Të mërkurën me 18 maj 2016 një familje shqiptare nga Kosova me banim në Shtutgrat të Gjermanisë viizitoi Vatrën. Inxhinieri Ylli Mujaj dhe bashkëshortja e tij mjeke, Florina- e diplomuar në Tiranë dhe që e ushtron profesionin edhe në Gjermani, si dhe djemtë Genti dhe Miloti, të shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj si dhe Ilmi Muaj nga Shoqata “Rugova” u pritën nga Editori i gazetës Dielli, Dalip greca. Editori i njohu mysafirët me historinë 104 vjecare të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe gazetën e saj 107 Vjecare”Dielli”. Përmes fotografive, eksponateve, dokumenteve arkivore, mysafirët u njohën me rrugëtimin historik të Vatrës, me shërbimet që kjo organizatë i ka bërë kombit për gjatë më shuëm se një shekulli, për kontributet historike që ka dhënë, për fushatat e mëdha financiare që ka bërë Vatra në ndihëm të Kombit, për mbulimin e shërbimit diplomatik kur s’ksihim shtet shqiptar, për invetsimet kulturore, etj.
Mysafirët shprehën kënaqësinë që u njohën nga afër me historinë e Vtarës. Ata shkruan në Librin e Vizitorëve: Kjo ishte një vizitë që na mbushi me emocione. Ne jemi vizitorë për disa ditë në Nju Jork. Kemi vizituar qendra muzeale dhe kulturrore. Por kjo vizitë në Vatër ishte tepër përshtyplënse. Ju faleminderit që na e mudnësuat këtë pritje të ngrohtë. Do t’ua rekomandojmë edhe miqëve tanë vizitën në Vatër. E urojmë Vatrën edhe 100 vite të tjera!
Familja Mujaj
Shtugart-Gjermani