Nga Shefqet Kërcelli/
Kjo është një kërkesë e Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë në SHBA, të cilët ka shumëa vite që po punojnë për të zbardhur kontributin e panjohur të ushtarakëve amerikanë që dhanë jetën gjatë Luftës së II-Botërore Gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka dhjetra botime që nëpërmjet fakteve, dokumenteve, ngjarjeve, filmimeve të kohës, kujtimeve të ushtarakëve pjesmarrës, etj. evidentojnë rolin e pazvëndësueshëm të dhjetra ushtarakëve amerikanë në clirimin e Shqipërisë. Në vijim të këtyre përpjekjeve, gjatë këtij viti, Komiteti i Veteranëve Shqiptaro-Amerikane me qendër në Boston zhvilloi nje aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Korcës. Për hir të koherencës e rëndësisë që ka si aktivitet në këtë 70 vjetor të clirimit të vendit, po e risjell në vëmendje të lexuesve. Më 8 maj 2014 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Korcës, përbri poliklinikës, u zhvillua ceremonia e përurimit të memorialit kushtuar 25 ushtarakëve të SHBA, pjesë e regjimentit OSS, (Zyra e Shërbimeve Strategjike), shumica me origjinë shqiptare, {Komanda Aleate në Bari}.Këta ushtarakë me veprimet e tyre në front dhe prapavijë të nazifashistëve lehtësuan veprimet e brigadave partizane e nacionaliste gjatë aksioneve të tyre jo vetëm në Shqipëri, por gjithë Ballkanin. Gjatë kësaj ceremonie tepër mbresëlënëse për qytetarët e Korcës dhe gjithë shqiptarët, Ambasadori Arvizu u shpreh se, ndjehem i përulur dhe i privilegjuar që përfaqësoj SHBA në këtë ceremoni të inagurimit të këtij memoriali… Ne sot i detyrohemi me mirënjohje të thellë atyre që kanë luftuar, atyre që luftuan dhe mbijetuan dhe veçanërisht atyre që dhanë jetën e tyre në luftë…Njerëzit që ne nderojmë sot kanë pasur prejardhje të ndryshme, por kishin një gjë të përbashkët, ishin burra dhe gra që punuan për paqen, me shpresën për të nxjerrë lirinë në dritë. Sot ne qëndrojmë së bashku, amerikanë dhe shqiptarë si aleatë të NATO-s, si miq, e vëllezër për të përkujtuar e nderuar sakrificën dhe kujtimin e atyre që luftuan trimërisht në emër të lirisë. Të sigurohemi që ky memorial do të qëndrojë si një kujtesë për brezat që do të vijnë, për atë sakrificë dhe miqësi të përhershme mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan….Ndërkohë Zoti Ronald Nasson, Kryetari i shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, theksoi se, Sot nderohen sakrificat e bijve të shqiponjave…Njerëzit në Shqipëri do të mbajnë mend për një kohë të gjatë ushtarët amerikanë të OSS që erdhën nga qelli e nga deti për të ndihmuar Shqipërinë në kohë krize.. Ish ushtaraku dhe shkrimtari i njohur Peter Lucas kërkoi një nderim dhe vlerësim të mëtejshëm të sakrifices e veprës së këtyre ushtarëve. Kjo është një ditë vërtet e madhe për mua, një ditë e madhe për këta ushtarë trima që luftuan fashizmin bashkë me shqiptarët. Ti falenderojmë qytetarët korçarë që kanë ardhur këtu për të pritur këta ushtarë trima… Theksoj se, librin e z.Peter Lukas për Operacionet e OSS gjatë Luftës e kanë bërë pjesë të bibliotekës shumë shqiptarë. Ishpresidenti Alfred Moisiu, pjesmarrës në këtë përurim kërkoi nderimin e kontributit të këtyre ushtarëve, kontribut që pak njihet në Shqipëri, sepse regjimi komunist e fshehu qëllimisht.. Gjatë kohës së monizmit, psh. vihej në dukje kontributi i sovjetikëve të cilët përfaqësoheshin vetëm nga dy persona në Helmës, në mesin e 1944 të, cilët nuk dhanë asnjë kontribut në luftë. Roli i tyre ishte zbulim në interes të Ushtrisë së Kuqe dhe mbështetës për marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste pas