
Një gjë duhet ta dish/
Pablo Neruda/
(shqipërim nga Astrit Lulushi)/
Ti e di ç’dua të them:/
nëse shoh hënën e kristaltë,/
apo gjethet e vjeshtës/
së ngadaltë në dritaren time;/
nëse rri pranë zjarrit/
dhe hirin e drunjve/
të djegur trazoj,/
trupi i rrudhur i kujtesës/
çdo gjë mbart për ty/
gjithçka që ekziston,/
aromën, dritën, metalet,/
anijet e vogla/
rreth ishujve tuaj/
që presin për mua./
E pra, tani,
nëse pak a shumë
nuk do të më duash
unë pak nga pak
do të ndaloj të dua.
Nëse papritmas
ti më heq nga mendja
mos më kërko,
sepse edhe unë
të kam harruar.
Nëse mendon se
shpejtësia e pamjeve
që kalojnë nëpër jetën time,
është e çmendur
dhe ti vendos
për të më lënë
në bregun tjetër,
mbaj mend se në atë ditë,
në atë orë,
Unë do të ngre krahët
dhe rrënjët e mia do të shkulen
për të kërkuar një tjetër tokë.
Por nëse çdo ditë,
çdo orë,
mendon se je
e destinuar për mua,
nëse një ditë një lule
ngjitet deri në buzët e tua
për të më kërkuar,
tek unë gjithë ai zjarr
është përsëritur,
asgjë nuk shuhet
as harrohet,
dashuria ime ushqehet
me dashurinë tënde,
dhe për sa kohë që jeton,
do të jetë në krahët e tua
E pa shkulur nga rrënjët.