Indianët thonë:”Poetët hynë aty ku nuk hyn dielli”,unë do të thoja poetët hynë aty ku është dashuria e atdheut,shërbimi i kombit. Silva Tërnavën e kam lexuar ka kohë,.Emri dhe veprimtaria e saj ,janë bërë të njohura edhe në kepat më të larta të kontinentit,në Zelandën e largët.Ajo është mike,veprimtare,poete,vargjet e saj frymëzojnë atdhedashuri,bashkim,vllëzëri,krenari dhe njerëzi.Vargjet e saja frymëzojnë atdhedashuri,janë të arrira artistikisht,,mesazh për vendlindjen,atdheun,pragun e shtëpisë,lëvozhgën e jetës së vuajtur shqiptare,janë këto nga poezitë e Silvës,të cilat më nxitën të i hedh për lexuesit tuaj.Silva Tërnavën,e kam njohur mes shkrimeve,nuk e kam njohur personalisht,por arti është ai i cilii nxitë njerëzit të komunikojnë e njihen mes vete.Poetën Silva Tërnava e njoha për së afërmi me 23 nëntor në Koblenz të Gjermanisë,aty ku u mbajt kuvendi për themelimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.Kishin ardhur krijues anëe kënd mërgatës,nga Zelanda e Re.kishte ardhur mikja Silva,një mike e çmuar,e shquar si krijuese,aktive,poete e ëndrrave të mëdha,e cila ndihmoj në mbarëvajtëjen e kuvendit,deklamoi vargje me mesazhe të fuqishme,si dhe na la mbresa takimi me këtë mike,poete e intelektuale.Mbase në të ardhmen do të takohemi më shpesh nëpërmes takimeve letrare,ku do të ju ofrojmë lexuesëve më shumë nga krijimtaria e saj e cila ndez shpirtin për mallin e hapësirës kombëtare.
Nga: Shban Cakolli
Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës.
Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në në fëmijëri është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar.
Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur.
Ashtu e frymëzuar, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para.
Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë ” dhe revista të tjera.
Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës.
Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim.
Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës.
Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese.
Jeton me familjen e saj si refugjate në Zelandë të Re, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj.
Prag shtëpie…
Kalldrëmi im
i thepisur rënd
nën thundrën shekullore,
shkëputur fije, fije
vargje historie
të Aleksandërit
e Ilirie.
Para dere
ngjyrosur
me bojë toke
të mbylltë,
e pluhurosur,
ndryshkur
në pellgun e kohës
provë lashtësie
Aty ishte edhe një
GURË SHTËPIE
Silva
Auckland, Zelanda e Re
Lëvozhgë jete
Mbase jeta..!?
thash:
jam në brendinë,
rrugëtim shkëmbor,
gjakoi,
vështire,
shikoj mbrapa
me kot,
e vërteta,
lëvozhga e jetës
krisur ti e di …?!
Siç e di britmën,
lotët e dhimbjes …
qarë,
lumturi …
… vjen..
nesër …
a do të …!!!
Silva
Auckland
Zelanda e Re
Mos harro Kosovë!
Identitetin ta mohuan,
përtokë te shkelen
për Pazar,
të shkarraviten neper truall
të shqyen copë e grimë,
kartën, emrin, mbiemrin,
po dhe fotografitë,
të zhveshën
në të reshur të hodhën…
Lumi i mori,
i derdhi përtej oqeaneve
e ty të pajisën në karton të verdhë,
holokaust
në shekullin njëzet e një,
pa shkronjë,
pa ditëlindje,
pa orë,
vetëm me
TRE NUMRA …
me thonj të gjakosur
u zvarrite deri ne piedestale,
me gjoks të plagosur
të Bijave,
Nenave ,
Djemve,
për vetveten,
Idealin,
Kombin…
TE LUTEM MOS HARRO KOSOVE!
Klithje
sa me mungon sonte
sa shumë kam për te thëne
flas me veten…
s’me dëgjon njeri
zemra me digjet’
vetmia me djeg
prushe ne shpirtin e thyer
unë qaj…
lotët s’kanë te ndal
sonte te jam drejtuar
e dashura Nene
se me gërryen thellë
e skam si tju them
athua ka fjalë te shpreh
dhimbjen
shtrëngimin
qe ngullqon
e sme le dot
vullkan qe vlon
llava dhe une shtegun ta gjejme..
Pa Atdhe është mërgimtari
Pagëzuar me emër të ri
Kurbetqar tani më thërrasin
Edhe atje nga vij …
Veten dot se gjej
Rënd andej vështirë këtej
Shpresoj një ditë t’rifilloj jeta
Në vendin ku s’kam vend…
Dhe sogjoj nëpër shtegtime
Ashtu hiç pa kohë
Për çdo ditë nga agimi në muzg
Kërkoj prehjen t’plote …
Pyes diellin
Për rreze t’errëta
Vallë kalove n’ato male
Me shqiponja e sorkadhe?
Edhe zogut lart në qiell
Që fluturon me nxitim
I lutem të përcjellë
Ofshamë dhimbje për vendin tim.
Vendin tim braktisa
Jam sot refugjat…
Kaluar male dete e fusha
Migruar larg shumë larg…
Do fluturoj si dallëndyshe
Lajmëtare këtë pranverë
Lulëmimoze t’mos vyshket
Veç n’Atdhe kam erë.
Te kam!
Erën tuaj
n’lëkurën time bart
te kam
edhe kur s’te kam
Erën tende mbaj
te frymoje
në mendimet te ledhatoj
këtu je
edhe kur nuk je
Kurr s’do te të le!