Vatra Miçigan dhe Çikago promovojnë dhe vlerësojnë librin ‘Porosia e Kullës”.
Nga Rafael Floqi
Ditën e dielë në mjediset e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës së Zonjës Pajtore, u organizua turneu i radhës i promovimit të Librit “Porosia e Kullës” e autorit, sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Vatra Dr. Pashko Camaj, me prezencën e dy degëve të saj, të degës të Michiganit dhe asaj të Çikagos dhe të miqve e të ftuarve të tjerë. Libri i cili pas promuovimit në Tiranë, Prishtinë, Tuz në New York dhe Boston pati një ndalesë në Michigan, në vendin nga filloi ëndrra amerikane e z. Camaj.
Libri i ri i autorit Pashko Camaj, titulluar “Porosia e Kullës”, është një vepër e fuqishme që i fton lexuesit në një udhëtim të thellë emocional dhe intelektual. Ky libër është një thirrje për reflektim dhe introspeksion, duke sjellë në vëmendje mesazhe të forta për jetën, shoqërinë, dhe historinë e popullit shqiptar. Me një stil të veçantë dhe një ngarkesë dramatike që e bën çdo faqe të librit të jetë një eksperiencë e paharrueshme, Camaj krijon një narrativë që ngjall emocione të thella dhe që përshkon tema universale.
Tek “Porosia e Kullës”, Dr. Camaj përdor një stil të pasur dhe poetik për të pasqyruar luftën e brendshme të individit dhe përballjen me sfida të ndryshme që e formojnë jetën dhe shoqërinë e emigrantit. Libri përmban një përzierje të ngjarjeve historike dhe momentesh intime, duke krijuar një kontrast të thellë mes të kaluarës dhe të tashmes, mes natyrës njerëzore dhe normave shoqërore në vendlindje dhe në diasporë.
Librit “Porosia e Kullës” është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar lexuesit të zbulojnë një vepër të re dhe të thellë që merret me tema që janë ende aktuale dhe të rëndësishme.
Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre dy degëve ishin të pranishëm nënkryetari i Federatës Vatra z. Alfons Grishaj, drejtuesi i degëve z. Mondi Rrakaj, z Dritan Demiraj, provinciali Pater Pashko Gojçaj, Dom Fred Kalaj si dhe përfaqsues të medias, shkrimtarë artistë, familiarë të autorit dhe aktivistë të komunitetit me prejardhje nga Malësia e Madhe.
Pater Pashku bekoi eventin dhe vleresoi shkurt veprën e autorit bashkvendasit të tij autorit Camaj. Eventi u drejtua me kompetencë nga dy drejtues të qendrës Nënë Tereza Gjekë Gjelaj, bashkëfshatari i Dr. Pashkut dhe bashkëshortja e tij, Rita Gjelaj.
Ne fjalën e tij nënkryetari i Vatrës z. Alfons Grishaj ndër të tjera bëri përcaktimin e gjinisë të librit të Dr. duke e caktuar ate si një autobiografi e cila ngërthen aty rrëfimin e sinqertë që për atë që Pashkun është jeta e tij e që për ne refleksioni mbi të“ Ai hyn në narrativën e tij reale dhe jo fiksionale. Ai theksoi se Libri i tij në letërsinë amerikane do të karakterizohej si ‘narrativë emigrante“ . Z . Grishaj gjatë fjalës së tij në mund theksoi se ai kishte një vërejtje për titullin e këtij libri në anglisht “Endrra nga bagazhi i një makine amerikane’ si një titull komercial. Në analizën e tij, z Grishaj theksoi se në veprën e tij z. Camaj jep detaje të dokeve dhe traditive shqiptare p.sh. kur pershkruan traditën e martesës së motrës dhe shumë anë të tjera.
Drejtuesja e degës së ֔Çikagos Mirela Kanini, shkrimtare tha : ”Duke analizuar librin “Porosia e Kullës“ e zotit Pashko Camaj “ e kupton se është “Një libër i mrekullueshëm të cilin e kam lexuar me një frymë ajo e quajti atë si një udhëtim i autorit, për të gjetur vetveten. Që cilësoi se kjo nuk është një gjë e thjeshtë ne na duhet në rethana të caktuara të mësojmë dhe ç’mësojmë gjerë të reja. Ne e gjemë veten aty ne të gjithë i dimë vështirësitë e emigrimit.”
Publicisti dhe autori, Prof. Lulash Palushaj u ndal në vlerat e veçanta zakonore patriotike dhe antropologjike të librit “Porosia e Kullës”, ai theksoi njohjen e tij si mësues me Pashkun dhe evidentoi dhe persona të tjerë me origjinë nga Malësia e Madhe ish nxënës të tij të dalluar për aktivitete patriotike në Malësi. Ai e cilësoi veprën një punim “autobiografik” dhe e quajti atë një dokumentar të rrëfimit shpirtnor. Dhe shtoi se nuk ka malësor apo malësore që nuk e ka gjetur veten, në situata të ngjashme”.
