NE PERGJIGJE TE PYETJES:KUSH E KA QEVERISUR VLOREN QE NGA VITI 1900?/
NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia përmend trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën e Evropës. Gjurmët e tij ende të pafshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznit tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje.
2. Me kokën në pragun e historisë, breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.
3. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë Vlorë janë fshirë rreth 5 vite.Asnjë bust nuk është vendosur sot në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë.Një nënë nuk na ka bërë- po një vend kemi të tërë. Vendi i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor.Shteti duhet të kishte krijuar një fond të vecantë për të vlerwsuar kujtimin e tyre ndër pervjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë,Korcë,Shkodër,Tiranë e gjetkë. ”Mëma jonë,Shqipëri,-Sa shenjtorë mbanë në gji?Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo harresa jonë për p veprën e tyre të pavdekshme mbetet e pafalshme.Një fond i veçantë duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MTKRS për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Mendimi i një studiuesi për ngritjen e një këshill për vlerësimin dhe ngritjen e memorialëve të tyre është mëse i drejtë. Pyetja mund të shtrohet më thjeshtë. A do të ngrihet ndonjëherë ky këshill? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një varrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore.Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk tregojnë vlera qytetërimi.
4.Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme.Nga siti i bashkise sjell të gjithë të dhënat e tyre.Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlores, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkise se Vlorës.
Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zevendesisht kryetar i bashkise. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 – 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 – 9 dhjetor 1935.
Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Krvetar i Bashkise se Vlores. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj.
KRYETARET E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT
Sistemi i bashkive ne Shqiperi ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar”Kryekatundaret”ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992.Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet “Kryetar i Bashkise” : Nder te paret qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie jane: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu te pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin “Kryetar Bashkie” është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.
Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie perVloren u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin teparet Kryetare te Komitetit Ekzekutiv te Qytetit.
Shahin Kolonja, 1900
Ishte kryetar i pare i Bashkise se Vlores, ose kryekatundar, siç quhej ne atë kohe.
Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908.Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit”Bashkimi”Stamboll.
1-Abas Mezini, 1908 – Mars 1909
Familja Mezini eshte nje nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me nje aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, ne shtepine e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Ne te gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini.
2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914
Ka kryer shkollën e larte per Drejtesi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria”dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin denimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qemalit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kerkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet me me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.
3-Osman Haxhiu (Nenprefekt i Fierit)
Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar.
4-Ali Asllani – 1918.Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekretar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, greqisht, italisht dhe frëngjisht.
5-Qazim Kokoshi – 1920.Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlores, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkise Vlore.
6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlores, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkise se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinen per te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964
7-Arshi Halili (Xhindi)legjislaturën 1925-1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkise se Vlorës.
Gjate luftës u rreshtua familjarisht me forcat antifashiste. Djali i tij ing.Mynyr Xhindi ishte nje nga udheqesit e partisë komuniste te qarkut te Vlorës. Per rivalitet ndërmjet udhëheqjes komuniste, Mynyri u vra pabesisht nga shoket e tij. Pas lufte Arshi Halili dhe djemte e tij Fejziu dhe Murati vuajtën dënime te ndryshme neper burgjet e diktaturës. Vdiq ne Shkodër, pran djalit te tij dr. Batjarit.
8-Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Mbaroi gjimnazin dhe Shkollën e Larte Administrative “Mylkie” te Stambollit me 1911. Shërbeu si sekretar ne Ministrinë e Financave te Perandorisë Osmane, atashe ne vilajetin e Janinës e Prefekturën e Beratit, dhe si profesor i matematikes ne gjimnazin e Beratit.Me 1922 prefekt ne Elbasan, Shkodër. Me 19?2 – 1923 prefekt ne Durrës. Me 1925 – 19?4 prefekt Shkoder. Me 1925 drejtor i Banke Kombëtare re Shqipërisë. Me 1926 -19?8 prefekt ne Durrës. Me 1929 se bashku me disa tregtare durrsake formojnë shoqërinë ndërtuese “Krahu”, qe e drejtoi deri me 1 tetor 1930, u emërua prefekt ne Korçe. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe i muaj zevendesisht kryetar i bashkise. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. M 1931 – 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 sht:ator 1933 – 9 dhjetor 1935 .
Kryetarë të tjerë të bashkisë së Vlorës kanë qenë:/
Myhedin Haxhiu/
Lindi ne Vlore ne 15 maj 1909 dhe vdiq ne 1 janar 1979 ne Filadelfia. Studimet e larta i kreu ne Vjene, ne fakultetin e shkencave diplomatike. Punoi ne administrimin e pasurisë se madhe te familjes se tij. Kur gjermanet erdhën ne Vlore, fundi i vitit 1943, kërkuan nga paria e Vlores qe te vendosnin një kryetar Bashkie, ne te kundërt komanda ushtarake gjermane do te merrte përgjegjësin për çdo gjë ne Vlore. Ne kushtet e luftes dhe nen komandën gjermane, detyra e kryetarit te bashkise ishte shume e vështire, Myhedini e pranoi detyrën pas nje deklarate qe i beri parisë se Vlorës për te shpëtuar c’te mundem ne Vlore, po sakrifikoj Myhedini”… U përpoq dhe beri aq sa mundi. Hebrenjtë qe banonin ne Vlore i pajisi me dokumente dhe i coi ne Trevllazer, per t’i shpëtuar nga raprezaljet gjermane. Ne nëntor 1944 shkon ne Itali dhe ne 1948 ne Turqi, ku dha mësimin e gjermanishtes ne Stamboll dhe Izmir. Zotëronte gjuhet gjermane, angleze, turke dhe italiane. Ne vitin 1956 shkon ne Amerike. Behet anëtar i federates Vatra. Vdiq ne Filadelfia.
Xhemil Vlora, 1909-1912.Ka qene kryekatundar i Vlorës ne nje periudhe e cila dominohej nga administrata turke dhe lëvizja popullore për pavarësinë nga Turqia.