luftës. Këto janë faktet”, tha Moisiu. Në vijim Ai theksoi se pa SHBA, kombi shqiptar nuk do të ishte sot në këto pozita. Ndoshta ne nuk do të ishim sot këtu nëse më 1919 presidenti Uillson nuk do t’iu vinte fre kryqëzatës për copëtimin e Shqipërisë, ashtu si 90 vjet më vonë, në vitin 1999 presidenti Klinton do të udhëhiqte përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë lirinë gjysmës tjetër të këtij kombi. Dhe në këto 23 vite të tranzicionit kanë qenë amerikanët që kanë qenë më pranë kombit shqiptar. Prandaj shqiptarët thonë se e kemi për zemër Amerikën”, u shpreh ish-presidenti Moisiu. në këtë ceremoni. Gjatë kontakteve të mija me zotin Ronald Nasson, ai më ka shprehur idenë se një memorial përkujtimor për kontributin e ushtarakëve amerikanë duhet ngritur dhe në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, sepse i takon, ashtu sic është ngritur dhe për ushtarakët e vendeve të tjera. Për kontributin dhe simbolikën që përcjell aktiviteti i ushtarakëve të SHBA gjatë Luftës së II-Botërore , patjetër që një memorial i tillë i bën nder Tiranës dhe Shqipërisë Nga sa kam studjuar si ishushtarak, operacionet e OSS kanë qëne tëpër efektive e racionalë, dhe në konceptin operativ-taktik kanë ndikuar direkt në suksesin e betejave të njësive e formacioneve antinaziste, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan.{Nuk dua të bëj analogji e të heq paralele, por opinion ushtarak ose jo, është në gjëndje të vlerësojë sot rolin e operacioneve ajrore te ushtrisë amerikane kundër ISIS, në dobi të forcave tokësore}. Nazistët nuk luftoheshin vetëm me pushkë..Ka ardhur koha të vemë pikën mbi “i” në këtë 70 vjetor, ti japim Cezarit atë që i takon! Deri në v.1946, sa ja kishte nevojën regjimi komunist nuk i ndau alaetët, pamvarësisht perferencës sllave. Për hir të së vërtetës kemi ngritur buste e përmendore me meritë e pa meritë, vend e pavend, e jo për këta djem të përtej oqeanit, vepra e të cilëve është e pastër në dritë të diellit. Për këtë duhet që dikush në Shqipëri në rrugë institucionale, ta marrë insiativën, me qëllim vënien e drejtësisë historike në vend. Argumentat janë bindës e skanë nevojë për komente. Sigurisht që në përgatitjen e anës dokumentare e memorialit duhet një bashkërendim i Shoqatave të Veteranëve të Luftës Antifashiste, Veteranëve Ushtarakë, Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, Komisionit pranë Qeverisë për festimet e 70 vjetorit të clirimit dhe Këshillit Bashkiak e Bashkisë të Tiranës. Mund të shfrytëzohet praktika që u përdor nga pushteti vendor e qëndror i Korcës.. Memoriali, natyrisht duhet të ketë përmasa më të mëdha se ai i ngritur në këtë qytet. Më gëzoi një fakt. Gjatë një vizite që bëra në qytetin e Korcës këto ditë e pashë dhe gjendjen e memorialit. Ishte mjaft domethënëse sjellja e qytetarëve të këtushëm, ashtu si mbanin pastër qytetin, mbanin pastër dhe memorialin. Madje kishte disa qytetarë që kujdeseshin për të. Si ishushtarak u ndjeva mirë për këtë akt fisnik e human të banorëve të këtij qyteti .Kjo tregon se tashmë memorialin dhe simbolikën që ai bart, qytetarët korcarë e kanë bërë pjesë të natyrshme të qytetit, në sinkron me objektet e tjera historiko-muzealë të Korcës.
Fritz Radovani says
“Ka ardhur koha të vemë pikën mbi “i” në këtë 70 vjetor, ti japim Cezarit atë që i takon! Deri në v.1946, sa ja kishte nevojën regjimi komunist nuk i ndau alaetët, pamvarësisht perferencës sllave”. Kjo thanje e sinqerte e Jueja
z.Kercelli,me shtyne me Ju thane se “ku duhet ngrite ky monument i robnise qe na sollen Aleatet 70 vjet perpara e qe po vazhdon edhe SOT ?”
