

Agjërimi, shëndeti, efektet e agjërimit dhe mënyra më ideale e praktikimit ishin ndër pikat thelbësore që u diskutuan nga ekspertë, mjek specialist dhe Imam ligjërues duke ndarë kështu informata dhe mësime shumë të vlefshme me të pranishmit të cilët ishin në një numër të konsiderueshëm.
Dr. Arjet Gega, Shef i Sëmundjeve Infektive dhe Edukator Klinik në Spitalin Saint Mary’s, Connecticut foli në detaje për efektet shëndetësore dhe mënyrën më të mirë e të ushqyerit gjatë këtij muaji.
Imam Endrit Himaj – Imam i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Connecticut (AAMC) ligjëroi mbi domethënien e Ramazanit duke sjellë shembuj konkret nga jeta e Profetit Muhammed (a.s).
Imami i QKSHA-Struga, Arun Pollozhani foli për nivelet e agjërimit dhe rëndësinë e komunitetit.
Imami Gazi Aga i cili ishte edhe moderator i këtij evenimenti ju shpjegoi pjesmarrësve pregatitjet për këtë muaj të shejntë ndërkohë apeloi tek i gjithë komuniteti që të marrë pjesë në lutjet e këtij muaji dhe theksoi se në natën e parë do të ketë edhe një program unikal me nxënësit e QKSHA-së
Ky eveniment u zhvillua në kujdesin e QKSHA-Struga dhe u cilësua si tepër i dobishëm nga të gjithë pjesmarrësit të cilët në fund kishin mundësi të komunikojnë me të gjithë ligjeruesit për çështje të ndryshme.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që u angazhuan për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm
Marrë nga “Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”