Zoti Artan Nati, nga dega e Chikagos një shkrues aktiv në gazetën Dielli, bëri një analizë të elementëve etno-psikologjikë dhe të domethënies që burojnë nga libri dhe duke marrë shembull skenën e ndërhyrjes të babait të Pashkut për të ndarë dy miq të cilët kishin nxjerrë armët. Z. Nati kërkonte brenda narracionit të Camajt gjente elemente etno-psikologjikë madje biblikë, që i përkasin karakterit të shqiptarit, të cilët mund të vetëndreqen kur dimë kolektivisht t’i nxjerrim në pah.”
Në kumtesën e tij gazetari dhe kritiku letrar Rafael Floqi u ndal në veçoritë stilistikore të librit në kumtesën e tij “Bukuria që vjen nga sinqeriteti, stili i librit „Porosia e kullës“ i Dr. Pashko Camajt. Ai ndër ta tjera tha : “ Një autobiografi duhet të përmbajë disa cilësi të rëndësishme që e bëjnë të vlerësueshme dhe tërheqëse për lexuesin. Në këtë kontekst, mund të theksojmë disa nga këto cilësi që pasqyrohen edhe në librin “Porosia e kullës” nga Pashko R. Camaj ose në anglisht Me titullin ëndërrime në bagazhin e një makine amerikane“ kjo se në anglisht se autori i drejtohet një audience tjetër “Vijmë kështu te kuptimi i titullit të librit në shqip, Porosia e Kullës”.
Në jetën e shqiptarëve të Veriut, kulla është njëherësh një simbol i rëndësisë së veçantë dhe një realitet konkret. Ajo është një arketip i egzistencës, sipas Jumgut. E si e tillë na shfaqet ajo edhe në jetën e Pashko R. Camajt. Është ky një rrëfim sa emocionues po aq edhe intrigues, përmes të cilit autori na sjell grimca nga e kaluara e vet, në formën më të bukur të mundshme. Këtu ai trajton një temë aq të pranishme në të gjitha trojet shqiptare, mërgimin, si temë e përbotshme, me të përbashkëtat e veta, por tejet specifike, në të veçantat e veta, si një realitet që nuk ka nevojë për shumë imagjinatë për t’u kuptuar.
Edhe pse elementet personalë e bëjnë të veçantë rrëfimin, ndjenja e mëkatit për lëshimin e trojeve të të parëve, me të cilën ballafaqohet autori, është diçka me çka ballafaqohet gjenerata e parë e emigrantëve, ngado që janë, por dhe një forcë që ka mbajtur gjallë shpirtin e familjes, pavarësisht sfidave të shumta. “Nga lart, mrekullohesha duke parë çdo pëllëmbë tokë, çdo kreshtë dhe luginë në kodrat dhe malet që rrethonin shtëpinë time. … Aty tani kanë mbetur vetëm disa shtëpi dhe kulla, një shtëpi prej guri dykatëshe e ndërtuar gati dy shekuj më parë, si e dëshpëruar, sikur kërkonte mëshirë, më foli. Atje lart në qiell ku isha, më dukej sikur kulla e gurit po thoshte: “Unë jam këtu. Eja, mos më lër të vetmuar.”
Më tej botuesi i shtëpisë prestigjoze Onufri Botuesi Bujar Hudhri në fjalën e tij shprehu respekt e mirënjohje për veprën dhe theksoi se ai i boton vetëm veprat që kanë cilësi dhe vlera. Ai theksoi se libri është shkruar me dashuri e dhembshuri për vendlindjen, ku autori Dr. Pashko Camaj del nga personalja dhe jep mesazhe universale.
Në fjalën përmbyllëse autori Dr. Pashko Camaj rrëfeu mes emocionesh pikënisjen e shkrimit të librit, arsyet e botimit të kësaj autobiografie dhe falenderoi, personalitetet dhe familiarët e pranishëm që e kanë mbështetur dhe mbi të gjitha familjen e tij. Me këtë libër, Pashko Çammaj ka krijuar një vepër që jo vetëm që pasqyron shoqërinë shqiptare, por gjithashtu i fton të gjithë lexuesit të reflektojnë mbi rëndësinë e historisë, identitetit dhe mesazheve që ajo na jep.
Promovimi u mbyll me nënshkrimin e librave prej autorit Dr. Pashko Camaj dhe një koktejli të përgatitur nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra. Ky aktivitet i shkëlqyer kulturor e atdhetar më pjesëmarrjen e studiuesve më të shkëlqyer nga mërgata dhe trojet shqiptare tregoi për seriozitetin e Vatrës si udhëheqëse e aktiviteteve patriotike në mërgatën e Amerikës. Federata Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit por në veçanti ndaj ALBTVUSA dhe mediave të tjera.