
Eva Brinja/
Në shkencat bashkohore, prej shekullit të XIX, kemi atë që quhet Lingustika klasike e cila realizoi “pemën e gjuhëve” prej ku shqipja u vendos ose në trungun e pemës ose në rrënjën e saj. Prej këtij momenti lidhja e shqipes me gjuhën sanskrite është vënë në dukje nga linguist anglez dhe gjerman shekullit të XIX-të. Në fillim të shekullit të XX-të kemi avancimin e mendimit shkencor në lidhje me gjuhën apo “fjalën”, nëse ajo ishte diçka e rastësishme si një “etiket” e vendosur mbi sendin/fenomenin, apo është diçka shumë më tepër se kaq dhe ka lidhje me psikën e përdoruesit të fjalës.
Për hir të së vërtetës sot ky mendim ka avancuar duke realizuar eksperimente mbi përdorimin e “fjalës” së lashtë, dhe në këtë rast marrin kryesisht atë “hebre” ose “aramane” (tashmë gjuhë e vdekur), për të evidentuar reagimin në trurin e përdoruesit të fjalës.
Gjithashtu tashmë është e njohur se përdorimi i fjalës pozitive si “lutje” kryen mrekulli në trupin e njeriut.
Pra lidhja e fjalës me psikën është vërtetuar se ekziston.
Por,
nëse tek kjo kërkesë e mendimit shkencor sot në botë do të ishte bërë prezent zbulimi i Petro Zhejit se,
“Fjala është krijuar në bazë të një botkuptimi hyjnor”,
përdorimi i këtij mjeti do të kishte marrë përmasa dhe vlefshmëri për atë çka dhe është dhënë FJALA.
Le të japim në mënyrë të përmbledhur esencën e këtij zbulimi, pse jo të tregojmë edhe përse konsiderohet në shumicën e rasteve si e vështirë për tu kuptuar si teori.
• Çdo artikulim që del nga goja e njeriut, në njësinë më të vogël si zanorja, rrokja dhe më tej fjala, nuk janë aspak një rastësi por një përmbajtje informative që gjithmon ka të bëje me:
Krijuesin dhe historinë e lidhjes së Njeriut me të në këtë Jetë.
• Por, shkencat e sotme, Fizika Kuantike, Theologjia, Filozofia apo Psikologjia (ajo analitike), në të gjitha përsiatjet e tyre të krijimit apo dhënies të ligjeve apo postulateve që veprojnë në fushat e tyre të hulumtimit flasin pikërisht për të njëjtën gjë:
Krijuesin dhe historinë e lidhjes së Njeriut me të në këtë Jetë.
• Fjala referon tek një symbol dhe jo tek një Koncept (siç mendonte linguistika klasike), dhe duke qenë se vet Simboli lidhet direkt me Krijuesin apo Qëndrën siç e emërton Zheji kjo na çon tek Monogjeneza e gjuhëve.
Krijuesi është Nji dhe gjuha që Ai dha është Nji.
Në këto kollona zbulimesh, këtë eurdit të frikshëm, Petro Zhejin, e çoi Shqipja si një ndërmjetës i palodhur midis fushave të shkencave apo gjuhëve të ndryshme që nuk janë gjë tjetër veç se Kulla e Babelit ku të gjithë të thonë te njëjtën gjë me gjuhë apo me forma të ndryshme (shkenca) dhe nuk merren vesh.
Prandaj le të japim një paragraph nga Libri I parë Sanskritishtja fq.123:
“me qëllim që çdo lexues dhe jo vetëm specialistët, të kenë mundësi të krijojë një ide sa më të qartë se përse është fjala dhe të mund të rrokë tërë rëndësinë e madhe të kësaj vetie krejt të veçantë e unikale të gjuhës sonë, si një dëshmi të lashtësisë së saj thuajse të pallogaritshme, por bashkë me këtë edhe të “primaute-së” absolute të kulturës sonë, të rrezatuar, të centrifuguar, fare-darë e shkapërdarë e të “përhumbur”mijëra e mijëra vjetë nëpër tërë Botën, aq sa do të mund të flitej për një “Shqipe endacake” ashtu siç flitej dikur për një “çifut endacak”, do të sjellim këtu disa shëmbulla të tjera të kësaj “ndërmjetësie” të pafund të shqipes, të zgjedhura mes gjuhësh relativisht modern dhe prat ë njohura për shumicën e lexuesve tanë,
Ndërsa për të realizuar ndërmjetësinë mes shkencave të ndryshme ai krijoi atë që njihet si Algoritmi Simbolik.
Këtu fillon ajo që quhet shkallë vështirësie apo i pakutueshëm.
Në fakt ajo del kaq e thjeshtë në se shikojmë së elementët përbërës të këtij Sistemi Llogjik (Algoritmi Simbolik) përbëhet jo më shumë se 10 simbole dhe njësitë matematikore, (plus, minus, më i madh apo i vogël) dhe disa simbole shtesë që tregojnë marrëdhënie midis tyre.
– ∞ – infiniti
– Ο – rrethi -qëndra
– Ө – rrethi i ndarë
– ↓- poshtë apo →
– ≤≥- më madh ose më i vogël
– ● – rrethi I zi
– F – kodi F
– E – kodi E
As më shumë e as më pak ashtu siç veprojnë të gjitha shkencat me të cilat ne merremi që në bangat e shkollës.
Vështirësia për shqipfolësit qëndron në faktin se nuk e kanë parasysh se çdo fjalë që ne përdorim është një peshë dije e pafund.
Ndërsa për joshqipfolësit, i pengon gjuha e tyre e cila vjen tek gjuha e parë lehtësisht duke aplikuar metodikën e Agron Dalipit.
Dalipi heq njëra pas tjetrës të gjitha tullat që kanë ngritur Kullën e Babelit për të mos u marrë vesh, mosmarrëveshje që vazhdon edhe në shkencat e lartë përmendura.
Algoritmi Simbolik ju takon të gjithëve,
thjeshtë një mënyrë e re e të menduarit.
Në plotësim të këtyre njohurive vjen edhe Niko Stillo pasi me metodikën e tij mendoj që ka ofruar mundësinë e zbërthimit dhe leximit të shkrimeve parahelene dhe pararomake në tegjithë trevën e Mesdheut.
Aparati i tij shkencor jepet saktësisht në skemën e mëposhtëme.
Me këto tre emra,
Shqipja jonë jep një mënyrë më të re të njohjes së historis së Njerëzimit sipas skemës së mëposhtëme.
Eva Brinja,
20 Janar 2024.