Folësi i mrekullueshëm, me zë të bukur, kumbues, shpirtkulluar dhe përplot stil i Radio Vatikanit për 30 vite rresht në Seksionin Shqip…/

Shënimet 1977/
Nga Xhevair Lleshi/Jemi ende të rinj. Kena lanë çdo gja pasdore, kalojm’ ditën me të shkepme, i merrna gjanat siç vin’ dhe krijojm’ grupe me katër e pesë vetë, shtojm’ përdit edhe kokoroshë e pijetar, gjejm’ talente, ushqejm’ iluzione lávdi, humbim rrugët, rrëmojm’ ndër xhepa dhe s’gjejm’ ma kurrgja, natën e ditën, verës a dimnit, rrim’ me ftyrë kah dritaret e m’dha t’botës dhe asnjëherë nuk hymë dot brenda tyne, përjetojm’ situata komike, themi batuta të shkëlqyeme, harrohemi pas të bukurës dhe pas femnave, dalim në skenë dhe ia këpusnim kot dhe plot, pa pikë turpi e kthejm’ çdo gja përmbys dhe kjo na kënaq gjer në marrí, pa dhe me paterica, të ligur e të fishkur, futemi kudo e dalim nga kudo, xam’ tryezat ma t’mira dhe presim pa ndoj qëllim, nuk përfillim kurrkand, nuk na del pija e nuk kujtohemi ma për asgja, kalamendemi, heqim shpirt pa ndihmën e kujt, mbështetemi pas murit me nji këmbë vënë pas të palosun, durojm’ dhimbjet me një shtrembnim të shëmtut tiparesh, herë-herë e marrim veten n’dorë, kqyrim njerëzit e tjerë rreth e rrotull, shpresojm’ për nji gja ideale pa pikën e turpit, herë jemi qytetarë të nderuem, herë hermafroditë, herë katundarë verioro-jugoro-lindoro-