– Rikthehet perfaqesuesi i vetevendosjes,Ilir Deda/
– Opozita: Dyshojmë se ka manipulime në proces/
Në Kuvendin e Kosovës nisi votimi në raundin e tretë për Presidenin e Republikës, 82 deputetë janë në sallë, konstatoi Kryeparlamentari Kadri Veseli. Në sallë erdhi deputeti i VV, Fisnik Ismaili, i cili e propozoi rikthimin e Ilir Dedës nga opozita në Komision zgjedhor dhe ai u rikthye.
“Dyshojmë se ka manipulime në proces. Prapë kërkojmë nga Deda që të vëzhgojë nga afër”, ka pasur deklarime nga opozita pasi përfaqësuesi i tyre u largua nga Komisioni pas votimit të parë.
Në raundin e dytë, sot në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi fitoi shumicën e votave të 81 deputetëve -64 vota, por janë të pavlefshme 15 fletëvotime, ndërsa Rafet Rama fitoi 2 vota. Me këtë rezultat Thaçi nuk kaloi as në raunin e dytë, por do mund të kalonte në të tretin, për dallim me rezultatin e raundit te parë kur ishin 50 vota pro e 27 fletëvotime të pavlefshme.Në raundin e dytë Thaçi mori 14 vota më shumë se në të parin. Ndërsa, Rama mori 2 më pak se në raundin e parë, kur kishte 4 vota.
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.
Kushtetuta përcakton se, “nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”.
Ne Foto: Thaci gjate numerimit te Votave/