Shefqet says
Zoti Radovani! Se pari, ju uroj shendet e mbaresi, kudo qe te ndodheni. E kuptoj ndjeshmerine Tuaj, ne trajtimin e ceshtjeve te tilla. Po ashtu vleresoj dhe kendveshtrimin e mijera bashkekombsave tane ne lidhje me ngjarje te rendesishme te popullit shqiptar. Cdo lufte ka te mirat dhe te keqijat e veta, por ka dhe nje rezultante. Ajo Lufte ne na radhiti me aleatet, dhe e shpetoi Shqiperine nga nje copetim i trete ne shekullin e XX-te. Se si rodhen ngjarjet me pas kete e dine te gjithe tashme…Ne fitoren e popujve te botes kunder nazifashisteve roli i ushtrive aleate, ka qene paresor. Ketu do vecoja veprimet luftarake te Forcave Ajrore SHBA-Angli, te cilat duke bombarduar pika strategjike, nyje e objekte ushtarake, ne front e prapavije te ushtrive te boshtit, lehtesuan fitoren e popujve te pushtuar e roberuar ne kater cepat e globit. Po e filloj me nje rast te pare, nqs aleatet sdo kishin bombarduar floten fashiste ne Taranto, greket do e kishin te veshtire ofensiven ne toke. Ne vijim gjate luftes se Dyte Boterore, ne gjithe Evropen flota ajrore e SHBA dhe Anglise kreu qindra operacione te suksesshme. Dhe pa keto operacione sot Evropa do fliste rusisht dhe Kina-japonisht. Sigurisht gjate ketyre inkursioneve ajrore, ne kohe te mire e te keqe, me ato mjete e aparatura te kohes, me ato mjete zbulimi te thjeshta, me pilote qe pergatiteshin ne kushtet e luftes, jane bere dhe gabime. Shpesh kur shkruaj histori, perpiqem ta ve veten ne kohen dhe vendin e caktuar, rolin e pilotit, marinarit apo ushtarakut qe kryen detyren dhe misionin ne ato kushte. Gabime ne goditjen e shenjestrave jane bere dhe do behen.Dhe kur ben qitje me pushke, te duhet kohe te rokesh shenjen. Jane te pashmangeshme per aresye te ndryshme teknike dhe njerzore. Dhe populli yne thote, kur ha buke do besh dhe therime…Kryesore eshte rezultantja. Qe Shqiperia u clirua nga nazifashistet. Se crodhi me pas, eshte me pas…Ne gjykojme nje segment te historise. Tashme dalim ke problemi konkret. Vend per nje memorial te djemve shqiptaro-amerikane te vrare gjate Luftes se II-Boterore ka kudo ne Tirane e Shqiperi. Ne shumicen e vendeve Evropiane e te botes, ka memoriale te tille. Ne fund te fundit ata ishin ushtarake qe kryen detyren dhe misionin qe i takonte,jashte politikes, disa prej tyre dhane dhe jeten ne keto operacione. Per hir te ketij akti sublim, te sakrifikimit te jetes ne emer te lirise, gjykoj se fjalet e tjera jane te teperta…ne shqiptaret duhet te shohim me teper ato gjera qe na bashkojne, dhe jo ato qe na ndajne. Dhe njehere faleminderit per opinionin tuaj, dhe mbase nje dite takohemi e diskutojme me gjate.
Me respekt
Shefqeti
Agim says
Gezohem, qe me ne fund dhe ne Shqiperi po vleresohet lufta e popullit tone kunder nazifashizmit. Tashme dihet nga te gjithe, qe ne kete lufte misioni amerikan ka meritat e veta te padiskutueshme, pasi ShBA ishin ne rolin primar dhe kryesor te ushtrive aleate qe finalizuan njehere e pergjithmone fitoren mbi fashizmin ne te gjithe boten.
Edhe njehere kenaqesi, per memorialin ne Tirane, ne nderim te Ushtarakeve Amerikane, qe kontribuan gjate Luftes se II-te Boterore ne Shqiperi.