha se edhe “shoqëria civile dhe sektori privat duhet të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm”që u përket atyre duke shtuar se sektori i biznesit duhet të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo shkaktar i problemit. Ai përfundoi duke thënë se për tu përballur me problemin e ngrohjes globale, “Kemi nevojë për kurajo politike, njohuri teknologjike dhe ndjeshmëri ndaj nevojave njerëzore.” Njerëzimi, tha ai, “E ka shkaktuar këtë problem dhe vetëm ne mund ta zgjdhim atë”.
Në vitet e fundit, fenomeni i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike ka vazhduar të jetë një çështje që ka shkaktuar kundërshtime dhe debate të ashpëra politike, pro dhe kundër. A ka arsye për alarm, apo është ky një trillim i disa shkencëtarve dhe i disa politikanëve për përfitime personale ose ideologjike? Megjithëse raporti i lartëpërmendur i eskpertëve të OKB-së u cilësua si, “prova më solide që mund të arrihet në cilën do fushë shkencore”, nga Organizata Meteorogjike Botërore, disa të tjerë kanë thënë se raporte të tilla përhapin panik të panevojshëm. Madje edhe njëri prej autorëve të raportit të eskpertëve të OKB-së, Profesori Richard Tol, i Universitetit Sussex në Angli u tërhoq nga grupi që kishte shkruar raportin, duke thënë se sipas mendimit të tij, raporti — i shkencëtarve të organizatës botërore mbi paralajmërimet mbi ngrohjen globale — ishte tepër alarmist.
Shkrimi eshte nje kujtese e mire, por do lexohet nga ata qe4 nuk kane gje ne dore per kete. Mendoj se nese OKB-ja e ka seriozisht kete fatkeqesi qe nuk do te jete e larget dita qe te jete ne mes nesh, dhe qe per kete fajsojne njerzimin, kam mendimin se e njejta menyre veprimi duhet te ndiqet si me sanksionet qe i vihen nje shteti, kur shkele ligjet nderkombetare, duke sulmuar nje shtet tjeter, duke prodhuar arme berthamore dhe duke shitur armatime strategjike, duke shfrytzuar burimet minerale dhe tere pasurite e tokes, nentokes dhe ujte dhe p-asurite neneujore. Gjithe monopolet dhe shoqerite shumkombeshe brenda dhe jashte vendit te tyre te bashkuar ne tryezen e shfrytzimit te pabarabarte te pamshirshem te pasurive te perbashketa te globit toksore dhe sic thoshte poeti yne i madh Migjeni tek poema e Mjerimit, jane kethyer me shekuj si qene shkyes shekullore me bark te pangishem, ndaj objektit ma te madhe te punes(Toka), ku lindi njeriu duke krijuar nje infrastrukture te dyte(natyre) qe edhe ate e shndrroiu nga majmun ne njeri! Origjina e shfrytzimit barbare te Palnetitit eshte shume e lashte, atehere kur njeriu nuk kishte njohuri shume per jetgjatsine dhe rreziqet qe i turren Tokes, por sot ne duhet te reflektojme dhe pikerisht kesaje duhet me cdo kusht t’i themi ndale; sepse sirenat e alarmit na tregojne se ky “Kale”” qe na mbane ne shpine, po bie ne dy gjunje dhe mbi te gjitha nuk ka goje te flase, vetem kur te na hedhe te gjithve! E keqja e dyte e madhe mendoj se vjene nga ndarja ne grupe e korpusit te shkencetarve te qendrave me te medha te Botes per kerkimet shkencore, ne Toke, nene toke, ne uje dhe nen uje si dhe ne Kozmos. Mendoj se rrymat idealiste fetare sjellin nje dem te madh, ne percaktimin njezeri se ky rrezik eshte te pragu i deres. Nuk ka se perse NASA, te bjere ne pozita idealiste dhe te merren perbaze ato deshmi qe vine nga bota primitive dhe qe jo pak here kane dhene lajme qe vazhdimsia e jetes i ka pergenjeshtruar ato. Jo pak prifterinje protestane kane shkruar libra me vellime dhe jane shitur bestseller, duke krijuar fobi per shkatrrimin e Tokes, duke marre miliona dollare dhe pergatit njerzimin duke e vene ne levizje per te marre masa mbrojtese me mjete te shumta monetare te harxhuara dhe ne fund kane dale te zhgenjyer! Ne se OKB-ja e njofton seriozisht me masa konkrete njerzimin se TOKA eshte zemruar me gjallesen ma te mrekullueshme qe eshte NJERIU dhe qe i ka nen komande te tera gjallesat e tjera ajo do te ripertrihet perseri, sepse nuk kemi shume informacione se elementi i pare Dielli me enrgjine e tij, qe krijoi kushtet per zhvillimin e elementeve te jetes ne Toke, te jete duke u shuar(paksuar) menjehere! Kuptohet qe ne dhe brezat qe do vine jetojne me shpresa tanime, qe te mos ket ekspllozion, por nje zhvillim evolucionist qe mund te shkoje dhe rreth 5 miliard vjet te tjera!